Mesatarja e pagës së ambasadorit në Serbi është 3.500 euro. Pagën më të madh e ka ambasadori në Itali i cili në muaj merr rreth 5.700 euro. Në krye të listës pastaj është ambasadori në Belgjikë –me 4.469 , ndërsa i dyti me të ardhura mujore është ambasadori i Serbisë Sllovaki Shani Dermaku, i cili për një muaj merr 4.214 euro.
Shani Dermaku është lindur në Mitrovicë në vitin 1953.Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik ndërsa karrierën diplomatike e ka filluar në vitin 1981 në ish – Sekretariatin Federativ për Marrëdhënie me Jashtë të ish –Jugosllavisë.
Nga atëherë ai ka kryer funksione të ndryshme në diplomaci, “i deleguar” kryesisht nga Serbia. Sllovakia, vendi ku shpërben tani, nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarur.
Mediet zbulojnë se ambasadori serb në Egjipt merr vetëm 770 euro, ndërsa ai në Vatikan 956 euro në muaj.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)