Dervishaj: Në sytë e mi nuk ka vend
më të mirë se Saranda për aeroport

Dervishaj: Në sytë e mi nuk ka vend<br />më të mirë se Saranda për aeroport
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, bashkë me Ambasadoren Gjermane Susanne Schutz dhe kryetaren e Bashkisë së Sarandës Floriana Koka, kanë inauguruar ujësjellësin e ri të Sarandës.
 
Ministri Dervishaj tha se nga ky projekt i ri përfitojnë 30 mijë banorë të Sarandës, që kanë patur probleme në të kaluarën.
 
Gjithashtu ai tha se pas heqjes së ekskluzivitetit të TIA, kemi mundësinë për një aeroport të 2-të dhe për këtë 'Në sytë e mi s’ka vend më të mirë se Saranda'.
 
Fjala e plotë e ministrit Dervishaj
Falenderoj KFW për këtë bashkëpunim të shkëlqyer dhe për këtë rezultat konktet për zhvillim ekonomik dhe turistik të Sarandës, për ti dhënë qytetit një infrastrukturë më moderne, për të shfrytëzuar më mirë potencialin turistik. Ne duhet të kemi vazhdimësi për përmirësimin e ujësjellës kanalizimeve për Sarandën dhe gjithë Shqipërinë.
 
Duhet të punojmë intensivisht për të përmirësuar jetesën e qytetarëve. Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe partnerët sidomos BE dhe Gjermaninë që mbështet shumë Shqipërinë me projekte të ndryshme.
 
Duhet një administrim sa më i mire i ujësjellësit për qytetarët për të mos ju krijuar kosto. Uji është jetik dhe detyrim për qytetarët dhe veçanërisht zonat turistike. S’mund të ketë turizëm pa furnizim cilësor me ujë.
 
Me KFW arritëm ti sjellin Sarandës ujë dhe energji. A mjafton kjo që Saranda të shfrytëzojë potencialin e saj? Shumë e rëndësishme, por jo e mjaftueshme. Kemi planifikuar fillimin e punimeve për hyrjen e qytetit dhe besoj fillon shumë shpejt.
 
Jemi duke përfunduar projektin me P.P.P për rrugën Kardhiq- Delvinë. Por prap Saranda meriton më shumë sepse është qytet portual dhe ka nevoje për një port me kapacitete turistike moderne, që turistët mos të vijnë nga rruga por edhe deti. Unë ftoj edhe KFW që të japi kontribut në këtë aspekt.
 
Por prap mungon një element. Pas heqjes së ekskluzivitetit të TIA, kemi mundësinë për një aeroport të 2-të. Në sytë e mi s’ka vend më të mirë se Saranda për këtë aeroport. Dhe besoj kjo do e bëj të pathyeshëm potencialin turistik të Sarandës

 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot