Mjeku Emil Chynn, i cili ka qenë ndër të parët që ka mbërritur pranë Kullave Binjake ndërsa digjeshin më 11 shtator të vitit 2001, ka publikuar fotografi të pabotuara ndonjëherë nga situata dramatike e ditës kur Amerika u gjunjëzua për pak orë kur dy avionë të marrë peng nga terroristët u përplasen me dy kullat e Qendrës Tregtare Botërore, duke bërë që të shembeshin totalisht.
Kur Emil Chynn e gjeti veten mes tymit, flakëve dhe gërmadhave, aty ku mijëra zjarrfikës, vullnetarë, kalimtarë dhe pjesëtarë të ndihmës së shpejtë po ndihmonin të plagosurit dhe kërkonin për të mbijetuar.
18 persona u shpëtuan të gjallë nga poshtë gërmadhave, por mijëra të tjerë humbën jetën të nën to.
Nga sulmet e 11 shtatorit 2001 humbën jetën 2977 persona, përfshi edhe viktimat e sulmit mbi Pentagon dhe një avioni të katërt, që u rrëzua nga vetë pasagjerët në Pensilvani.