Dërgohet në gjykatë personi që
aksidentoi Esmeralda Uruçin

Shtetasi Artan Kotarja, që aksidentoi në dhjetorë të vitit 2011 ish-ministren e Kulturës Esmeralda Uruçi është marrë i pandehur dhe dërgohet në gjykatë. I pandehuri Artan Kotarja akuzohet për shkelje te rregullave të qarkullimit rrugorë dhe largim nga vendi i aksidentit, duke u mbështetur në nenin 290/1 dhe nenin 273. Cështja për gjykim mban nr. 1385, me datë rregjistrimi 21.05.2012 dhe do të realizohet nga gjyqtari Martin Deda.
Theksojmë që në vitin 2011, pas aksidentit të kryer duke goditur çiftin Uruçi, shtetasi Artan Kotarja u la i lirë vetëm 3 ditë më pas. Në 21 dhjetor të vitit 2011 gjykata vendosi të linte të lirë shtetasin. Por, në mënyrë të papritur ish-ministrja Uruçi është ndarë nga jeta në spitalin Nënë Tereza në Tiranë vetëm pak muaj pas aksidentit të ndodhur, saktësisht më 21 Mars të vitit 2012, tre muaj pas lirimit nga masa e arrestit të autorit të ngjarjes Artan Kotarja. Vdekja e Uruçit ka pasur si shkak pikërisht aksidentin e ndodhur më 17 dhjetor 2011, në kilometrin e 12 të autostradës Tiranë-Durrës. Pas disa muajve lëngim e luftë me dëmtimet fizike të marra në gjatë aksidentit, Esmeralda Uruçi nuk ka arritur të mbijetojë. Fillimisht ishte mjekuar në spitalin ushtarak të Tiranës ku gjendja e saj ka qenë e rëndë. Për shkak të komplikacioneve, Esmeralda Uruçi u transferua për mjekim të specializuar në Vjenë të Austrisë e më pas u kthye në Tiranë ku u mbajt nën kujdesin e mjekëve deri në momentin e fundit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT)

Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT)