Një 32-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi trafikonte përmes postës armë zjarri. Ai u arrestua duke marrë në një postë në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet, një pako poste që brenda kishte një tytë arme zjarri, 1 silenciator, 2 krehra, ndërsa i janë sekuestruar edhe dy celularë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.