Dërguan mbi 1 mijë klandestinë në SHBA e Angli, 39 të arrestuarit kërkojnë lirinë në Apel

Dërguan mbi 1 mijë klandestinë në SHBA e Angli, 39 të arrestuarit kërkojnë lirinë në Apel

Gjykata e Krimeve te Renda

TIRANE-39 personat e arrestuar si pjesë e rrjetit të trafikut të klandestineve drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë kanë apeluar masën ‘arrest me burg’ nga Shkalla e Parë, duke kërkuar lirinë në apel. Apeli i Krimeve të Renda do të shqyrtojë të hënën në datë 9 prill2018, ankimet e bëra nga grupi kriminal.

Operacioni u finalizua pak javë më parë dhe nga 51 persona të përfshirë, 39 u arrestuan në Shqipëri, mes tyre 4 policë, ndërsa për 12 të tjerët (2 bullgarë) po punohet për prangosjen. Katër policët e arrestuar para dy ditësh ishin me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar. Ndërsa mbrëmë është ndaluar edhe një tjetër policë, pasi akuzohet se dekonspiroi aksionin.

Grupi kriminal dërgoi mbi një mijë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Angli përmes shumave nga 7 mijë paund, deri te 30 mijë dollarë. Rreth 200 persona janë dërguar drejt Britanisë ndërsa 800 të tjerë në SHBA dhe Kanada. Grupi kriminal ka përfituar rreth 25 milionë dollarë nga trafikimi i emigrantëve.

Të arrestuarit të cilët mbetën në burg nga Krimet e Rënda
1.Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.
2.Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.
3.Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.
4.Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.
5.Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.
6.Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
9.Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
8.Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.
9.Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.
10.Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.
11.Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.
12.Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.
13.Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.
14.Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.
15.Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.
16.Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.
17.Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër
18.Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
19.Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.
20.Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.
21.Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.
22.Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
23.Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
24.Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.
25.Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.
26.Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.
27.Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.
28.Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.
29.Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.
30.Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.
31.Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës
32.Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.
33.Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.
34.Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.
35.Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi.

Policët e arrestuar
Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë