Dervishi në kryeministri, Garda
shmang atentatin me 200 gr C4

TIRANË -  Katër orë pasi Garda zbuloi sasisë prej 200 gr eksploziv C4 poshtë makinës që sapo kishte hyrë në oborrin e kryeministrisë zbardhen rrethanat e ngjarjes. 

Burime nga A1 Report dhe Shqiptarja.com bëjnë të ditur se Garda e kryeministrisë ka arritur të shmangë një antetat të mirëfilltë ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervish i cili ishte dhe pronari dhe drejtuesi i automjetit ku sot në mëngjes u gjet e instaluar sasia e eksplozivit.

Madje burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se mëngjesin e sotëm prefekti kishte udhëtuar nga Vlora drejt Tiranës me eksplozivin C4 të vendosur në shasi pranë sabratorit të mjetit, gati për të shpëthyer. Dervishi dhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga uniformat blu.

Mësohet se Dervishi kishte shkuar në selinë e kryeministrisë ku kishte lënë një takim me drejtorin e Departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri, Ergys Hoxha.

Më pas Dervishi e ka lënë makinën në hyrje të selisë së kryeministrisë, duke i kërkuar një punonjësi të Gardës që ta parkonte atë brenda në perimetrin e kryeministrisë, ndërkohë që  Ergys Hoxha ka qenë duke e pritur në këmbë që të shkonin së bashku në kafe.  

Makina ka hyrë brenda në perimetrin e kryeministrisë, në bulevardin "Dëshmorët e kombit",  rreth orës 09:20 minuta të ditës së sotme (13 dhjetor 2013). 

Kontrolli i specializuar i ushtruar nga efektivat e Gardës në hyrje të zonës së brendshme të Kryeministrisë, konstatoi objektin e dyshuar si eksploziv në pjesën e poshtme të automjetit pranë gomës së pasme në krahun e shoferit, e lidhur me shasinë e automjetit. Menjëherë është vënë në alarm Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës e cila rrethoi godinën me shirit dhe bllokoi lëvizjen e qarkullimit në të gjithë bulevardin.

30 minuta më pas (Ora 10:00) ekspertët e xhenios kryen shpërthimin e kontrolluar duke neutralizuar sasinë e eksplozivit që ndodhej në makinën tip Peugeot model 407 ngjyrë gri me targa TR 5066 N, në pronësi të prefektit të Vlorës.

Në vendngjarje ishin edhe kreu i SHISH, Visho Ajazi. Gjithashtu aty janë dhe kreu i Gardës Gramoz Sako, ministri i Brendshëm Saimri Tahiri, dhe ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli.

NGJARJA MINUTE PAS MINUTE

ORA 13:20 PERFUNDON MARRJA NE PYETJE E BESNIK DERVISHIT
Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi ka lënë ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ka dhënë dëshminë e tij për gati 3 orë. Dervishi është larguar nga ambientet e prokurorisë me një makinë policie, duke mos dhënë asnjë deklaratë për median. Dervishi dhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga uniformat blu. Hetimet drejtohen nga prokurori Ardian Nezha.

dervishi merret ne mbrojtje nga policia me logo
(Ne foto: Momenti kur Dervishi del nga Prokuroria e Krimeve të Rënda)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis