TIRANE- Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” Eduart Abazi, kreu e Aleanca Demokratike, njëherësh ish-ushtaraku që me urdhër të Ramiz Alisë në vjeshtën e 1991, bashkë me pesë ushtarakë të tjerë stërviti ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregon pas çerek shekulli mbresat e asaj kohe.
Ai tregon se si legjenda Adem Jashari, por dhe udhëheqës të tjerë që kontribuuan në luftën për çlirimin e Kosovës u stërvitën në qendrat stërvitore në Malin e Dajtit, Feken, Burrel e Kukës, seriozitetin por dhe emocionet e për shkak se po kontribuonin për çlirimin e Kosovës. Njëherësh, Abazi nuk mungon të shprehet se ndikimi i Berishës ishte negativ.
Ai tregon në mënyrë të detajuar se si u mbyllën kurset e qendrat stërvitore të UÇK me ardhjen e Sali Berishës president i vendit, duke ia humbur rëndësinë këtij kontributi të shtetit shqiptar për vëllezërit tanë në Kosovë. Abazi nuk ka kaluar pa komentuar dhe roli i Shërbimit sekret shqiptar në atë periudhë të vështirë si dhe kurthet që gjenin të ngritura luftëtarët e stërvitur të UÇK menjëherë sapo kalonin kufirin mes Shqipërisë dhe ish-federatës Jugosllave, duke dhënë në mënyrë të tërthortë faktin tashmë të thënë më parë nga politikanë të tjerë se luftëtarët tradhtoheshin nga drejtuesit e shtetit shqiptar.
/Shqiptarja.com