FOTO /Dëshmi se vendasit e quanin veten dardanë, e vendin Shkup deri në fund të antikitetit' , debati për pllakën me mbishkrime të rralla të zbuluar në Karposh

FOTO /Dëshmi se vendasit e quanin veten dardanë, e vendin Shkup deri në fund të antikitetit' , debati për pllakën me mbishkrime të rralla të zbuluar në Karposh

Pllaka antike e zbuluar ne Karposh te Shkupit

Mes mbishkrimeve që pikasen në të, dallohet Dardani (Dardanvs) dhe Shkup (Scvpac)... Një pllakë antike, e zbuluar rishtazi në Karposh të Shkupit, në një zonë ku po ndërtohet (varrezat e vjetra), të konsideruar si arkeologjike, ka ngjallur debat. Shkas janë bërë, krahas rëndësisë historike që mendohet të ketë ky artefakt, edhe pretendimet fillestare, për mos ndalim të punimeve, duke rënë ndesh me ligjin e trashëgimisë, (fakt që e thekson edhe historiani Muzafer Bislimi për mediet e Kosovës) e moslejim të medies për xhirime të zbulimit. Kundrejt këtyre pretendimeve Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Arian Asllanaj, ka siguruar se pllaka do të pastrohet e më tej ruhet në Muzeun e Maqedonisë, ndërsa do të angazhojë më tej edhe studiuesit për të arritur në përfundimet e duhura. Ndërkaq reagimet e interpretimet për këto artefakte kanë qenë të shumta.

I menjëhershëm ka qenë reagimi, i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore Kombëtare të Shkupit, ku në faqen zyrtare, përmes një njoftimi sinjalizonte rastin dhe vinte theksin për mostrajtimin e vlerave arkeologjike, si pronë private.

Këto ditë në media po qarkullon një lajm se në qytetin antik të Scupi-t po kryheshin gërmime arkeologjike dhe se janë zbuluar dy stela, ku në njërën prej tyre qëndron mbishkrimi DARDANUS. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përkatësisht Departamenti i Kulturës Materiale të ITShKSh-së, rithekson faktin që Scupi ishte qendra e mbretërisë Dardane dhe për këtë dëshmojnë edhe gjetjet e shumta arkeologjike në këtë lokalitet. Stelat si gurë mbivarror në të cilat shënohen të dhënat e personit të vdekur si dhe personit i cili e ka ngritur atë stelë, janë gjetur ndër vite, jo vetëm në Scupi, por, edhe në shumë vendbanime e lokalitete tjera arkeologjike në tërë territorin e Dardanisë. Stelat e fundit të zbuluara në qytetin antik të Scupi-t duhet përkthyer dhe studiuar mirë. Arkeologia e njohur prof. dr. Exhlale Dobruna – Salihu, ka studiuar gjatë kohë plastikën dekorative dardane, duke përfshirë edhe stelat të zbuluara ndër vite në Scupi, të cilat rezultojnë t’u takojnë shekujve II dhe III. Në bazë të fotografive që po shohim, mendojmë se stelat janë të tipit I-varianti A. Shqetësues është fakti se si ka mundësi që “pronari” që i bën punimet, nuk lejon mediat që të marrin pamje të stelave në fjalë, me arsyetimin se kjo është “pronë private”, duke ditur fare mirë se kemi të bëjmë për nekropolin e qytetit të Scupi-t. Një ndër problemet kryesore që paraqet ky rast i fundit, është se si ka mundësi që në zonën e mbrojtur me ligj bëhen ndërtime moderne, duke mos respektuar Ligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Paluajtshme Arkeologjike. Prandaj ne kërkojmë që të dalin publikisht të gjithë institucionet që kanë dhënë leje për një ndërtim të tillë, si dhe të ndërpriten të gjithë punimet të cilës do natyrë në zonën e qytetit antik Scupi. Njëkohësisht, bëjmë thirrje që sa më shpejt këto stela të dërgohen në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë së Veriut, sepse çdo vonesë do të ndikojë për krijimin e dyshimeve për abuzime të mundshme.”, shkruan në njoftimin e ITShKSh.

Në një noftim të bërë gjatë të mërkurës, në faqen zyrtare të Muzeut Virtual të Tetovës, përfaqësuesit treguan për përpjekjet e organizatës “Huta”, që merret me mbrojtjen e trashëgimisë,  që të merreshin masat e duhura për mbrojtjen e kësaj pjese të trashëgimisë.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe mediumet që sot me datë 22.02.2023, ne si organizatë jo-qeveritare për kulturë dhe mbrojtje të trashëgimisë shpirtërore e kulturore “HUTA” Tetovë, kemi dorëzuar kërkesë deri tek Kryetarja e Qytetit të Shkupit znj. Danela Arsovska dhe Kryetari i Komunës së Karposhit z. Stevço Jakimovski, dy organe kompetente për të ndaluar punimet në këtë lokalitet arkeologjik. Ftojmë të gjithë qytetarët dhe mediumet që të shpërndajnë këtë kërkesë, që të ndalohen punimet sa më shpejt, dhe të sigurohet vendi për zbulime të mëtutjeshme!”, ka njoftuar organizata “HUTA”.

Për mbishkrimet, dhe mënyrën e pretenduar të trajtimit të tyre ka reaguar në rrjete sociale edhe studiuesi e shkrimtari Feri Arifi, i cili në vijimësi ka bërë disa botime në lidhje me origjinën, ardhjet, vendbanimet, lashtësinë e shtrirjen e popullatës edhe në këto zona.

“Histori kjo që po e senzibilizoj faktorin shqiptarë në Maqedoni, e Kosova duhet që të ndërkombëtarizohet dhe mos të lejohet të bëhet etnocid, sepse është shumë e trishtushme por edhe e dhimbëshme, me shkatrrimin e artifakteve nga sllavet dhe nga neve vet. Secili shqiptar duhet jetë deshmia se kush është Maqedonia e jo të flet bash sot për emrin e ndrrimit të shkolles mesme "Zef Lush Marku" . Duhet diturë rinia jonë se Shkupi vjetër dhe trojet e Ilirikut ishin në këtë teritor të Dardanisë, por edhe duhet ditur dhe mbrojtur edhe Kumanoven, duhet ditur dhe mbrojtur Llopatin, duhet ditur dhe mbrojtur Brazden e fshatrave sot sllave, duhet ditur dhe mbrojtur Manastirin, të gjith këto artifaktet janë tonat jo sllave, secili vend në Maqedoni ka artifakte tonat e jo sllave, a ka me keq se Enciklopeditë sllave mbushen me artifakte tonat për plot, e ne mos të reagojm e themi as të vetmen një fjali. Marre për neve, neve sllavet në Maqedoni se shpejti do na ndjekin për Turqi e do i shkatrrojnë artifaktet tona. Shqiptarët duhet tu thonë atyre sllave a keni artifakte deri më 1900 nese po ku i keni”, shkruan studiuesi në rrjetet sociale.

KUPTIMI I MBISHKRIMEVE -SIPAS LIRIDON DISHËS

Sipas shqipërimit që i bën mbishkrimit studiuesi Liridon Disha, deri në fund të antikitetit, vendasit e quanin veten dardanë.

“Ky mbishkrim i ri nga Shkupi kryeqyteti i Dardanisë Romake, mes viteve 500-600 pas Krishtit i përket një personi të quajtur Dardanus. Ky mbishkrim është domethënës sepse jep dëshmi se vendasit e rajonit ende e quanin veten dardanë vendin e quanin shqip SHKUP deri në fund të antikitetit. Në këtë pllakë guri shihet qartë epitafi i shkruar në gjuhë latine. Shihet fjala SCUPA - Shkupi, LA VIX AN XXV (i sapo mbushur 25 vjet), CARR (Qerre-karrocë) UN CELER (shpejtë) FILIO (fëmijë, bir) VALME (shumë) SECUNDA (i dytë) VX OR F.C. (Filio Christi -Biri i Krishtit). "BIRI I DASHUR I SAPOMBUSHUR 25 VJET I VARROSUR NE SHKUP ME KARROCEN E LAVDISHME TE BIRIT TE KRISHTIT"”, shkruhet në shqipërim.

Ndërkaq medie të ndryshme kanë raportuar se pllaka ëshët zhvendosur prej vendit ku u zbulua gjatë ndërtimeve.

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm