TIRANE- Zv. ministri i jashtëm Sokol Dervishaj vlerëson bashkëpunimin me Greqinë, dhe bën të ditur zgjedhjen sa më parë të toponimeve. Shprehet i bindur në plotësimin e kushteve për marrjen e statusit në BE.
Çfarë po bën diplomacia shqiptare me vendet që kërkuan mosmarrjen e statusit të Shqipërisë për t`i bindur ato?
Vendimi u shty. Kjo nuk do të thotë se rruga drejt integrimit është e mbyllur. Kanë kërkuar një periudhë 6 mujore për të parë ecurinë e mëtejshme të reformave veçanërisht në pesë pikat kyçe. Procesi i marrjes së statusit është i pakushtëzuar. Progres raporti dhe avancimi i Shqipërisë në BE është mbëshetur fort edhe nga Komisioni Europian.
Cilat janë sfidat kryesore të Shqipërisë për integrimin në 2014?
Procesi i integrimit kombëtar është në proces, ku diplomacia ka rol kryesor. Procesi kërkon një bashkëpunim të brendshmë në procesin e reformave, institucioneve si dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë për ta konsideruar këtë aksion një aksion të përbashkët. Përveç kësaj diplomacia ka dhe detyra të tjera për të përmbushur. Shqipëria konsiderohet nga partnerët tanë ndërkombëtarë si dhe vend me rol kyç për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Do kemi shkëmbime vizitash më të larta me vendet në Ballkan për të avancuar axhendën e dialogut, të bashkëpunimit, në mënyrë që edhe procesi i integrimit të mos vlerësohet si një proces të bëhet në mënyrë të pavaruar. Procesi i integrimit do të ketë një facilitet shumë më të madh.
Çfarë i druheni më shumë nëse do të ndodhë që të shtyhet sërish marrja e statusit të vendit kandidat?
Kjo është një hipotezë, të cilën nuk mundet ta parashikojmë sot. Ne po punojmë që ky status të mund të merret në muajin qershor. Angazhimi ka qenë mjaft i qartë dhe i institucioneve të BE-së për ta shqyrtuar me pozitivitet. Ky do të jetë një objektiv i arritur në muajin qershor.
Në një konferencë për shtyp të ambasadorit grek dhe atij të BE, Ettore Sekui nuk është vënë theksi te zgjerimi i BE përsa i përket prioriteve të presidencës greke. Çfarë do të thotë kjo në lidhje me Shqipërinë?
Politikat e hapura të Greqisë dhe të zgjerimit është një politikë që as mund të mblidhet dhe as mund të realizohet në një afat gjashtë mujor të një presidence apo një presidence tjetër, sepse është një proces i gjatë në ecurinë e tij. Greqia ka mbështetur procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe ka qenë një nga avokatët e fortë të mbrojtjes së këtij procesi. Edhe në mbledhjen e kryeministrave të BE, ku u vendos shtyrja për gjashtë muaj e vlerësimit për Shqipërinë. Përfaqësuesit grek ka qenë mjaft mbështetës për aplikimin e Shqipërisë. Pa dyshim që këto gjashtë muaj nuk pret askush që BE të zgjerohet, por axhendat integruese të secilit prej vendeve aplikantë të avancojnë dhe ecin para.
Për Shqipërinë, mjaftojnë gjashtë muaj për të bindur skeptikët?
Është një kohë e mjaftueshme, është në kohë sfidash dhe avancimit të reformave dhe këmbëngulje e qeverisë për të avancuar me këto reforma. Pa dyshim që këto i shërbejnë Shqipërisë për procesin drejt integrimit, sepse janë në vëmendje të partnerëve dhe vendimarrësve europianë. Mbi të gjitha janë reforma që i duhen shoqërisë shqiptare dhe integrimit. Është një kohë e mjaftueshme, ku të gjithë së bashku duhet të bashkëpunojmë të promovuar arritjet më të mëdha të këtij vendi. Këtu kam një apel për të bërë edhe për një rol të rëndësishëm n që ka media për të luajtur. Për ta bërë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshme edhe për eurapinët se çfarë ne përfaqësojmë se çfarë arritjesh kemi dhe se çfarë ne ofrojmë për BE.
Ju thatë se nga pikëpamja e integrimit europian Greqia kishte shprehur mbështetjen, por me këtë shtet mbetet një problem shqetësues siç është ai i toponimeve. Çfarë po ndodh për zgjidhjen e këtij problemi?
Absolutisht që përtej politikës së ditës, ky është një problem mjaft i rëndësishëm, i cili afekton në mënyrë të drejtëpërdrejtë me mijëra shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi. Qeveria shqiptare dhe Miistria e Jashtme në veçanti së bashku me homologët grekë janë duke punuar intesivisht për zgjidhjen e këtij problemi. Janë duke elaburuar të githa mundësitë dhe praktikat ndëkombëtare apo precendtë të tjerë ngjashëm që mund të jenë aplikuar mes vendeve të ndryshme dhe po punohet intesivisht për një zgjidhje korrekte për zgjidhje dypalëshe të këtij problemi. Pa dyshim që do të këte një zgjidhje, por përsa kohë që çështja është në negocim, pa dyshim që edhe zgjidhja është në proces negocimi. Nuk mund të bëjme publike detajet.
Pse është zvarritur kaq shumë çështja e toponimeve?
Është një çështje që nuk i është kushtuar vëmendja e nevojshme në trajtimin e saj. Ndodh shpesh herë që ne kujtohemi në minutë të fundit për të zgjidhur një problematikë. Angazhimi i qeverisë është mjaft i madh për t`i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi.
Për çfarë shërbeu mbledhja e dy qeverive, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë?
Kjo mbledhje e dy qeverive shërbeu mbi të gjitha për të dhënë një mesazh dhe për të parashtuar një vizion. Mesazhi është fare i qartë. Ajo që po ndodh sot në rajonin e Ballkanit është avancimi i proceseve integruese, por edhe avancimi i proceseve integrues nuk mund të jetë i suksesshëm nëse palët vendet në këtë rajon nuk e shikojnë këtë si një qasje kolektive. Ne japim një mesazh, që nëpërmjet bashkëpunimit, përpjekjeve të përbashkëta dhe reformave demokratike, japim mbi të gjitha një mesash bashkëpunimi integrues. Sa më shumë të bashkëpunojnë këto vende me njeri-tjetrin, aq më pranë do të vijë ky destianacion, Brukseli.
Presidenca e BE, ambasadori grek raporton në Kuvend
Ambasadori grek në vendin tonë, Leonidas Rokanas, pritet që të jetë ditën e hënë në një seacë dëgjimore në Kuvend, në kuadër të marrjes së presidencës së Bashkimit Europian për këtë gjashtë muajor nga ana e Greqisë. Në këtë seancë prezantimi të prioriteteve të presidencës së BE, ambasadori grek do të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE, Ettore Sequi.
Ndërkohë që në rendin e ditës për mbledhjen e së hënës në Komisionin e Integrimit është parashikuar edhe shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë”. Ndërkohë që po nesër Komisioni i Veprimtarive prodhuese do të fillojnë që të shqyrtojnë projektligjin “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë". Ky projektligj parashikon një moratorium për dy vitet e ardhshme. Ndërkohë që në orën 17:00 do të çelet dhe seanca e parë parlamentare për këtë sesion të ri parlamentar.
Shkrimi u publikua sot (19.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com