Deri më 28 shkurt afati për regjistrimin e pronësisë së makinave pas shitjes, Gonxhe për Report Tv: Nga 2 marsi gjobitet blerësi deri në 40 mijë lekë

TIRANE - Duke filluar nga 15 janari i këtij viti të gjithë qytetarët që kanë shitur një automjet, do të kenë mundësinë ta çregjistrojnë nga emri i tyre pranë DPSHTRR, në rast se blerësi nuk e ka regjistruar mjetin e blerë në emrin e tij. Kjo është një nga risitë e vitit 2020, që do të mund të përdoret online nga të gjithë të interesuarit. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, shpjegon për herë të parë për Report TV këtë sistem të ri. Sipas tij në rast se automjeti nuk regjistrohet nga blerësi, shitësi rrezikon që të ngarkohet me detyrime të shumta nëse blerësi nuk paguan taksa apo e përdor mjetin për ngjarje kriminale.

“Çdo gjë mund të ndodhë në dëm të shitësit, mund të ketë gjoba të mjetit të cilat mund të merret pasi shitësi e ka shitur këtë mjet dhe meqë mjeti nuk ka ndryshuar statusin e pronësisë në DPSHTRR, ai figuron në statusin e shitësit, mund të ketë gjoba jashtë shtetit, mund të ketë krime me automjetit, apo situata që duhen sqaruar me drejtësinë” pohon Gonxhe.

Por nga mos-regjistrimi i mjetit nuk penalizohet vetëm qytetari që e shet, por edhe blerësi. Pasi sipas drejtorit Gonxhe, pasi për këtë makinë mund të jetë dhënë ndonjë urdhër ndalimi pas aktit të shitjes-blerjes.

“Blerësi natyrisht mund të jetë edhe ai i dëmtuar, dhe ai mund të jetë një palë e rënduar nga detyrimet që nuk janë të tijat. Në këtë rast mund të jetë një urdhër bllokimi ndaj mjetit i bërë më vonë sesa shitja, por për shkak se nuk është bërë regjistrimi ai mund t'i rëndojë edhe atij derisa ta sqarojë këtë situatë ligjërisht” tha Gonxhe.

Të gjithë qytetarët që kanë këtë problematikë do të mund të regjistrojnë mjetin pranë sporteleve të DPSHTRR, deri në 28 shkurt të këtij viti, pa asnjë gjobë. Pas kalimit të këtij afati do të vazhdojë aplikimi i gjobave për blerësit që nuk kryejnë regjistrimin e ndryshimit të pronësisë.

“Në këtë rast rëndohet nga ligji, ai ka detyrimin që të paguajë edhe gjobën që vendos Kodi Rrugor në rast nuk bën regjistrimin brenda 10 ditësh nga akti i shitjes. Deri më sot kjo nuk është zbatuar. Kodi rrugor është i qartë 10-40 mijë lekë në varësi të vonesës, pra kur vonesa është maksimale edhe gjoba është maksimale”,  shpjegon drejtori i DPSHTRR.

Të gjithë personat qofshin shitës apo blerës mund të aplikojnë online si për regjistrim të mjetit ashtu edhe për çregjistrim të tij, vetëm me një pagesë minimale 1 mijë lekë. Paraprakisht ende nuk ka një shifër zyrtare se sa është numri i këtyre mjeteve që janë shitur por nuk janë regjistruar në pronësinë e përdoruesit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia