Dëshmia e 109-vjeçarit që u shua dje në Shkodër: Si u hodha dy herë me parashutë nga CIA...(Intervista e fundit)

Dëshmia e 109-vjeçarit që u shua dje në Shkodër: Si u hodha dy herë me parashutë nga CIA...(Intervista e fundit)

Publikohet historia e rrallë dhe të panjohur të Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni ishte bajraktar i Kthellës, ndërsa i vëllai, Nikolla gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut shërbeu si ushtarakë në Gardën Mbretërore, kurse djali xhaxhait të tyre, Frroku, në armën e Xhandarmërisë.

Si u ndanë rrugët në mes dy kushërinjve gjatë periudhës së pushtimit të vëndit, pasi Frroku luftoi kundër forcave partizane në Jug të Shqipërisë dhe në përfundim të Luftës, u bashkua me Gjon Marka Gjonin në qytetin e Shkodrës, duke marrë hakun për vrasjen e nënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit), nga komunistët, kurse Nikolla doli partizan, duke u inkuadruar me Brigadën e VII-të Sulmuese të komanduar nga Gjin Marku, Ramiz Alia dhe Adil Çarçani, duke luftuar deri në Vishegrad të Jugosllavisë.

Dëshmia e rrallë e Ndue Mëlyshit se si u detyrua ai të dilte në arrati në vitin 1947 së bashku me vëllanë e tij kapiten Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, (personazhi kryesor  i filmit “Operacioni Zjarri”) pasi komunistët i’u dogjën kullat e tyre dhe u internuan të gjithë familjen me gra dhe fëmijë në kampet e Krujës, Beratit, Tepelenës etj.

Si qëndroi Nduja nëpër malet e Mirditës në përpjekje me Forcat e Ndjekjes deri në ’49-ën kur u detyrua të arratisej në Jugosllavi së bashku me 53 pjestarë të rezistencës antikomuniste, pas vrasjes së Bardhok Bibës, pasi i pushkatuan vëllanë Lleshin dhe djalin e xhaxhait, Frrokun, kufomën e të cilit e dogjën me vajguri për të terrorizuar popullin e asaj krahine. 

Zbarkimi i Ndues me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë dhe endja nëpër malet e Mirditës e Pukës deri në 1952-in, kur u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe SHBA-ës, ku ai jetoi deri në vitin 1992 kur u rikthye përfundimisht në atdhe pranë familjes së tij dhe jetoi në qytetin e Shkodrës deri sa ndërroi jetë më 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe u përcoll dje për në banesën e fundit.  

Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”. Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori UDB-së Çarkiç, nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë. Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin. Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin në Jugosllavi nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta. Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi direct në temë, duke na thënë se ai personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe kishte biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht, që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri”. Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al është Ndue Mëlyshi me origjinë nga Mirdita, ish-pjestar i forcave të rezistencës antikomuniste, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1949 dhe i hedhur me parashytë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë. I kthyer në Shqipëri në vitin 1992 pas katër dekadash emiogrimi, Ndue Mëlyshi jetoi në qytetin e Shkodrës me të bijën e tij Bardha Mëlyshi, deri sa ndërroi jetë më datën 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe dje më 1 gusht u përcoll për në banesën e fundit. Para pak kohësh, Memorie.al, arriti t’i marrë një intervistë të gjatë z. Ndue Mëlyshi, (duke e regjistruar me video) me qëllim për ta publikuar më 7 gusht, me rastin e ngjarjes së vrasjes së Bardhok Bibës, ngjarje që terrorizoi Mirditën dhe solli edhe largimin e Ndues dhe 53 pjestarëve të rezistencës antikomuniste nga Shqipëria. Duke i përcjellë famijes Mëlyshi ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre, intervistën në fjalë po e publikojmë duke filluar nga numri i sotëm.   

Zoti Ndue, në fillim të kësaj interviste, para se t’iu pyesim dhe të na thoni shkurtimisht diçka për origjinën e familjes suaj, sa vjeç jeni ju?

Unë jam plot 109 vjeç, ja ku e kam dhe mund ta shihni pasaportën, datëlindja 1911, por me regjistrimet që janë gjetur në librat e Kishës ku jam regjistru, figuroj dy vjet më i madh, pra kam lindur në vitin 1909 dhe i bie të jem jam 111 vjeç.

Cila është origjina e familjes tuaj?

Ne jemi nga Thkella (Kthella) e Mirditës dhe babaj jonë, Gjon Mëlyshi, ka qenë bajraktar i Thkellës sikur i kanë pa thanë atëhere të parit të fisit, që i printe gjithë atyre fshatrave që përmblidhte bajraku.

Gjatë kohës së Monarkisë së Zogut, si kanë qenë raportet e fisit tuaj Mëlyshi me atë regjim?

Shumë të mira kanë qenë pasi ne kemi pa punën tonë pa u përzier në punët e politikës së qeverisë.

Nga familja Mëlyshi, a ka pasur me poste dhe funksione qeveritare gjatë kohës së Monarkisë?

Me poste dhe funksione nuk kemi pas, por ushtarakë të Monarkisë së Zogut ka qenë vëllai im, Nikolli, i cili ka shërby deri në Gardën Mbretërore të Zogut me gradën e togerit dhe më pas si kapiten. Po kështu edhe kushrini ynë i parë (djali axhës tonë), Frrok Mark Mëlyshi, ka qenë oficer i Monarkisë dhe të dy bashkë me Nikollin tim, kanë marrë pjesë edhë në rezistencën që i’u bë italianëve më 7 prill 1939, kur u sulmua Shqipëria nga Italia fashiste. Frroku ka qenë në Durrës me forcat vullnetare dhe ka marrë pjesë aty aq sa ç’mund t’ju bëhej rezistencë italianëve, pasi kishte gjithë atë ushtri Italia dhe Zogu me atë ushtri që kishte nuk mund të ndeshej me ta, sepse do bëhej gjakderdhje e madhe.

Gjatë periudhës së pushtimit të vëndit, 1939-‘44, çfarë qëndrimi mbajti familja Mëlyshi?

Gjatë periudhës së pushtimit, edhe Frroku edhe Nikolli kanë qenë oficera në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare që ka qenë athere dhe kanë marrë pjesë edhe në luftën italo-greke me batalionet shqiptare që shkuan në front dhe që dezertun më vonë me Spiro Moisiun, Prenk Pervizin etj. Nikolli vëllai im, doli partizan në Ushtrinë Nacionalçlirimtare të Enver Hoxhës dhe ka qenë në Brigandën e VII-të Sulmuese me komandant Gjin Marka Tomën, e ka luftu deri në Jugosllavi. Nikolli, si ish-oficer ka pas detyrë të lartë në Shtabin e Brigadës së Gjin Markut dhe me gradë kapiten. Kurse Frroku ka qenë edhe me Xhandarmërinë dhe ka luftu së bashku me major Dod Nikollën, kundra forcave partizane në Jug të Shqipërië, kurse nga fundi i Luftës është bashku me Gjon Marka Gjonin në Shkodër dhe ishte një nga ata që morrën hakun për vrasjen e neënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit) dhe major Ndrec Prengës nga komunistët e Vasil Shantos. Nikolli pasi u kthye nga Jugosllavia, ka qenë me detyrë në Shkollën e Oficerëve në Tiranë si pedagog, kurse Frroku nuk u largua nga Shqipëria, por doli në mal në arrati me forcat Mark Gjon Markut, pasi komunistët e kërkonin ta arrestonin sepse ai kishte luftu kundër tyre.

Po ju personalisht, gjatë periudhës së Monarkisë dhe atë të pushtimit të vëndit, me çfarë jeni marrë?

Duke qenë se vëllai, Nikolli, ka qenë gjithmonë me detyra ushtarake larg familjes sonë, unë kam qenë i detyruar të qëndroja në shtëpi në fshat, deri në vitin 1947 që dola në arrati në mal.

Përse dolët në arrati?

Dola në arrati sepse pas mbarimit të Luftës komunistët nuk na panë me sy të mirë, pasi nuk i’a falnin kollaj djalit të xhaxhait tonë, Frrokut, që kishte luftu kundër tyre dhe ishte në mal që nga mbarimi i luftës. Për këtë shkak në vitin 1947, edhe pse Bardhok Biba u mundu me na mbrojt për shkak se djali i Nikollit, Pal Mëlyshi ishte me komunistët, ne na i dogjën kullat, pasi ne kishim dal në mal në arrati. Me ne në arrati doli dhe vëllai Nikolli, pasi edhe atë donin ta arrestonin edhe pse ishte ushtarak drejtues në Shkollën e Oficerëve në Tiranë, por atë e njoftoi një mik besnik i tij dhe ai mundi të largohet nga Tirana fshehurazi dhe erdhi në Mirditë e u bashku me ne.

Kur dolët në mal në vitin 1947, kë latë në shtëpi dhe ç’ndodhi me familjen tuaj?

Kur kam dal në mal në shtëpi kam lënë gruan time, Marën, bijë te familja e Gjon Marka Gjonit dhe tre vajzat, ku më e madhja ishte Bardha 7 vjeç dhe dy të tjerat pas saj, Lizita dhe Agetina, nga dy vjet diferencë njena nga tjetra. Ato fillimisht i kanë marrë dhe i kanë dërgu në Shpal të Mirditës, pastaj i internuan në Lezhë dhe më pas në berat e prej aty në Tepelenë, ku kanë ndenj deri sa është mbyll ai kamp i tmerrshëm. Më pas i kanë dërgu po në internim në fshatin Bardhej të Shkodrës dhe aty janë stabilizu e janë rrit vajzat nën kujdesjen e të amës së tyre, bijë e fisit Gjonmarkaj, duke e ndihmu dhe njerzit e saj. Por kanë heq shumë keq, duke punë në punët më të vështira dhe u thoshin se jeni të bijat e diversantit.

Sa qëndruat nëpër male në arrati dhe kur u arratisët nga Shqipëria?

Unë kam qëndru nëpër male deri sa u vra Bardhok Biba në fillimin e gushtit të vitit 1949 dhe atëhere u detyrum me u arratis e me dal në Jugosllavi, pasi ndjekja e forcave komuniste ndaj nesh dihet që do ishte e fortë pas vrasjes së Bardhokut, për të cilën unë nuk kam qenë dakort dhe nuk kam pranu me firmos për vrasjen e tij.

Përse nuk ishit dakort?

Po nuk fitohej asgjë me vrasjen e Bardhokut dhe ajo gjë vetëm dëme do na sillte, pasi dihej se hakmarrja e komunistëve ndaj familjave tona do të ishte e fortë, ashtu siç ndodhi dhe në të vërtetë me familjet tona e mbarë Mirditën, ku u pushkatuan 14 burra dhe me qindra të tjerë u burgosën e internuan. Një nga ata 14 burra që u pushkatuan në shenjë hakmarrje për vrasjen e Bardhokut, ishte dhe vëllai im, Llesh Mëlyshi.

Pse vendosët të dilnit në Jugosllavi dhe jo në Greqi?

Grupi ynë e kishte të pamundur të dilte në Greqi, pasi ishte një rrugë e gjatë nga malet e Mirditës për në Jug të vëndit në kufi me Greqinë, pasi do të binim në pritat e Forcave të Ndjekjes dhe do kishim humbje të mëdha. Kështu u vendos me dal në Jugosllavi, pasi që në 1948-ën kur Jugosllavia u prish më Rusinë, këtu te ne u hap fjala se ata ishin lidh me Anglinë dhe Amerikën dhe nga Jugosllavia bëhej shumë më lehtë kalimi për në shtetet e Perëndimit. Nisur nga këto që flitshin atëhere, shumë grupe luftëtarësh të rezistencës antikomuniste mësynë drejt kufirit, pasi thuhej se aty në Jugosllavi emigrantët politik lëviznin lirshëm dhe pa asnjë problem. Kështu në atë kohë patën gjet strehim politik në Jugosllavi, edhe një grup i madh mirditas e matjanë me në krye Marka Bib Vokrrin, Ndrec Lufin, Bilal e Halit Kolën, etj.

Çfarë itinerari përshkuat për t’u arratisur për në Jugosllavi?

Pas vrasjes së Bardhok Bibës në mbrëmjen e 7 gushtit 1949 jemi mbledh të gjithë në Shqopën e Munellës dhe prej aty kemi kalu disa fshatra e katundje të Mirditës, kemi dal në Bjeshkën e Kaçinaririt e Kushnenit dhe kemi mbërrit në katundin Shkozë. Nga aty në Fushë-Arrz, Kryezi, në Bjeshkën e Kryeziut e të Dardhës, ku jemi taku me Pal e Ndoc Mirakaj e grupin e tyne që bënin rezistencë në atë zonë. Pasi kemi pushu pak aty, ata na kanë furnizu me ushqime për dy ditë dhe na dhanë edhe 11 njerëz të tyre besnik me vete, që të na udhëhiqshin rrugën me dal deri në Jugosllavi. Na ka shoqëru edhe vetë Pal Mirakaj me Mark Zogun deri sa jemi afru kufirit dhe më datën 17 gusht, plot 53 burra kemi dalë në Jugosllvi pa asnjë dam.

Pasi dolët në Jugosllavi, ku u dorzuat?

Rojet kufitare jugosllave na kanë shoqërur në komandën e tyre në Babaj të Bogës dhe aty pasi na morrën armët na kanë dhënë bukë e cigare e na regjistruan të gjithëve me në krye Ndue Pjetër Gjonmarkaj që ne u thamë se ishte kryetari i grupit tonë. Po atë natë na erdhën disa oficera të UDB-së të veshur civila dhe me dy kamiona na morrën të gjithëve dhe na dërguan në Gjakovë, ku pasi kemi pushu 24 orë, na morrën përsëri dhe na dërguan në burgun e Prizrenit ku na mbajëtn 23 ditë të izoluar, duke na marrë në pyetje të gjithëve një nga një. Të gjithë ne lëshuam nga një deklaratë se ishim emigrant politik dhe kishim dalë në Jugosllavi se na rrezikohej jeta, pasi na ndiqte regjimi komunist i Tiranës.

Po më pas ku u dërguan?

Nga aty na lidhën të gjithve dhe na dërguan në burgun e madh të Nishit, ku kishte rreth 2000 të burgosur me dënime që arrinin në 101 vjet, por sipas ligjit jugosllav të asaj kohe, ai dënim zbritej në 21 vjet.

Si u trajtuan në atë burg, çfarë kushtesh kishte?

Aty në atë burg të gjithë të dënuarit pa përjashtim ishin të detyruar të punonin nga 8 orë në ditë dhe për ata që punonin ushqimi nuk ishte i keq, kishte 600 gr. buk në ditë dhe gjella nuk ishte e keqe. Ndërsa pë rata që s’donin të punonin, ushqimi ishte më i dobët. Po kështu kishte dhe dënime disiplinore me izolim në biruca që quheshin “Bela Kuce”, për të gjitha ata që kundërshtonin rregulloren e policinë.

Sa u mbajtën aty dhe ku ju dërguan më pas? 

Aty na kanë mbajtur deri aty nga muaji qershor i vitit 1950. Por fillimisht aty në Nish nga muaji prill erdhi oficeri I UDB-së Zhivko Çarkiç dhe na ka marrë në pyetje përsëri të gjithve një për një. Më shumë ai u morr me Ndue Pjetër Gjomarkajn që e kishim kryetar grupi dhe atë e ka shtërngu më shumë duke e pyet për vrasjen e Bardhok Bibës, por Nduja ka rezistu dhe nuk ka pranu asgjë. Pas Ndues, kanë marrë në pyetje Mark Jak Bajraktarin i cili u ka thënë: “Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”.

Pas asaj përgjigjie që i dha Marku, çfarë ndodhi?

Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori Çarkiç nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë. Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin.

Çfarë ju tha majori i UDB-së?

Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin në Jugosllavi nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta. Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi në temë duke na thënë se aim personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri./Memorie.al... Vijon nesër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:16
Dëshmia e 109 vjeçarit: 'U arratisëm në Jugosllavi, pasi Mehmet Shehu me dy kolonelët rus stërviti 6 mijë trupa dhe...'

Publikohet historia e rrallë dhe e panjohur e Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni ishte bajraktar i Kthellës, ndërsa i vëllai, Nikolla gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut shërbeu si ushtarakë në Gardën Mbretërore, kurse djali xhaxhait të tyre, Frroku, në armën e Xhandarmërisë. Si u ndanë përkohësisht rrugët në mes dy kushërinjve gjatë periudhës së pushtimit të vëndit, pasi Frroku luftoi kundër forcave partizane në Jug të Shqipërisë dhe në përfundim të Luftës, u bashkua me Gjon Marka Gjonin në qytetin e Shkodrës, duke marrë hakun për vrasjen e nënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit), nga komunistët, kurse Nikolla doli partizan, duke u inkuadruar me Brigadën e VII-të Sulmuese të komanduar nga Gjin Marku, Ramiz Alia dhe Adil Çarçani, duke luftuar deri në Vishegrad të Jugosllavisë. Dëshmia e rrallë e Ndue Mëlyshit se si u detyrua ai të dilte në arrati në vitin 1947 së bashku me vëllanë e tij kapiten Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, (personazhi kryesor  i filmit “Operacioni Zjarri”) pasi komunistët i’u dogjën kullat e tyre dhe u internuan të gjithë familjen me gra dhe fëmijë në kampet e Krujës, Beratit, Tepelenës etj. Si qëndroi Nduja nëpër malet e Mirditës në përpjekje me Forcat e Ndjekjes deri në ’49-ën kur u detyrua të arratisej në Jugosllavi së bashku me 53 pjestarë të rezistencës antikomuniste, pas vrasjes së Bardhok Bibës, pasi i pushkatuan vëllanë Lleshin dhe djalin e xhaxhait, Frrokun, kufomën e të cilit e dogjën me vajguri për të terrorizuar popullin e asaj krahine. Zbarkimi i Ndues me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë dhe endja nëpër malet e Mirditës e Pukës deri në 1952-in, kur u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe SHBA-ës, ku ai jetoi deri në vitin 1992, kur u rikthye fillimisht në atdhe pranë familjes së tij (duke jetuar në qytetin e Shkodrës pranë së bijës së tij, Bardha Mëlyshi, pa u kthyer më në SHBA-ës pas vitit 2014) deri sa ndërroi jetë më 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe një ditë më pas u përcoll për në banesën e fundit.  

Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”. Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori UDB-së Çarkiç, nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë. Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin. Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta. Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi direkt në temë, duke na thënë se ai personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe kishte biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht, që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri”. Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al është Ndue Mëlyshi me origjinë nga Kthella e Mirditës, ish-pjestar i forcave të rezistencës antikomuniste, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1949 dhe i hedhur me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë. I kthyer fillimisht në Shqipëri në vitin 1992 pas katër dekadash emigrimi, Ndue Mëlyshi, nga viti 2014 jetoi në qytetin e Shkodrës me të bijën e tij, Bardha Mëlyshi, deri sa ndërroi jetë më datën 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe më 1 gusht u përcoll për në banesën e fundit. Edhe pse mbante mbi supe më shumë se një shekull e një dekadë të jetës së tij, madje me privacione dhe peripeci të pafundme, duke kaluar gati gjysëm shekulli larg familjes së tij, (bashkëshortes Mara Markagjoni dhe tre vajzave: Bardha, Lizeta dhe Agetina, që i la fare të vogla dhe i gjeti me fëmijë), kujtesa dhe memoria nuk e tradhëtuan asnjëherë deri në minutat e fundit kur ai u shua (më 31 korrik, 2020) i ulur në kolltukun e tij duke shfletuar gazetat e ditës. Para pak kohësh, Memorie.al, arriti t’i marrë një intervistë të gjatë z. Ndue Mëlyshi, (duke e regjistruar me video) me qëllim për ta publikuar më 7 gusht, me rastin e ngjarjes së bujshme të vrasjes së Bardhok Bibës, ngjarje që terrorizoi Mirditën dhe solli edhe largimin e tij dhe 53 pjestarëve të rezistencës antikomuniste nga Shqipëria. Gjatë bisedës, kujtësës së tij të jashtëzakonëshme si një “dosje e gjallë”, hera herës i vinin “në ndihmë” dhe fletoret e shënimeve ku ai prej vitesh në mënyrë kronologjike ka hedhur copza e momente nga jeta e tij e trazuar, apo dhe libri “Jeta e malit”, që ka botuar disa dekada më parë kur ishte në azil politik në SHBA-ës. Duke i përcjellë famijes Mëlyshi ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur, në këtë shkrim po publikojmë të plotë intervistën e zbardhur që i morrëm para pak kohësh, (me ndihmën e pakursyer të së bijës. znj. Bardha Mëlyshi), duke e plotësuar edhe me disa prej shënimeve të tij. Vijon ng numri i kaluar...                                   

Zoti Ndue, ngjarja ku ju ishit të rrethuar dhe ratë në përpjekje me armë me Forcat e Ndjekjes që u mbajtën të rrethuar për më shumë se tetë orë, a bëri bujë në popull?

Si zakonisht, komunistët ato ngjarje ku pësonin disfata dhe humbje të mëdha në njerëz, nuk i popullarizonin dhe mundoheshin me i mbajtë sekret e sa më të fshehta dhe kështu bënë edhe me atë ngjarje ku na mbajtën ne të rrethuar. Të nesërmen e asaj dite pasi kanë bërë tërheqjen e të vrarëve dhe të plagosurve, forcat komuniste kanë shkuar prap në vëndin e ngjarjes dhe e kanë rrethuar atë me patrulla dhe forca të shumta, duke mos lënë me u afrua asnjë njeri në atë zonë në një perimetër të largët.

Po Forcat e Ndjekjes më pas a u vunë në kërkimin tuaj?

Forcat e Ndjekjes pasi janë kthyer në vëndin e ngjarjes ku na kishin mbajtur ne për më shumë se tetë orë të rrethuar dhe kanë bërë kontrolle të imta duke ndjekur njollat e gjakut të plagosurit tonë, Ndue Nikollit, në ato kërkime ata kanë gjetur radion që e kishim fshehur ashtu me të shpejtë. Po kështu ata nuk i kanë hequr pritat e tyne, por i kanë mbajt ato të fshehta duke mendu se ne do të ktheheshim përsëri aty për me marrë ndonjë gjë që kishim lënë aty për ngut në ikje ne sipër, për t’i shpëtu zjarrit të armëve të tyne. Dhe kështu ndodhi vërtetë.

Pse, ju u kthyet përsëri në atë vënd?

U kthyem pasi aty kishim lënë radion dhe pa atë ne nuk mund të kryenim asnjë lloj misioni.

Pas sa ditësh u kthyet aty dhe sa veta ishit?

Ne aty jemi kthyer pas nëntë ditësh, në mbrëmjen e datës 29 mars, aty nga ora gjashtë pasi kishte filluar me u err dhe grupi përbëhej prej Ndue Pjetër Gjonmarkaj, Llesh Marka Doda, Gjon Marka Çupi, Nikoll Frrok Zefi dhe unë.

Ç’ndodhi pasi grupi juaj shkoi aty?

Kur kemi shkua aty ne nuk i kemi pa Forcat e Ndjekjes, pasi ata kanë qenë nëpër pozicione duke na prit prej ditësh dhe ata na kanë lënë të futemi brenda rrethimit të tyne. Në momentin që ne kemi shku tek vëndi ku kishim mshef radion dhe kemi pa se aty s’kishte gjë, kuptum se atë e kishin gjet forcat komuniste. Në atë moment ka plas zjarri i tyne në të katër anët dhe ne nuk kemi dit nga me u mbrojt.

Si mundët të shpëtonit?

Ashtu duke luftu me bomba dore dhe duke qëllu ndaj tyre kemi mbërrit me e ça atë rrethim dhe kemi dalë të pestë pa pësu asnjë dam. Si duket, forcat komuniste duke pas frikë në humbje të tjera njerzore që kishin pësu aty para disa ditësh, nuk kan lujt nga pozicionet dhe kjo gja si duket na ka favorizu ne me u largu prej atij rrethimi.

Ku keni shkuar pasi dolët nga ai rrethim?

Pas largimit prej aty ne jemi largu pa asnjë lloj orientimi pasi mungesa e radios na kishte ndërprerë ndërlidhjen me jashtë dhe na kishte paralizu keqas, sa nuk mundeshim me ba asnjë lloj organizimi. Pasi jemi sjell disa dit nëpër male, më datën 10 prill ne kemi mujt me ba një mbledhje në fshatin Bukmir të Mirditës, ku kemi bisedu të gjithë pjestarët e grupit, duke dhënë gjithsecili mendimin e tij se çfarë do bënim në atë situatë gati të pashresë. Ndodheshim në një gjëndje të vështirë, pasi pothuaj të gjithë ne që ishim aty kishim pësuar humbje jetësh nga familjet tona dhe po ashtu edhe ata që na kishin strehu e mbajt me buk, kishin pësu damtime në njerzit e tyne, me burgosje, internime dhe pushkatime. Përveç kësaj, situata dukej e pashpresë edhe sepse qeveria komuniste e Tiranës kishte dërgu forca të mëdha ushtarake që thuhej se përbaheshin prej rreth 6000 ushtarë e oficerë, të cilat pasi ishin stërvit në një kurs specjal tre mujor në Tiranë nga dy kolonel rus nën kujdesjen e vetë Mehmet Shehut që ishte ministër i Punëve të Brendëshme atëhere. Këta pastaj i kanë shpërnda në mënyrë të organizume në Brigada Specjale në zonat e Krujë-Kurbinit, Mirditës, Matit, Lezhës e Pukës, ku veprojshin grupet tona të rezistencës antikomuniste. Kështu që qëndresa jonë në ato kushte, bahej gjithnjë e më e pashpresë dhe pothuj e pamundun.

Pas asaj situate ku ndodheshit, ç’farë vendosët aty në atë mbledhje?   

Ne vendosëm që të shpërndaheshim në grupe të vola në mënyrë që të manovronim më mirë shmangnim sadopak rrezikun nga forcat komuniste. Por pas ngjarjes së vrasjes së Bardhok Bibës në gushtin e vjetit 1949, qëndrimi ynë në Shqipni u ba i pamundur për shkak të ndjekjeve të forcave komuniste dhe duke dasht të mos e damtonim ma shumë popullin, ne një grup prej 53 vetash, kemi dalë prap në Jugosllavi, siç ju thash pak ma nalt.

Po nga Jugosllavia, si mundët të largoheshit?

Nga Jugosllavia ne u larguam se fituam azilin politik, kush për në Itali, kush për në Bruksel, Gjermani etj., e deri në SHBA-ës. Për të gjitha këto ne kemi pas ndihmën e “Bllokut Kombëtar Indipendent”, me në krye Gjon Marka Gjonin e Kol Bib Mirakajn që ishte në Itali dhe kishte lidhje të ngushta me anglo-amerikanët. Azilin politik për në shtetet Perendimore dikush e fitoi më shpejt e dikush më vonë dhe kështu disa prej grupit tonë duke mos e duru dot jetesën e vështirë në Jugosllavi, pas vitit 1949 jan detyru dhe kan hik fshehurazi në Itali dhe vënde Perendimore, duke përdor dhe dokumente fallso.

Po pse edhe pas vitit 1949 kur Tirana zyrtare e Enver Hoxhës i prishi marrëdheniet me Beogradin e Josif Broz Titos, nuk ndryshoi trajtimi që u bëhej emigrantëve politik shqiptar?  

Jo vetëm që nuk ndryshoi, por mund të them se trajtimi dhe gjëndja e emigrantëve u bë akoma dhe më e vështirë e të gjithë prisnin me padurim që të fitonin azilin politik me hik në shtete të ndryshme të Europës Perendimore dhe Amerikë. Por padurimi i emigrantave me shku në shtetet Perendimore, shtohej ma shumë edhe për shkak të ndjekjeve, survejimeve e presioneve që i’u bënte UDB-ja jugosllave kudo që të ndodheshnin ata. Gjithkund kemi qenë nën kontrollin e rreptë të UDB-së sa kemi jetu në Jugosllavi.

Edhe pas vitit 1949 kanë vazhduar survejimet e UDB-së ndaj emigrantëve politikë shqiptarë në Jugosllavi?

Ndjekjet e survejimet e UDB-së ndaj emigrantëve shqiptarë kanë vazhdu pandërprerje deri sa është shëmb Jugosllavija pas vitit 1990. Deri nga fillimi i viteve ’50 që kam qenë vetë në Jugosllavi, këtë gjë e kam provu vetë dhe shumë prej nesh i mbante frika se do të na kthenin përsëri në Shqipëri, siç i patën kthy disa. Shumë prej atyre që u kthyen por edhe shumë të tjerve që kaluan në shtete Perendimore, u patën kërku me i përdor si bashkëpuntorë me punu për ta dhe kur ata s’kan pranu, i kan kthy në Shqipni. Gjatë asaj kohe që ne emigrantët ishim në pritje të azilit, nga ana e shtetit jugosllav na ofrohej ndonjë punë me rrogë dhe strehim ashtu si të gjithë shtetasve të tyn e, por përsëri jetesa ishte shumë e vështirë. Na mungonin mjetet elementare të jetesës, si ushqimi e veshëmbathja dhe nisur nga kjo gjëndje tepër e vështirë ku ndodheshim, disa nga këta të grupeve tona, shokë tanët, jan lidh me vajza jugosllave dhe kanë bashkjetu me to, duke jetu në familjet e tyne, apo duke vënë kunor me to, si p.sh. Zef Luka, Martin Camaj etj.

E keni njohur personalisht Martin Camaj?

E kam njohur që kur ai u arratis dhe doli në Jugosllavi në vitin 1947 me disa shok të tij nga Shkodra, por ndonjë miqësi shumë të madhe nuk kam pas me të. E kujtoj si djal shumë inteligjent, por Ndue Pjetër Gjomarkaj me Preng Grudën e Zef Shllakun, e kan njoft më mirë Martinin, pasi ata kan kry bashkë shkollat e nalta në Jugosllavi, në Beograd dhe më pas prej aty kan dal në shtetet Perendimore. Për Martinin më ka pas fol mirë edhe Zef Luka mik im i ngushtë, kur ishim bashkë në kampin e CIA-s në periferi të Romës që stërviteshim më hi në Shqipni me misione sekrete si parashutista. Zefi, jo vetëm se e ka pas mik të ngushtë Martin Camajn (dhe atë miqsi e kan vazhdu deri sa kan qenë gjall), por e ka pas edhe kumar kur është martu në Romë në vjetin 1956 me një vajzë jugosllave me emnin Bojana. Zefi ka pasë shumë miqësi me Ernest Koliqin që ka qenë me “Bllokun Indipendent” dhe bashkë me Martin Camajn e kanë rujt miqsinë gjatë gjithë kohës së emigracionit. Të gjitha këto Zefi i ka shkrujt edhe në kujtimet e tij që m’i ka pas dhanë mu s’parit pasi i ka botu. Ja tek e kam librin “Një qind shqipe që erdhën me prue lirin” (na e tregon librin) dhe shikoni ku është dhe në foto Zef Luka me gruen e djal të tij, si dhe me dy kumart, Prof. Dr. Martin Camaj e Prof. Lin Shkrelin, piktor. Kan dal në Itali në vjetin 1956.

Zoti Ndue, nga sa po shikojm tek ky libër me kujtime i mikut dhe bashkëluftëtarit tuaj, Zef Luka, në faqen 210 ku është titulli “Formohet Komiteti i Apostol Tenefit me në krye Dushan Mugosha” ndërmjet të tjerash në fq. 103, ai shkruan: “Zef Luka e Pjetër Gjoci, bashkë me Bardhok Shkurtin me të hollat e misionit, festuan 28 nëndorin e vitit 1951 në Hotel “Metohija” Pejë. Bardhok Shkurtit i besojshim se vëllanë ja kishin vra komunistët në mal. Kur skuadra e futbollit e Pejës do të shkote me lujt në Prishtinë, patëm mendue me shkue edhe na me to. Kështue edhe tue shkue me ta do të vritshim Apostol Tenefin që ishte kryetar i Komitetit të Dushanit”. Ju e keni njohur personalisht Apostol Tenefin dhe keni dijeni rreth kësaj çka ka shkruar miku juaj Zef Luka këtu?

E kam njohur shumë mirë Apostol Tenefin, pasi ai kryesonte Komitetin e Prizrentit që ishte formue nga Dushan Mugosha, që ka pas formu Partinë Komuniste këtu në Tiranë me Enver Hoxhën. Ma ka pas tregu Zefi kohë më pas kur kemi qenë në Amerikë, lidhur me atë plan që kishte ba me ata shokt e vet nga Shkodra si Martin Camaj etj., për me vra Apostol Tenefin, por nuk ja kishin mrrijt dot qëllimit, se s’ishte fort kollaj, por me sa dij edhe e kan tradhtu nga brenda, madje nji mirditor, e ka shkrujt vetë Zefi në libër.

Po përse donin ta vrisnin?

Po Tenefi kryesonte atë Komitetin e Prizrentit që ishte formue prej Dushan Mugoshit që ishte antishqiptar i tërbuem dhe ky Apostoli me njerzit e vet i ndiqte këmba këmbës të gjithë emigranta politik, shokët tanë, duke u kërku disave dhe me bashkëpunu me të. Shikoni kujtimet e Zef Lukës aty, sepse ai tregon se Apostol Tenefi i ka ndjek ata deri ditën e fundit që kan dal nga Jugosllavija, për me mujt me i rekrutu.

A pati ndonjë që u vu në shërbim të tij?

Ka pas posi, rrallë ndonjë, por ka pas. Unë nuk mund t’ju them emra, pasi as në kujtimet e mia që kam botu nuk i kam përmënd me emra, por shikoni atë libër se Zef Luka edhe ka përmënd ndonjë me emër. Por duhet me kuptu se ata që kan pranu me bashkpunu, nga zori e kan ba, kanë qenë të detyru se i kanë shtërngu shumë, por edhe sepse regjimi komunist i Tiranës u ka pas vra dhe burgos e internu njerzit e tyne.

Këtu në libër, Zef Luka midis të tjerash (fq. 108) shkruan edhe për disa pagesa në vleftën 3000 dinar që u janë bërë nga UDB-ja jugosllave disa emigrantëve shqiptarëve. Keni dijeni rreth kësaj?

Pagesa në 3000 dinarë ishte asistenca sociale që u jepej nga ana e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Jugosllvisë të gjithë emigrantave shqiptarë që ishin në atë kohë në Jugosllavi, në bazë të ligjit për emigracionin që ata kishin. Edhe unë e Zefi kemi marrë atë asistencë prej 3000 dinarë, por më shumë nuk na e jepnin, sepse abuzohej nga ana e atyre që e kishin detyrë për me na e dhënë atë shumë. Ajo asistencë prej 3000 dinarësh ishte fare e pakët dhe nuk na mjaftonte as për dy tre ditë, por në atë gjëndje të mjeruar që ishim ne, na dukej shumë. Këtë shumë e përfitonin edhe të gjithë ata emigrant shqiptarë që vazhdonin shkollat e larta si student në Beograd e çdo vënd tjetër ku ishin në Jugosllavi. Shikoni librin e Zef Lukës, ai ka shkruj për të gjitha kto që po themi.

Kur u vendosët përfundimisht në SHBA-ës dhe ku keni jetuar e punuar gjatë gjithë asaj periudhe që keni qenë atje.

Në vitin 1957 kam shkuar në SHBA-ës dhe jam sistemuar në Buffalo ku kam punuar në një spital të madh si teknik i mirmbajtjes në sektorin e radiologjisë. Në vitin 1992 kam ardhur për herë të parë në Shqipëri ku kam takuar familjen time që nuk e kisha parë që nga viti 1947 kur kisha dalë në mal në arrati. Jam kthy prap në Amerikë dhe në vitin 2014 jam kthy përfundimisht në Shqipni, e kam jetu me bijën time, Bardha Mëlyshi, këtu në këtë shtëpi ku jemi dhe këto vite janë vitet ma të gzume të gjithë jetës sime./ Memoria.al

Ora 10:07
Dëshmia e 109 vjeçarit: 'Na spiunoi njeriu i Bardhok Bibës dhe Sigurimi na rrethoi te Ura e Karmës, ku luftuam 8 orë e vramë…'

Publikohet historia e rrallë dhe e panjohur e Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni ishte bajraktar i Kthellës, ndërsa i vëllai, Nikolla gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut shërbeu si ushtarakë në Gardën Mbretërore, kurse djali xhaxhait të tyre, Frroku, në armën e Xhandarmërisë. Si u ndanë përkohësisht rrugët në mes dy kushërinjve gjatë periudhës së pushtimit të vëndit, pasi Frroku luftoi kundër forcave partizane në Jug të Shqipërisë dhe në përfundim të Luftës, u bashkua me Gjon Marka Gjonin në qytetin e Shkodrës, duke marrë hakun për vrasjen e nënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit), nga komunistët, kurse Nikolla doli partizan, duke u inkuadruar me Brigadën e VII-të Sulmuese të komanduar nga Gjin Marku, Ramiz Alia dhe Adil Çarçani, duke luftuar deri në Vishegrad të Jugosllavisë. Dëshmia e rrallë e Ndue Mëlyshit se si u detyrua ai të dilte në arrati në vitin 1947 së bashku me vëllanë e tij kapiten Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, (personazhi kryesor  i filmit “Operacioni Zjarri”) pasi komunistët i’u dogjën kullat e tyre dhe u internuan të gjithë familjen me gra dhe fëmijë në kampet e Krujës, Beratit, Tepelenës etj.

Si qëndroi Nduja nëpër malet e Mirditës në përpjekje me Forcat e Ndjekjes deri në ’49-ën kur u detyrua të arratisej në Jugosllavi së bashku me 53 pjestarë të rezistencës antikomuniste, pas vrasjes së Bardhok Bibës, pasi i pushkatuan vëllanë Lleshin dhe djalin e xhaxhait, Frrokun, kufomën e të cilit e dogjën me vajguri për të terrorizuar popullin e asaj krahine. Zbarkimi i Ndues me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë dhe endja nëpër malet e Mirditës e Pukës deri në 1952-in, kur u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe SHBA-ës, ku ai jetoi deri në vitin 1992, kur u rikthye fillimisht në atdhe pranë familjes së tij (duke jetuar në qytetin e Shkodrës pranë së bijës së tij, Bardha Mëlyshi, pa u kthyer më në SHBA-ës pas vitit 2014) deri sa ndërroi jetë më 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe u përcoll dje për në banesën e fundit.  

Nga Dashnor Kaloçi

Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”. Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori UDB-së Çarkiç, nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë. Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin. Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta. Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi direkt në temë, duke na thënë se ai personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe kishte biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht, që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri”. Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al është Ndue Mëlyshi me origjinë nga Kthella e Mirditës, ish-pjestar i forcave të rezistencës antikomuniste, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1949 dhe i hedhur me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë. I kthyer fillimisht në Shqipëri në vitin 1992 pas katër dekadash emigrimi, Ndue Mëlyshi, nga viti 2014 jetoi në qytetin e Shkodrës me të bijën e tij, Bardha Mëlyshi, deri sa ndërroi jetë më datën 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe më 1 gusht u përcoll për në banesën e fundit. Edhe pse mbante mbi supe më shumë se një shekull e një dekadë të jetës së tij, madje me privacione dhe peripeci të pafundme, duke kaluar gati gjysëm shekulli larg familjes së tij, (bashkëshortes Mara Markagjoni dhe tre vajzave: Bardha, Lizeta dhe Agetina, që i la fare të vogla dhe i gjeti me fëmijë), kujtesa dhe memoria nuk e tradhëtuan asnjëherë deri në minutat e fundit kur ai u shua (më 31 korrik, 2020) i ulur në kolltukun e tij duke shfletuar gazetat e ditës. Para pak kohësh, Memorie.al, arriti t’i marrë një intervistë të gjatë z. Ndue Mëlyshi, (duke e regjistruar me video) me qëllim për ta publikuar më 7 gusht, me rastin e ngjarjes së bujshme të vrasjes së Bardhok Bibës, ngjarje që terrorizoi Mirditën dhe solli edhe largimin e tij dhe 53 pjestarëve të rezistencës antikomuniste nga Shqipëria. Gjatë bisedës, kujtësës së tij të jashtëzakonëshme si një “dosje e gjallë”, hera herës i vinin “në ndihmë” dhe fletoret e shënimeve ku ai prej vitesh në mënyrë kronologjike ka hedhur copza e momente nga jeta e tij e trazuar, apo dhe libri “Jeta e malit”, që ka botuar disa dekada më parë kur ishte në azil politik në SHBA-ës. Duke i përcjellë famijes Mëlyshi ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur, në këtë shkrim po publikojmë të plotë intervistën e zbardhur që i morrëm para pak kohësh, (me ndihmën e pakursyer të së bijës. znj. Bardha Mëlyshi), duke e plotësuar edhe me disa prej shënimeve të tij. Vijon nga numri i kaluar...

Zoti Ndue, pasi Alush Lleshanaku me Haki Blloshimin u gjendën te Ura e Zogut mbi lumin Mat në afërsi të Milotit, ku shkuan më pas?

Pasi kanë mbërritë te Ura e Zogut dhe janë orientu mirë se ku ishin, Alushi me Blloshmin me do pare që kan pas me vete, kanë ble nga një berr aty në Pazar të Milotit dhe të veshun si fshatar që kishin dal për pazar, janë nis në kambë rrugës automobilistike, duke përshku Laçin, Ujën e Bardhë afër Mamurrasit, Zezën, Fush-Krujën, Vorën, Tiranën, kanë kalu mbas Kazermave të Ali Rizajt e kanë dalë në Krrabë, e në pyjet e Elbasanit, ku pas disa kohësh, duke mos pas radio-trasmetuese, kanë kanë kalu kufirin toksor e kan dal prap në Greqi.

Po ju me Ndue Pjetër Gjomarkajn, ku shkuat pasi u takuat bashkë.

Unë me Ndue Pjetrin, jemi kthy prap mbrapsht në ato zona ku kishim ra me parashuta, me shpresën se mos gjenim radion dhe materialet e tjera që mendonim se avioni i kishte shkarku menjëherë pas nesh me parashuta. Për dy ditë rresht, nga data 16 deri më 17 shkurt, nuk kemi lënë vënd pa kërku dhe kur mendonim se nuk kishim më shpresë me i gjet, pak pa u errur, kemi pa radion në fund të një shkëmbi që ishte afro 300 metër i lartë. Jemi ul aty dhe pasi e kami marrë radion, jemi mundu me bë një instalim dhe lidhje provizore me Qëndrën e “Bllokut Kombëtar Indipendent” në Romë, por fatkeqëisht nuk ja arritëm dot, pasi radio nuk punonte, ndoshta dhe nga një dëmtim që kishte pësu nga rrokullisja poshtë në atë shkëmb të thepisur.

Çfarë bëtë pas kësaj?

Pasi nuk e vumë dot radion në punë, u nisëm përsëri me kërku parashutën tjetër që kishte ushqimet, veshmbathjet, e gjëra të tjera të nevojshme për ne. Ishte një i ftohtë i madh me temperuatura nën zero, por në nuk kishim asnjë shpresë tjetër përveç asaj se mund të gjenim atë parashtutë. Por fatkeqësisht çdo kërkim i joni rezultoi pa rezultat, pasi vonë do merrnim vesh se atë parashutë, avioni nuk dihet se përse, nuk e kishte shkarkuar menjëherë pas nesh, por e kishte hedhur në Pyjet e Macukullit, pas Alushit dhe Blloshmit.

Pasi humbët shpresat se mund ta gjenit parashutën, çfarë bëtë?

Duke i humbur të gjitha shpresat se mund ta gjenim parashutën e dytë dhe pasi nuk mund të rrinim më në atë mal nga frika se mund të ishin vëzhguar lëvizjet tona, më datën 17 shkurt në mbramje ne vendosëm të largoheshim që aty. Unë mora në shpinë radion me pasijet e saj që peshonte rreth 35. kg. e Ndue Pjetri ecte para meje duke shkel borën me ma lehtësu sadopak udhëtimin. Mbas një rruge të gjatë dhe shumë të vështirë prej terrenit të thepisun, ne mbërritëm në katundin Kumbull-Selitë, të cilin nuk kishim pas rast me shku më parë. Nga aty kemi vazhdu përsëri udhëtimin dhe aty nga ora tre pas mesnate kemi arrit në katundin Mërkurth të cilin e njifshim shumë mirë, por nuk ndaluam fare aty dhe kemi vazhdu rrugën pa ndalu fare, deri sa aty nga ora tetë e mëngjezit të datës 18 shkurt, kemi mbrrit në Bjeshkën e Oroshit. Nga lodhja e madhe duke përshku gjithë atë rrugë si dhe nga mërzitija prej asaj disfate që pësuam, ishte gati duke na dal shpirti, por na mbante gjallë shpresa se do të lidheshim me radio dhe do të takoheshim me Alushin e Blloshmin për t’u riorganizu e me vazhdu misionin tonë.

A mundët të lidheshit me radio?

Aty në Bjeshkën e Oroshit gjetëm një vënd të përshtatshëm dhe e vumë radion në funksion, por fatkeqësisht nuk mundëm dot të lidheshim me Qendrën në Romë. Mbasi kaluan minutat e caktuara që ishin parashiku për të lidhur atë ditë me Qëndrën, ne u gjendëm në vështirësi të mëdha dhe pothuaj të pashpresë, pasi e para nuk dinim asgjë mbi situatën ku ndodheshim, nuk kishim asnjë rezervë ushqimore dhe poashtu na mungonte edhe municioni, pasi në rast se do të binim në ndonjë përpjekje me Forcat e Ndjekjes, ne kishim vetëm nga një “Mashinë” të vogël dhe dy karikatorë me fishek të cilat do t’i harxhonim në pushkët e para. Në këtë situatë, vendosëm që të linim radion diku aty në Bjeshkën e Oroshit, në një vënd të sigurtë duke e mbulu në tokë dhe të dy me Ndue Pjetrin, u nisëm me qarkullu në ato katunde, me mujt me u taku dhe me hy në lidhje me grupet e tjera të rezistencës antikomuniste që e dinim se vepronin ende në ato anë. Puna e parë që na duhet të bënim, ishte të gjenim një njeri që të ishte teknik për radion që të kishim mundësi me u lidh me Qëndrën në Romë.

A takuat njeri?

Pasi zbritëm nga Bjeshka e Oroshit me shumë vuajtje kemi ra në katundin Ndërshen-Orosh, ku në një familje të këtij katundi, gjetëm një mikpritje shumë bujare dhe aty jemi njoh edhe me situatën ku gjendeshim si dhe morrëm njoftimin e lajmet e zeza për humbjen e jetëve të shokëve tanë të malit që ishin vrarë në luftime me forcat komuniste të Ndjekjes, si: Frrok Mëlyshi, Mark   Ndue Bajraktari, Pjetër Llesh Gjoni, Ludovik Saraçi, Mark Cara, Bardhok Marka Gjoka, Pjetër Paloka, Gjin Paloka, Nikoll Gjet Ndoj etj. Po kështu morrëm vesh se disa kryetar çetash antikomuniste ndër më kryesorët, si Bilal e Halit Kola, Ndrec Lufi e Marka Bib Vokrri, për t’i shpëtuar ndjekjeve të forcave komuniste në atë terror të madh që kishte ndërmarrë qeveria e Tiranës ndaj popullsisë së atyre zonave që strehonin e mbanin me buk njerit e malit, ishin detyruar dhe kishin dalë në Jugosllavi që në tetorin e vitit 1948. Po kështu një numër i madh familjesh dhe njerzish që përkrahnin shokët tanë të rezistencës antikomuniste, ishin pushkatu, burgos apo internu nga qeveria komuniste e Tiranës. Këto lajme na trishtuan dhe gjendja jonë dukej fare e pashpresë.

Çfarë vendosët të bënit pas këtyre lajmeve që morët?

Pas kësaj edhe pse i zoti i shtëpisë, miku ynë trim dhe bujar na luti që të rrinim aty nja dy tre ditë me marr veten nga lodhja e madhe dhe gjendja e vështirë shpirtërore që na e shtuan ato lajme të zeza, ne e falenderuam dhe i thamë se na duhej të vazhdonim rrugën për në drejtim të Kthellës, pasi ai na dha ushqim me vete për dy ditë.

U larguat pas kësaj nga aty?

Pasi kemi marrë pak veten duke u orientu se ku jemi, ne të dy morrën rrugën për në drejtim të Kthellës dhe kur mbërritëm aty trokitëm tek një shtëpia e mikut tonë bujar dhe guximtar, i cili na priti si jo ma mirë për aq pak kohë që ne kemi ndejt aty. Ka qenë data 20 shkurt 1949 kur kemi hy në Kthellë dhe miku ynë na ka tregu çdo gjë që kishte ndodh gjatë asaj kohe me grupet e rezistencës antikomuniste që vepronin në ato zona. Pas tre ditësh ai na mundësoi takimin me disa nga shokët tanë të malit, si: Preng Dod Gjinin, Bib Marka Bibën, Preng Zef Tarazhin dhe Ndue Nikoll Prengën. Këta të katër që ishin miq tanët besnik dhe të sprovuar në disa përpjekje të armatosura me forcat komuniste të Brigadave të Ndjekjes, kishin ndërlidhje me me grupet e tjera antikomuniste që në atë kohë vepronin në rakonin e Lezhës, si: Dedë Kolziu, Llesh Marka Doda, Llesh Marka Tuci dhe Gjon Marka Tuci. Pasi jemi marrë vesh me anë të korrierëve tanë besnik, me këta të katërt ne jemi takuar më datën 15 mars në vëndin e quajtur Pylli i Qafë Mollës në Mirditë, ku kemi zhvillu një mbledhje që ka zgjatur disa orë.

Çfarë vendosët aty?

Aty në atë mbledhje ne më shumë diskutuam dhe analizuam situatën tepër të vështirë ku ndodheshim ne dhe ato pak grupe të rezistencës antikomuniste në krahinën e Mirditës të udhëhequra nga: Ndue Bajraktari, Marka Dod Lleshaj, Gjok Dod Përbrunga e Marka Jak Bajraktari, si dhe ato të Pukës nën udhëheqjen e Pal e Ndoc Mirakajt. Ndërlidhja jonë me ato grupe bëhej mjaft e vështirë si prej motit të dimrit pasi Bjeshka e Oroshit kishte më shumë se një metër e gjysëm borë me ngrica, ashtu dhe prej mungesës së ushqimit nga kriza e madhe e bukës që mbizotëronte në ato zona. Në këto kondita tepër të vështira ku ndodheshim pasi ishte paralizuar çdo gjë edhe për shkak të ndjekjes së forcave komuniste që vepronin në ato krahina, ne vendosëm dhe u shpërndamë në dy grupe. Në grupin e parë ku bënte pjesë Preng Dod Gjini, Dedë Kolziu e Gjon Marka Çupi, Ndue Nikoll Prenga dhe unë me Ndue Pjetrin, u nisëm për në Bjeshkën e Oroshit me marrë radio-trasmetuesen që kishim lënë atje të fshehur në një vënd të sigurtë.

Po grupi tjetër?

Grupi tjetër i përbërë nga Llesh Marka Tuci, Llesh Marka Doda, Bib Marka Biba dhe Preng Zef Tarazhi, u ngarkuan me furnizimin me ushqime në një qëndër (pik-takimi) që do ta formonim në Pyllin e Qafë-Mollës, si dhe të vendosnin ndërlidhjet me grupet e tjera.

Ju, arritët ta merrnit radio-marrsen?

Ne pas shumë vuajtjesh për shkak të vështirësive që na krijonte bora e madhe gjatë udhëtimit tonë, më në fund shkuam dhe e morëm radion atje ku e kishim lënë, por në kthim, për shkak të motit të keq që nisi me shira të rrëmbyeshëm, nuk mundëm që ta kalonim dot lumin Fan që ishte bërë shumë i rrëmbyeshëm. Kështu ne mbetëm pa shku në vëndin e caktuar në Qafë Mollë, që kishim paracaktu si pike-takimi ku do mblidheshim përsëri.

Çfarë bëtë pas kësaj?

Ne u detyruam dhe pritëm nja dy ditë që të stabilizohej disi moti duke qëndruar në zonën e Buklit të Mirditës dhe më pas ne si grup morrëm vendim që të kalonim lumin e Fanit në urën e Karmës së Peshqeshit. Kështu, në mbrëmbjen e datës 22 mars u nisëm për në atë drejtim, duke udhëtu vetëm natën nën një shi të rrëmbyshëm dhe errësirë të plotë. Karma është një vënd shumë i vështirë për të udhëtuar nga terreni i thyer e shkëmbinjtë e thepisun dhe aty kemi mbërrit duke dalë drita. Nga që nuk mundeshim dot me udhëtu ditën nga frika se zbuloheshim dhe mund të na rrethonin forcat komuniste të Reparteve të Ndjekjes, u detyruam dhe e bëmë kalimin afër urës së Karmës sapo zbardhi dita. Ne na duhej të largoheshim sa më shpejt prej asaj zone, pasi rrezikoheshim prej forcave komuniste të Sigurimit të Shtetit, që prej aty ishin shumë afër Qëndrës së Shën Palit.

A u diktuat prej tyre?

Ashtu siç dhe e parashikuam, fatkeqësisht u zbuluam, pasi aty nga ora 9 e mëngjezit aty afër nesh kaluan disa çobanë dhe prej tyre ne rrezikoheshim shumë. Ne ramë në hall, pasi po t’i kapnim, do të bëhej alarm, po mos t’i kapnim, nuk kishim siguri, pasi ata mund të na kallxonin dhe situate jonë bëhej shumë e rrezikshme.

Si vendosët…?!

Ne nuk i kapëm me një shpresë të kotë se ata nuk na kishin pa, ose dhe po të na kishin pa, nuk do të na kallzojshin. Por fatkeqsisht, një nga çobanët i quajtur Gj. B. Ll. Që ishte spiun i Bardhok Bibës, qysh përpara, pasi na kishte hetuar mirë grupin tonë, menjëherë shkoi në Shën Pal, ku ishin në gatishmëri shumë forca komuniste operuese, gati për të vepru në çdo kohë që t’u jepej sinjali.

Çfarë ndodhi pasi ai person lajmëroi për ju në Shën Pal?

Në orën 12 të asaj dite (23 mars 1949) grupi ynë i gjend i rrethu prej një fuqie ushtarësh të Forcave të Ndjekjes që arrinin në afro 500 veta. Ne ndodheshim në një pozicion të pafavorshëm qoftë për të sulmu, qoftë për t’u tërheq dhe vështirësitë na i shtonte më tepër edhe moti, pasi temperaturat në atë fund marsi ishin nën zero. I gjithë vëndi aty është me shkëmbinj të thërmuar dhe të tjerë shumë të lartë saqë ishte tepër e vështirë me i pa majat e tyre dhe nuk kishte asnjë lloj shtegu me kalu. Lumi i Fanit të Vogël që kalon në ato zona duke i pre si me thikë shkëmbijtë e thepisun deri nëë thellësi, ishte një tjetër pengesë e fortë natyrale që na dilte para nesh. Nga ana tjetër e lumit ku shkëmbinjtë me njëri tjetrin ishin jo ma larg se 500 metër në vijë ajrore në majat e maleve, forcat komuniste kishin vu mitrolozat e rëndë dhe qëllonin papushim me një zjarr të dëndur.

Çfarë bëtë në atë situatë të vështirë ku ndodheshit?

Për më shumë se tetë orë rresht ne të katër kemi qëndru pa lëviz fare në ato pozicione që kishim zënë me të shpejtë, nën zjarrin e pandërprerë të forcave komuniste që ishin të shumta në numër, pasi plumbat e tyre na vinin nga të katër anët.

Nuk tentuan t’u sulmonin gjithë ato forca komuniste që i’u kishin rrethuar?

Ata tentuan disa herë të na sulmonin, por nuk na thyen dot dhe tërhiqeshin përsëri, pasi linin ndonjë të vrarë aty.

A pati të vrarë aty nga ana e Forcave të Ndjekjes?

Në sulmin e parë që ata tentuan, mbeti i vrarë në vënd aspiranti i Sigurimit të Shtetit, Qemal Hoxha, që mbulonte me shërbim rrethin e Shën Palit. Bashkë me të në atë sulm, mbetën të vdekun edhe një rreshter i Brigadës Speciale të Sigurimit dhe katër ushtarë. Mund të ketë pas dhe të tjerë të vrarë, por këto i kemi pa me sytë tanë.

Çfarë ndodhi pas këtyre humbjeve nga ana e Forcave të Ndjekjes?

Aty nga ora tetë e mbrëmjes kur nata kishte mbulu vëndin e nuk dukej asgjë, duke pa dhe situatën kur ne po na mbaroheshin edhe ato pak municione që kishim, vendosëm me sulmu përpjetë me dal në Majën e Malthit, pasi në atë situatë kur zjarri i tyre u ndez me më shumë furi, nuk kishim më asnjë shpresë me ngel kush i gjallë nga ne. Radion dhe paisjet e saj e ndamë në dy pjesë, një e mora unë dhe një Ndue Nikolli, por duke mos pasë asnjë mundësi komunikimi me njëri tjetrin, grupi ynë u shpërnda në dy drejtime të ndryshme me shpëtu kokën gjithsecili. Preng Dod Gjini dhe Ndue Pjetër Gjomarkaj janë nis në një drejtim, ndërsa unë me Gjon Marka Çupin e Ndue Nikollin në një drejtim tjetër.

A patët të dëmtuar nga ana juaj gjatë asaj tërheqje?

Fatkeqësisht pak minuta pas asaj tërheqje u plagos Ndue Nikolli dhe unë u detyrova me i ardh nhë ndihmë duke ja marr paisjet e radios dhe bashkë me radion që kisha i fsheha diku me të shpejtë por në një vënd të sigurtë dhe prej aty mundëm të largoheshim pa pësu asnjë dam tjetër.

Ora 09:15
Dëshmia e ish-diversantit: Në bazën e CIA-s na dërgoi Blloku Indipendent ku ishte dhe Ernest Koliqi, por piloti gaboi…

Publikohet historia e rrallë dhe e panjohur të Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni ishte bajraktar i Kthellës, ndërsa i vëllai, Nikolla gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut shërbeu si ushtarakë në Gardën Mbretërore, kurse djali xhaxhait të tyre, Frroku, në armën e Xhandarmërisë. Si u ndanë përkohësisht rrugët në mes dy kushërinjve gjatë periudhës së pushtimit të vendit, pasi Frroku luftoi kundër forcave partizane në Jug të Shqipërisë dhe në përfundim të Luftës, u bashkua me Gjon Marka Gjonin në qytetin e Shkodrës, duke marrë hakun për vrasjen e nënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit), nga komunistët, kurse Nikolla doli partizan, duke u inkuadruar me Brigadën e VII-të Sulmuese të komanduar nga Gjin Marku, Ramiz Alia dhe Adil Çarçani, duke luftuar deri në Vishegrad të Jugosllavisë. Dëshmia e rrallë e Ndue Mëlyshit se si u detyrua ai të dilte në arrati në vitin 1947 së bashku me vëllanë e tij kapiten Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, (personazhi kryesor  i filmit “Operacioni Zjarri”) pasi komunistët i’u dogjën kullat e tyre dhe u internuan të gjithë familjen me gra dhe fëmijë në kampet e Krujës, Beratit, Tepelenës etj. Si qëndroi Nduja nëpër malet e Mirditës në përpjekje me Forcat e Ndjekjes deri në ’49-ën kur u detyrua të arratisej në Jugosllavi së bashku me 53 pjestarë të rezistencës antikomuniste, pas vrasjes së Bardhok Bibës, pasi i pushkatuan vëllanë Lleshin dhe djalin e xhaxhait, Frrokun, kufomën e të cilit e dogjën me vajguri për të terrorizuar popullin e asaj krahine.  Zbarkimi i Ndues me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë dhe endja nëpër malet e Mirditës e Pukës deri në 1952-in, kur u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe SHBA-ës, ku ai jetoi deri në vitin 1992, kur u rikthye fillimisht në atdhe pranë familjes së tij (duke jetuar në qytetin e Shkodrës pranë së bijës së tij, Bardha Mëlyshi, pa u kthyer më në SHBA-ës pas vitit 2014) deri sa ndërroi jetë më 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe u përcoll dje për në banesën e fundit. 

Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”. Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori UDB-së Çarkiç, nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë. Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin. Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta. Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi direkt në temë, duke na thënë se ai personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe kishte biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht, që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri”. Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al është Ndue Mëlyshi me origjinë nga Kthella e Mirditës, ish-pjestar i forcave të rezistencës antikomuniste, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1949 dhe i hedhur me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë. I kthyer në fillimisht në Shqipëri në vitin 1992 pas katër dekadash emigrimi, Ndue Mëlyshi, nga viti 2014 jetoi në qytetin e Shkodrës me të bijën e tij, Bardha Mëlyshi, deri sa ndërroi jetë më datën 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe dje më 1 gusht u përcoll për në banesën e fundit. Edhe pse mbante mbi supe më shumë se një shekull e një dekadë të jetës së tij, madje me privacione dhe peripeci të pafundme, duke kaluar gati gjysëm shekulli larg familjes së tij, bashkëshortes dhe tre vajzave që i la fare të vogla dhe i gjeti me fëmijë, kujtesa dhe memoria nuk e tradhëtuan asnjëherë deri në minutat e fundit kur ai u shua para tre ditësh, (më 31 korrik, 2020) i ulur në kolltukun e tij duke shfletuar gazetat e ditës. Para pak kohësh, Memorie.al, arriti t’i marrë një intervistë të gjatë z. Ndue Mëlyshi, (duke e regjistruar me video) me qëllim për ta publikuar më 7 gusht, me rastin e ngjarjes së bujshme të vrasjes së Bardhok Bibës, ngjarje që terrorizoi Mirditën dhe solli edhe largimin e tij dhe 53 pjestarëve të rezistencës antikomuniste nga Shqipëria. Gjatë bisedës, kujtësës së tij të jashtëzakonëshme si një “dosje e gjallë”, hera herës i vinin “në ndihmë” dhe fletoret e shënimeve ku ai prej vitesh në mënyrë kronologjike ka hedhur copza e momente nga jeta e tij e trazuar, apo dhe libri “Jeta e malit”, që ka botuar disa dekada më parë kur ishte në azil politik në SHBA-ës. Duke i përcjellë famijes Mëlyshi ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur, në këtë shkrim po publikojmë të plotë intervistën e zbardhur që i morrëm para pak kohësh, (me ndihmën e pakursyer të së bijës. znj. Bardha Mëlyshi), duke e plotësuar edhe me disa prej shënimeve të tij.  

                                       Vijon nga numri i kaluar 

Zoti Ndue, si rregull, a duhet të raportonte Pjetër Qafa kur doli në Jugosllavi për situatën ku ndodheshit ju, apo atë gjë duhej ta bënit ju si kryetar grupi?

Pjetër Qafës i dhashë me vete një raport të hollësishëm për majorin Mijoviç, duke i shkruar se ne kishim mbetur në zonën e Kthellës nga ndjekjet e shumta të forcave komuniste dhe nuk kishim mundur dot që të dilnim në Jugosllavi së bashku me Pjetrin. Ndërkohë unë hyra në lidhje me Alush Lleshanakun e Gjon Gjinajn, duke vazhduar misionin tonë të vështirë në organizimin e atyre grupeve të vogla të rezistencës antikomuniste që kishin mbetur në Shqipëri.

Ç’ndodhi më pas me grupin tuaj dhe të tjerët grupe që ishin në Shqipëri, si ai i Alush Lleshanakut etj?

Me datën 14 nëntor 1950, Alush Lleshanaku me grupin e tij u nis për në zonën e Elbbasanit dhe pas një udhëtimi tepër të vështirë ai arriti atje pa pësuar humbje në njerëz. Ajo gjë u arrit pasi grupin e tij e përcollën dy njerëzit që i dhashë unë me vete, Bibë Biba dhe Zef Lekëgega, të cilët ishin luftëtar të vjetër dhe të sprovuar me jetën e malit.

Deri ku e çuan ata Alush Lleshanakun?

Ata të dy e përcollën Alushin dhe grupin e tij deri në zonën e Shën-Gjergjit të Elbasanit dhe pasi e lanë aty ku ai nuk kishte më nevojë, Biba e Zefi u kthyen përsëri tek unë në pyllin e Munellës. Në atë kohë që ne ndodheshim në atë zonë, kaluam një dimër tepër të vështirë dhe vështirësitë më të mëdha bëheshin nga ndjekjet e shumta të Forcave të Ndjekjes, por përsëri ne njerëzit e malit mundëm të rezistonim deri në vitin 1952.

Si mundët të rezistonit?

Po ja nga familjet bujare që na mbanin me bukë edhe pse ato ishin në kushtet e një represioni të egër të komunistëve. Por mbajtja jonë me bukë ishte një gjë tepër e vështirë edhe për shkak të varfërisë së madhe të atyre familjeve që na strehonin.

Po grupet e tjera ku vepronin?

Në atë kohë Zef Ndreca e Gjon Shkurti me grupin e tyre ishin vendosur në Bjeshkën e Zepës në Mirditë, ku ata patën mundësinë që të furnizoheshin disi me ushqime, ndërsa unë më Gjon Gjinajn, instaluem radion provizorisht në qëndrën e Zef Ndrecës. Bashkë me grupin e luftëtarëve që ishin atje, ne mendonim që të krijonim një grup të madh në Bjeshkën e Madhe të Munellës. Kështu më 29 nëntor 1950, grupi ynë me gjithë radion mbërriti në qëndrën e Zepës ku gjindeshin dhe Zef Ndreca, Marka Zefi, Ndue Zefi, Gjon Shkurti e Frrok Mëhilli ku u bëmë nëntë vetë gjithsej. Qëllimi ynë ishte që të mbanim lidhje më Qëndrën e Bllokun Indipendent në Romë dhe njëkohësisht të punonim për krijimin e grupit të dytë në zonën e Munellës.

A i’a arritët këtij qëllimi?

Fatkeqësisht, me datën 2 dhjetor 1950, qendra e Zepës u rrethua nga forcat e shumta të Reparteve të Ndjekjes që erdhën nga katër rrethe: Kthellë, Pukë, Kukës dhe Peshkopi. Ato forca komuniste përbëheshin prej më shumë se 700 ushtarësh të armatosur me të gjitha armatimet deri tek mitralozat e rëndë.

A pati përpjekje të armatosur në mes grupit tuaj dhe Forcave të Ndjekjes?

Jo vetëm që patëm përpjekje me ta, pore aty u zhvillua një luftim i rreptë që zgjati nga ora 12 e ditës e deri në ora 6 e mbrëmjes. Grupi ynë përveçse u gjend i rrethuar keq nga të katër anët, ishte dhe në pozicione të pafavorshme. Si rezultat i asaj situate, aty mbetën të vrarë Zef Ndreca, Ndue Zefi, Gjon Shkurti dhe Frrok Nikolla, kurse Gjon Gjini u plagos rëndë duke humbur edhe radion.

Çfarë bëtë pas këtyre humbjeve të shokëve tuaj, si mundët të shpëtonit ju?

Pas kësaj unë me Bib Bibën, Mark Zefin dhe Bardhok Shkurtin, morëm Gjonin e plagosur dhe duke kaluar ndër furrinë e zjarrit e të terrenit të thyer, mundëm që ta çanim rrethimin e të largoheshim.

Po nga Forcat e Ndjekjes a pati të vrarë dhe të palgosur?

Nga ana e forcave komuniste të Ndjekjes, sipas informative që morëm më vonë nga fshatarët, kishim mbetur të vrarë 28 ushtarak dhe po aq të plagosur.

Përveç çfarë u thanë fshatarët, ju vetë a i patë të vrarët nga Forcat e Ndjekjes?

Po po, pesë ushtarë të vrarë dhe një kapiten, ne i pamë vetë me sy gjatë tërheqjes, dhe një oficeri i morëm armën që ishte një “Mashinë” gjermane.

Mbasi e kaluat rrethimin, ku shkuat?

Mbasi kaluam rrethimin, Gjon Gjinajn e plagosur ne e dërguam në katundin Xhuxhë dhe vetë u larguam nga ajo zonë për të humbur gjurmët. Pas atyre humbjeve të mëdha ne u rigrupuam përsëri në zonën e Molungut në Lezhë dhe qëndruam nëpër male deri në vitin 1952, kur të detyruar nga humbjet e mëdha që u kishin shkaktuar forcat komuniste, u larguam përfundimisht nga Shqipëria.

Te kthehemi edhe njëherë tek misioni juaj i parë i zbarkimit me parashutë në Shqipëri, si e kujtoni dhe kur ka ndodhur kjo?

Misioni ynë i parë i zbarkimit me avion në Shqipëri ka ndodhur më 15 shkurt të vitit 1949 dhe ne u nisëm pasi ishim stërvitur në bazën sekrete amerikane të CIA-s në Golfo di Taranto, e cila ishte një fortesë ushtarake në Monte Mesala që ndodhej në periferi të Romës. Ajo bazë amerikane kishte lidhje me Bllokun Kombëtar Indipendent të kryesuar nga Gjon Marka Gjoni, Xhaferr Deva, Ismail Vërlaci, Kol Bib Mirakaj, Ernest Koliqi, Ndue Gjon Marku, Lin Shkreli etj. Ne ishim katër vete: Alush Lleshanaku, Ndue Pjetër Gjonmarkaj, Haki Blloshi dhe unë (Ndue Mëlyshi).

Çfarë përgatitjesh kishit bërë në atë bazë ushtarake, pra, si dhe për çfarë ishit stërvitur?

Aty ne kishim bërë stërvitje nga më të ndryshmet, si: mësime teorike, kurse specializimi për përvetësimin e radiove marrëse e dhënëse, luftime trup me trup, goditje me thikë, përdorimin e armëve të ndryshme dhe qitje me to, kalime pengesash ujore dhe toksore ditën e natën, zbritje e ngjitje me litar në lartësi e shkëmbinj të thepisur, e deri te përdorimi parashutës, etj.

Përse u caktuat pikërisht ju të katërt për të zbarkuar me grupin e parë parashutist në Shqipëri?

Na caktuan ne të katërt, pasi përveç përgatijeve fizike, ushtarake, etj., që kishte Alushi, Haki Blloshmi, e Ndue Pjetri, ne na vlersuan si më të përshtatshëm edhe për faktin se kishim qenë edhe herë të tjera me mision sekret në Shqipëri (duke hyrë nga kufiri toksor) dhe tashmë kishim një përvojë të madhe në jetën e malit dhe vështirësitë e shumta që duheshin kaluar. Ne i kishim përmbushur me sukses ato detyra që na ishin caktuar në ato misione të para dhe kështu që na caktuam përsëri që të kishim sukses edhe këtë mision, i cili do të kishte vlera edhe nga ana psikollogjike për t’iu ngritur moralin shokëve të tjerë që do të vinin me misione sekrete në Shqipëri.

Çfarë pajisjesh e armatimesh i’u dhanë me vete në misionin e parë që do hidheshit me parashuta në Shqipëri?

Si pajisje personale që do kishim çdo njëri prej nesh në parashutën tonë, ishte vetëm një “Mashinë” (armë) me nga dy karikator fishekësh si municion. Por përveç katër parashutave që do hidheshim ne, do kishim edhe katër parashuta të tjera, ku dy të kishin radiot dhe dy të tjera me ushqime të thata, veshëmbathje, armatime të lehta dhe municione të tjera, pjesë të radios, ilaçe medicine e gjëra të tjera që na duheshin e nevojiteshin për jetën e malit, të cilat ishin llogaritur për 30 ditë.

Ku ishte përcaktuar vendi zbarkimit tuaj me parashuta?

Ndërsa data e zbarkimit u caktua po atë ditë që jemi nis, pra më 15 shkurt 1949, vëndi i zbarkimit tonë ishte paracaktuar që më parë, por ne do të na bëhej i ditur vetëm pasi kemi zënë vënd në avion, në mënyrë që ajo të ishte sa më sekret dhe të mos kishte mundësi dekonspirimi. Ne na caktuan për t’u hedhur në Sheshnaltën e Bjeshkës së Mirditës tek Fusha e Vjerthit, vënd i cili ishte përzgjedhur si më i sigurtë për zbarkimin me parashutë.

Pse u zgjodh pikërisht data 15 shkurt?

Ne ishim në pritje për t’u nis dhe data 15 shkurt u zgjodh në varësi të motit, pasi atë natë ishte një kohë e kthjellët dhe bënte shumë ftohtë. Këto kushte atmosferike konsideroheshin të përshtatshme për misionin tonë, pasi do kishim mundësi të orientoheshim kur të zbrisnim në tokë, e gjithashtu mundësitë e lëvizjes së banorëve të atyre zonave apo Forcave të Ndjekjes, do ishin më të pakta dhe kufizuara.

Si e kujton zbarkimin e grupit tuaj me parashuta, në ç’drejtim ka qenë itinerari i lëvizjes së avionit dhe a patët probleme gjatë zbritjes në tokë?

Pasi kemi zënë vënd në avionin që u nis në një aeroport i vogël ushtarak në periferi të Romës, jemi nis dhe avioni pasi kaloi Detin Adriatik, ka marrë drejtimin për nga Miloti dhe nga aty ka vazhduar rrugën duke kaluar në Rubik, Rrëshen, Malaj, Kthellë e Epërme, e  deri sa kemi mbrritë në Fushën e Mullit të Selitës, vënde që unë i njifsha me pëllëmbë. Fusha e Vjerthit ku na kishin paracaktu që do zbarkonim dhe ne ishim gati në pritje, nuk u zbatu prej oficerit pilot dhe duke parë që ai gaboi drejtimin, unë i fola dhe ai na bëri shenjë të bëheshim gati me u hedh aty në Fushën e Mullit, sepse sipas kordinatave që ai shikonte në hartë, nuk ishte shumë larg asaj të Vjerthit.

Si reaguat ju pas asaj që ai nuk po respektonte vëndin ku u kishin thënë që do zbarkonit?

Unë i thashë oficerit pilot se atë vënd e njifja mirë, por ai ma ktheu: “Atë punë e dimë ne, ju zbatoni detyrën tuaj që u është ngarkuar”.

Ç’farë ndodhi më pas me ju, zbarkuat aty ku u tha ai?

Pas atij debati, avioni ka vazhduar më tej dhe ka dalë mbi Mërkurth, ku ne nuk njifshim asnjë vënd dhe as nuk dinim ku ishim. U hodha unë i pari e pas meje Ndue Pjetër Gjomarku dhe pasi na janë hapur parashutat normalisht, të dy kemi ra në një bjeshkë me pisha me vënd shumë të thepisun, ku nuk dukej fare Sheshnaltja (fushë në male të larta), që na kishin pas thënë më parë. Sidoqoftë kemi ra në tokë pa pësur asnjë dam.

Po Alush Lleshanaku me Haki Blloshmin?

Pasi na ka lëshu ne të dy në pak minuta nga njëri tjetri, avioni do të bënte një rrotullim dhe do të kthehej përsëri aty me hedh edhe Alushin e Hakiun. Por ai nuk u kthye më në atë drejtim dhe unë me Ndue Pjetrin e pam shumë të vështirë dhe mezi jemi taku me njëri tjetrin pasi na hodhi shumë larg.

Si u takuat ju të dy?

Unë me Ndue Pjetrin jemi taku pas më shumë se gjysëm ore me njëri tjetrin, duke qëllu në ajër me armët që kishim me vete, shenjë të cilën e kishim bërë me fjalë para se të hidheshim.

Kur ratë në tokë dhe më pas kur u bashkuat, a e dinit ju se ku ndodheshit?

Jo vetëm se nuk dinim se ku ndodheshim, por ne mezi u bashkuam të dy, pasi në atë vënd përveçse të thepisun, kishte dhe mbi një metër e gjysëm borë dhe me shumë mundime ne të dy kemi dalë në një vënd të lartë që të kishim mundësi me e pa më mirë dhe të orientoheshim në atë sektor ku kishim ra. Vetëm në mëngjes kur ka zbardh drita, ne e kuptuam se kishim rënë dhe gjendeshim në malet e Kunorës së Selitës e Kthellës, prej nga ishim unë.

Po pse e bëri piloti atë gabim që u hodhi aty dhe jo në vëndin e caktuar e sa larg ishit prej aty ku ishte paracaktuar të zbarkonit?

Nuk e di dhe ne nuk e mësuam kurrë, nëse piloti e bëri me apo pa dashje atë gabim dhe nga aty ku ndodheshim pra në Kunorën e Selitës së Kthellës, ishte jo ma shumë se 25 km. në vijë ajrore me Fushën e Vjerthit ku na kishin caktu me zbarku. Por gabimi ma i madh u ba me Alush Lleshanakun e Haki Blloshmin, të cilat avioni i kishte hedhur në Malin e Macukullit (fshat i Burrelit, krahina rethit të Matit) duke qenë edhe 25 km. të tjera më larg nesh.

Ç’kishte ndodhur, pse u hodhën ata aq larg?

Nuk e di, gabimi që u ba me mua dhe Nduen, u përsërit dhe me ta. Por ndryshe nga ne që ishim në zonën tonë ku kishim kalu jetën deri para se me u arratis prej Shqipnisë, Alushi me Blloshmin ishin në një zonë krejt të panjoftun për ta dhe atyne i’u desh me kalu vështirësi të shumta që u rrezikuan jetën disa herë. Ata nuk dinin se çfarë drejtimi me marr, pasi nuk e njifshin fare atë zonë dhe asnjë njeri në atë krahinë ku kishin rënë. Edhe pse e gjithë zona e Macukullit njihej për mikpritjen e saj, Alushi me Blloshmin nuk e dinin se ku ndodheshin dhe vetëm vëndosëmria e tyre, bëri që ata të largoheshin prej aty, duke ecur nëpër pyje të vogla dhe rrugë pa rrugë për disa ditë, pa pushue në asnjë vënd, deri sa kanë pa dhe kan njoftë lumin e Matit. Duke ndjek rrjedhën e tij, pas disa ditëve rrugë pa strehim e pa ushqim fare, ata kanë parë Urën e Zogut mbi lumin Mat në Milot dhe aty e kanë parë se ku ndodheshin./Memorie.al

Ora 08:05
'Misionet tona sekrete në Shqipëri nga Italia e Jugosllavia, ishin të miratuara prej...', vijon dëshmia e 109 vjeçarit

Vijon intervista me Ndue Mëlyshin me origjinë nga Mirdita, i cili ka treguar historinë e panjohur të familjes së tij. Ndue Mëlyshit vjen me një dëshmi të rrallë se si u detyrua të dilte në arrati në vitin 1947 së bashku me vëllanë e tij kapiten Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, (personazhi kryesor  i filmit “Operacioni Zjarri”) pasi komunistët iu dogjën kullat e tyre dhe u internuan të gjithë familjen me gra dhe fëmijë në kampet e Krujës, Beratit, Tepelenës etj.

Zoti Ndue, cili ishte qëllimi i atij misioni sekret që u sugjeroi majori UDB-së për të kryer në Shqipëri?

Sipas tij, qëllimi i misionit sekret që ne do të kryenim në Shqipëri, ishte për të parë nga afër situatën e brendëshme që mbizotëronte aty dhe ne do të ktheheshim përsëri për një kohë fare të shkurtër në Jugosllavi. Pas kësaj, ai shtoi se të gjithë shokët e tjerë të grupit tonë, pa asnjë përjashtim, ishte marrë vendimi dhe do t’i dërgonin në punë të ndryshme dhe me rrogë të mirë, duke pasur të gjitha të drejtat dhe liritë njëlloj siç i gëzonin të gjithë shtetasit jugosllav.

Çfarë përgjigjie i dhatë oficerit jugosllav të UDB-së?

Pas propozimit që na bëri, ai na la vetëm për një kohë që ne të bisedonim me njëri tjetrin të qetë dhe pa paraninë e tij, e më pas t’i jepnim një përgjigjie.

Çfarë biseduat ju dhe si vendosët?

Ne biseduam me njëri tjetrin dhe ramë të gjithë në një mëndje se: nisur nga situata tepër e vështirë ku ndodheshin shokët tanë në burgun e Nishit, (ku edhe pse kishte disa kushte, ai përsëri burg mbetej), si dhe duke pasur gjithnjë mëndjen tek familjet tona dhe njerzit që na kishin mbajtur me bukë e strehuar gjatë jetës sonë të malit në Shqipëri, pra për të ditur fatin e tyre, si dhe duke pasur gjithashtu një shpresë se shtetet Perendimore po interesoheshin për ne dhe idealet antikomuniste për të cilat po luftonim, vendosëm që t’i thonim po, propozimit që na bëri majori Çedo Mihjoviç.

Çfarë bëtë pasi i’u përgjigjët pozitivisht “ofertës” së tij?

Pas kësaj së bashku me të, pasi u hartuan listat e grupeve me nga tre persona, ai u nis për në Beograd për të marrë miratimin e shefave të tij, duke na lënë ne në pritje kur të kthehej që të na takonte përsëri.

Kur u kthye ai dhe çfarë u tha?

Majori Çedo Mihjoviç u kthye më datën 10 qershor dhe na tregoi se ishte miratuar plani i tij, por që ishte bërë një ndryshim në ato që ai na kishte parashtruar.

Çfarë ndryshimi?

Nuk do ishin gjashtë grupe me nga tre persona sikur na tha në fillim, por vetëm një grup me tre persona. Nga këta dy veta do ishin shoqërues, kurse i treti do ishte kryetar i grupit dhe vetëm ai do të dinte gjithçka për misionin që do kryhej.

Dhe kush u zgjodhën për të ardhur me mision në Shqipëri?

Në prani të Çedo Mihjoviçit, u zgjodha unë me Mark Jak Bajraktarin dhe Pjetër Çup Qafën. Pas kësaj, sipas fjalës që na kishte dhënë, po atë ditë, majori Mihjoviç i liroi nga burgu të gjithë shokët tanë dhe me kamiona i nis për në Ovskar Banja (Serbi), ku ata do të punonin si punëtor me rrogë pranë një Centrali Elektrik që po ndërtohej mbi lumin Ibar.

Ç’ndodhi më pas me ju, ku u dërguan?

Pas dhjetë ditësh, ne na erdhi dhe na morri një oficer dhe na dërgoi në Prishtinë, ku na priste majori Çedo Mihjoviç dhe pas kërkesës sonë, ai na lejoi që të shkonim dhe të bënim një vizitë tek shtëpia e Pjetër Çupit në Vuçiternë, ku ne qëndruam vetëm një natë. Të nesërmen na morrën dhe na dërguan në qytetin e Gjakovës, ku na sistemuan në një shtëpi që ishte disi e larguar nga zona e banuar dhe aty vinte vetëm një oficer që na sillte ushqimin.

Sa kohë qëndruat në atë shtëpi?

Aty ne qëndruam rreth dy javë dhe gjatë atyre ditëve ne na shërbente një zonjë komuniste, e cila na bënte shërbimet dhe ne e morëm disi veten nga vuajtjet që kishim kaluar gjatë periudhës që ndënjëm në burgun e Nishit. Një ditë para se të largoheshim nga ajo shtëpi për t’u nisur me mision sekret për në Shqipëri, ne erdhi dhe na vizitoi përsëri majori Çedo Mihjoviç, i cili na tha se çfarë kërkesash kishim, para se të niseshim për të kaluar kufirin. Më pas ne na përgatitën me armatime dhe pajisjet e tjera të nevojshme që do të na duheshin për zbarkimin tonë në Shqipëri dhe më datën 7 korrik të vitit 1950, major Çedo Mihjoviç, na takoi me Arif Selmanin dhe Rustem Thaçin, të cilët ishin dy njerëzit që do të na udhëhiqnin në itinerarin e rrugës së gjatë që do të përshkonim ne për të hyrë ilegalisht brenda territorit shqiptar.

Nga ishin Arifi me Rustem Thaçin dhe pse ndodheshin në Jugosllavi?

Arifi me Rustemin ishin të dy pukjanë dhe me sa mbaj mënd, Rustemi ishte nga fshati Sakat. Të dy ishin arratisur në Jugosllavi për t’i shpëtuar ndjekjeve pasi kërkoheshin nga forcat e Sigurimit të Shtetit për t’u arrestuar, sepse ishin diktuar që kishin strehuar dhe u kishin dhënë bukë njerzve të malit, siç na quanin ne komunistët. Të dy ata ishin djem trima, besnik dhe kishin ndihmuar shumë nga këto grupet tona kur ishim në Shqipëri.

Pasi u takuat me Arifin dhe Rustemin, ku shkuat?

Pas takimit me Arifin dhe Rustemin së bashku me grupin e oficerëve që na shoqëronin, ne kemi shkuar deri në vendin e quajtur Va-Spas e aty jemi strehuar tek shtëpia e Hysen Prushit që ndodhej në afërsi të kufirit.

Si u futët në kufirin shqiptar, a patët probleme me forcat e kufirit apo banorë të zonës?

Hysen Prushi përgatiti një grup djelmoshash të armatosur nga fisi i tij dhe po natën e datës 7 korrik 1950, na shoqëroi vetë duke na përcjellë deri në Qafë të Prushit, ku ne kaluam kufirin dhe hymë në territorin shqiptar pa asnjë pengesë. Mbasi hymë në brendësi të tokës shqiptare, Hysen Prushi me njerëzit që na shoqëroi u kthyen mbrapsht për andej nga kishin ardhur, ndërsa unë me Marka Jakun e Pjetër Çup Qafën, të shoqëruar dhe nga Arif Selmani e Rustem Thaçi, më datën 9 korrik kemi kaluar lumin Drin dhe kemi marrë rrugën drejt pyjeve të fshatit Sakat të zonës së Pukës, prej nga ishte dhe Rustem Thaçi siç i’u thashë.

Sa qëndruat aty në pyjet e fshatit Sakat të Pukës?

Pasi mbërritëm në pyjet e Sakatit, morëm rrugën për në Bjeshkën e Kryeziut dhe aty u ndamë.

Ku shkuat?

Unë me Marka Jakun e Pjetër Çupin morëm drejtimin për në zonën e Mirditës, ndërsa Arifi me Rustemin u nisën për në rajonin e tyre në Va-Spas, duke lënë që të takoheshim përsëri në një vënd të caktuar në datën 26 gusht 1950. Kështu më datën 13 korrik, unë me Marka Jakun dhe Pjetër Çupin mbërritëm në zonën e Pukës dhe hymë në lidhje menjëherë me bazën tonë të parë në Fushë të Arzit, ku na pritën dy vëllezërit, Nikoll dhe Pjetër Shkoza, të cilët ishin dy nga njerëzit më besnik që strehonin grupet e rezistencës antikomuniste të krahinave të Veriut. Dy vëllezërit Shkoza, pasi na strehuan dhe na furnizuan me ushqimet e nevojshme, na informuan rreth situatës së brendëshme, duke na treguar dhe ngjarjet që kishin ndodhur gjatë asaj kohe pas vrasjes së Bardhok Bibës e grupin prej gjashtë vetësh të kryesuar nga Preng Dodë Gjini.

Po për familjet tuaja që kishit lënë në Shqipëri a kishin lajme dy vëllzërit Shkoza?

Po kishin dhe atë ditë nga dy vëllezërit Shkoza, unë mora dhe lajmin e hidhur të vrasjes së vëllait tim, Llesh Mëlyshit dhe dy nipave, Palit dhe Mark Mëlyshit. Po kështu atë ditë dy vëllezërit Shkoza na informuan edhe për strehimin që i kishin bërë grupeve parashutiste që kishin zbarkuar në ato zona, si Kol Çunin, Alush Lleshanaku, Gjon Gjinajn etj. Prej tyre unë mësova se Alush Lleshanaku ishte gjallë dhe kishte zbarkuar për herë të dytë me parashutë në Shqipëri. Po atë natë dy vëllezërit Shkoza me anë të njerëzve të tyre besnik, bënë lajmërimet e nevojshme për ardhjen tonë, duke njoftuar bazat në zonën e Pukës dhe atë të Kurbinit.

Po për mbërritjen tuaj në Shqipëri, kur lajmëruat tek ata që u kishin nisur?

Pasi u takuam me vëllezërit Shkoza, unë me Marka Jak Bajraktarin, përgatitëm disa informacione për t’ia dhënë Kol Çunit, i cili ndodhej në malet e Pukës dhe kishte radio-marrsen që hynte në lidhje me qëndrën dhe Bllokun Kombëtar Indipendent në Romë. Kola hyri në lidhje dhe njoftoi se ne kishim mbrritur pa humbje në bazat tona në bjeshkët e Pukës e Mirditës. Po kështu së bashku me ato lajme të shkurtra që përgatitëm, i kërkuam Kol Çunit që me anë të radios të na përgatiste një pikë takimi me Alush Lleshanakun e Gjon Gjinajn.

A arritët të takoheshit me Alush Lleshanakun?

Në sajë të lajmërimeve të sakta që kishin bërë dy vëllezërit, Pjetër dhe Nikoll Shkoza, me datën 10 gusht 1950, unë me dy shokët e mi bëmë një takim me Alushin dhe Gjonin në zonën e Zadrimës së Lezhës. Aty biseduam gjatë me ta duke u treguar të gjitha ngjarjet që nga dita që unë me Alushin kishim zbarkuar për herë të parë në Shqipëri me avionin italian të nisur nga baza sekrete e CIA-s, ku na kishin stërvitur oficerët amerikanë.

Kush u kishte futi në lidhje me bazën e CIA-s?

Me amerikanët që kishin atë bazë sekrete në periferi të Romës ne na lidhën krerët kryesorë të Bllokut Kombëtar Indipendent, me në krye Gjon Marka Gjonin, Kol Bibë Mirakajn, Ernest Koliqin, Ismail Vërlacin, etj. Të gjitha misionet tona të zbarkimit në Shqipëri nga Italia apo Jugosllavia, ishin të kordinuara nga ajo bazë e CIA-s nëpërmjet Bllokut Kombëtar Indipendent.

Të kthehemi tek takimi juaj me Alush Lleshanakun, kush e shoqëronte atë?

Alush Lleshanaku me Gjon Gjinajn kishin me vete dhe një grup parashutistësh kosovar me të cilët kishin zbarkuar në Shqipëri, por fatkeqësisht aty mungonte më i miri prej tyre, kapiten Riza Hasani, i cili ishte vrarë nga forcat komuniste që në përpjekjen e parë gjatë zbarkimit në fshatin Perlat të Kthellës.

Pas takimit me Alushin dhe Gjon Gjinajt, çfarë vendosët të bënit?

Ata na parashtruan planin e tyre duke na kërkuar ndihmë që ne t’i udhëhiqnim grupin e tyre për të dalë në Kosovë, ku duhet të kryenin misionin e tyre. Mbas një pushimi të shkurtër, së bashku me grupin e Lleshanakut ne u nisëm për në drejtim të bazës së Kol Çunit në malet e Pukës dhe me datën 16 gusht mbërritëm në pyllin e Iballës, ku gjendej qëndra e radios së Kol Çunit.

Sa qëndruat aty?

Në atë bazë ne qëndruam për gjashtë ditë dhe Kol Çuni hyri në lidhje me radio me qëndrën në Romë, duke bërë një përshkrim të gjithë misionit të grupit tonë dhe prej qëndrës ne morëm aprovimin që të dilnim përsëri në Jugosllavi, pasi misioni ynë quhej i mbaruar. Një nga arsyet që ne kërkuam që të ktheheshim në Jugosllavi, ishte dhe interesimi për grupin e shokëve tanë që ndodheshin duke punuar në centralin elektrik të Ovac-Banja të Serbisë. Kështu më datën 26 gusht 1950, sipas pikë-takimit që kishim lënë me Rustem Thaçin e Arif Selmanin, mbërritëm në vendin e caktuar në pyllin e Sakatit dhe prej aty së bashku me ta, kishim plan për të bërë dhe një udhëtim tjetër për në Shqipëri brenda një kohe sa më të shkurtër, përpara se të fillonte dimri.

A e ndërmorrët atë udhëtim?

Jo, sepse Marka Jak Bajraktari e refuzoi atë udhëtim aq të shpejtë, për arsye të gjëndjes së tij shëndëtsore jo të mirë dhe ajo gjë u aprovua nga majori jugosllav Çedo Mihjoviç. Pas tërheqjes së Markut, misioni m’u ngarkua mua dhe Pjetër Qafës, por unë i kërkova majorit Mihjoviç, që bashkë me ne në atë mision të dytë, të vinin edhe dy shokët e mi, Zef Dodë Lekëgega e Bibë Mark Biba, që ndodheshin duke punuar në Ovcar-Banja. Atë kërkesë i’a bëra duke menduar se Zefi me Bibën ishin shokë të ngushtë me mua dhe ata kishin një përvojë të gjatë një jetën e malit. Majori jugosllav e pranoi me kënaqësi kërkesën time dhe na i solli menjëherë Zefin e Bibën në Gjakovë.

Si e kujtoni misionin tuaj të dytë në Shqipëri?

Pasi bëmë përgatitjet e nevojshme, më datën 29 shtator 1950, unë me Pjetr Qafën, Zefin e Bibën, morëm rrugën duke hyrë në Shqipëri në të njëjtin intinerar si herën e parë, duke pasur si shoqërues përsëri Arif Selmanin dhe Rustem Thaçin. Në Va-Spas unë me grupin tim u ndamë nga Arifi e Rustemi, duke u nisur për në zonën e Kthellës dhe lamë një pike-takimi me ta në datën 8 tetor në Pyllin e Sakatit. Mbasi kaluam shumë fshatra ne mbërritëm përsëri në katundin Shkozë, tek dy miqtë tanë, vëllezërit Pjetër e Nikoll Shkoza. Nga ata të dy ne u furnizuam me ushqime dhe u informuam mbi situatën në vend, duke mësuar se Alush Lleshanaku me Gjon Gjinajn gjendeshin në zonën e Munellës në Mirditë.

Ku shkuat pas kësaj?

Pas kësaj unë me grupin tim u nisa për në drejtim të zonës së Kthellës dhe me dy vëllezërit Shkoza, lamë takim që të shiheshim përsëri së bashku edhe me Alushin dhe Gjon Gjinajn në datën 2 nëntor në shtëpinë e Nikoll Shkozës. Pasi shkuam në zonën e Kthellës, unë me grupin tim u kthyem në zonën e Pukës dhe me datën 3 nëntor, u takuam me Alushin dhe Gjon Gjinajn në fshatin Shkozë.

Çfarë diskutuat në atë takim?

Aty diskutuam gjatë me ta duke folur mbi situatën e vështirë që mbizotëronte në vënd për shkak të ndjekjeve të Sigurimit të Shtetit dhe kohës së keqe që po afronte me ardhjen e dimrit. Pas kësaj u ndamë me Alushin e grupin që kryesonte, pasi ai duhej të kthehej për të përmbushur misionin e tij në krahinën e vet të Elbasanit. Ndërsa Gjon Gjinajt i mungonte radio-telegrafisti i grupit, Pjetër Gjocaj, me të cilin i kishin humbur lidhjet që në luftimet e Perlatit në qershorin e vitit 1950. Nga ndjekjet e shumta të forcave komuniste grupi i Gjon Gjinajt e kishte pasur të pamundur që të hynte në lidhje me Pjetër Gjocin, i cili ishte i vetmi që dinte përdorimin e radios dhe shifrën e saj.

Çfarë vendosët pas kësaj situate të vështirë ku ndodheshit ju dhe grupet e tjera?

Për këto arsye unë me grupin tim vendosëm që të mos ktheheshim në Jugosllavi, por të qëndronim në ndihmë të grupit të Gjon Gjinajt, gjë të cilën na e aprovoi edhe Qëndra në Romë, pas ndërhyrjes së krerëve të Bllokut Kombëtar Indipendent, si Gjon Marka Gjoni etj. Por ndërsa unë qëndrova në Shqipëri, Pjetër Qafën e nisa për t’u takuar me Arif Selmanin dhe Rrustem Thaçin në vëndin që kishim lënë që më parë dhe pas kësaj me datën 8 nëntor 1950, Pjetri doli në Jugosllavi./Memorie.al

                                                    Vijon nesër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/08/2020 00:28

    Adem Boletini ka qene nazist .Fatkeqesisht si italianet,si gjermanet luajten nje loje te poshter me shqipetaret gjate L.II.B.duke e ditur se <<thembra e Akilit>> per ta ishin trojet e mbetura jashte kufirit.Italianet shpallen <<bashkimin>> e jugut me Camerine,bile perdoren vrasjen e nje bariu te zonave kufitare ,jo vetem per te filluar pushtimin e Greqise,por dhe per t'i nxitur shqipot t'u bashkoheshin divizioneve fashiste ne kete sulm.Pasojat e keti veprimi ishte debimi I cameve dhe ligji I luftes qe u vu nga greket edhe me qellim per te na quajtur fashiste dhe humbes te luftes e keshtu te na merrnin toka ne jug.Po keshtu dhe ne veri,Gjermania shpalli <<bashkimin>> e Kosoves me Shqiperine mbasi kerkonte bashkpunimin tone me te,ose te pakten te mos u binim pas shpine.Shume shqipo u mashtruan dhe u bene vegla dhe bashkepuntore te nazisteve e nje nga keta ishte dhe ky Boletini.Sa per bajraktaret dhe ata qe dolen kunder komunizmit,mendoj qe nje gje e tille pritej pasi nuk kane pare kurre me larg se gardhi I kullave te tyre dhe megjithese te vecuar nga qyteterimi modern ishin te kenaqur per jetesen qe benin.Ardhja e komunistave, I dha fund botes ku jetonin dhe si te thuash, u futen me force ne<<vathen>> ku ishte pjesa tjeter e vendit.Te vjen vetem keq se kokefortesine e tyre e paguan familjet qe vuajten shume ,pasi burrat u treguan ose kokeforte e rrezistuan deri sa I vrau Sigurimi,ose u arratisen si frikacake duke lene pas familjet te vuanin pasojat e veprimeve te tyre .Pati dhe raste si ky I mesipermi qe u bene mish per top nga kreret e arratisur dhe zbulimet e huaja per nje kauze qe ne ate kohe ishte e humbur qe nga fillimi.

    Përgjigju
    • artur: 03/08/2020 15:41

      proltesisht dakort dhe une me kete koment! fatkeqesisht keta shqiptare jane perdorur nga sigurimet e huaja per interesa antikombetare.

    • Lui: 03/08/2020 13:09

      Nje LIKE te forte per ty Iris. Jam plotesisht dakord..

  • Bim: 02/08/2020 18:08

    Ah ju qe shkruni per pabesi asht me ju kap e me ju rrah në thupra. Ku e merr me pa pas sukses këto e me kalu me Naton gja që e kena arrit mbas 50 viteve. Sot kishim ken të paktën si Kroacia e jo me mijëra të vdekur e të internuar padrejtësisht nga rexhimi komunist sepse një person kishte guximin mos te pëlqente kriminelin që e drejtonte at vend, ptuuu

    Përgjigju
    • Shqiptar: 04/08/2020 08:18

      Ti Bim(bash),a i ke 4 klase shkolle apo ke ken ne mal me lopè se nuk te la baba.? Paska qen fare leht mor Bim hajvani sioas teje. Ne te benim sehir e bota te na çlironte A e di ti o truthare qe ne ate kohe shtetet perreth kerkonin coptimin e Shqipèrisè,jugun do ta merrte Greqia ndersa pjesen tjeter Jugisllavia. A e lexove intervisten e ketij banditi qe takohej me oficeret e UDB-se ,apo sipas teje edhe UDB-ja do te na çlironte nga "kthetrat e komunizmit"? Çfare vetedie prej kafshe qe paske.

    • Askush: 03/08/2020 11:53

      Injoranca nuk virtyt ashtu si dhe tradhëtia nuk është ndër. Ky zotëria është me uniformë fashiste dhe u shërbeu serbëve sepse humbi privilegjet. Me thupra di rrahur ti që je kokrra e injorantit ose pasardhës e kësaj rrace të keqe.

  • Toni: 02/08/2020 10:36

    Llumi i Shqipërisë,pabesia e ngritur në piedestal! Duhet t’iu vijë zor që shkruani me admirim për këto plehra të historisë shqiptare!

    Përgjigju
    • vjeshta: 03/08/2020 13:52

      Ideali i nji Mirditori të asaj kohë(edhe sot pjesërisht) ka kenë me vjedhë e zaptu toka e prima të huaja!

    • Pjeter: 02/08/2020 11:40

      Keta ishin anti kombetaret,dhe jane akoma sot.Te jesh antikomunist,nuk dite thote te kesh tedrejte te shksterrish kombin.Imagjino sikur keta te arrini ne nje sukses edhe te pjeseshem,po ne te njejten kohe qe keta luftonin kunder shqiptareve,ne te njejten kohe divizionet greke po mesynin per aneksimin e jugut te sotem,natyrisht,me ndihmen dhe pelqimin edhe te jugosllaveve,qe padyshim,nuk e kishin problem ti linin keta bajraktaret te kenaqeshin me bajraket e tyre,por Shkodra mund da pesonte,pas nje disfate mundeshme,te shtetit te sapo formuar,edhe pse komunist,ishte shteti shqiptar,jo grek,jo serb,jo malazes.Keta nuk e kan idene,qe me punen e tyre te pabese,i shtyne Enver Hoxhen me shoke,me shume drejt Moskes,ku edhe u ndihmuan ne paisje ushtarake,dhe njerezore percte forcuar sistemin ku Shqiperia u fut.Keta ne nje fare menyre,me injorancen dhe pabesine e tyre kontrubuan,ne forcimin e komunizmit ne Shqiperi.Jam dakord me ty,te shkruhet me admirim ,dhe te mundohet te ndryshohet historia duke abilituar te pabeset,eshte eshte turp i zi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka