Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, kur tha se s'kishte qënë në komisaritan e Fushë-Krujës për të shpëtuar nga burgu djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja i akuzuar për përdhunim, Taulant Balla konkretizon veprimet e tij.

Sot, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kallëzoi në Prokurori kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Ballën për shpërdorim detyre, kallëzim të rremë dhe fyerje, siç duket në dokumentin e siguruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com.

Po ashtu ai padit policin Emiljano Nuhu dhe gazetarin pranë PD-së Basir Çollaku për kallëzim të rremë dhe shpërdorim detyre.

Kallëzimi i Taulant Ballës i siguruar nga Report TV dhe Shqiptarja.com

Vetë thotë se kërkon ndjekje penale për emrat e sipërpërmendur dhe i akuzon si të përfshirë në  atë që e quan "inskenimin e turpshëm të orkestruar dhe të bërë publik nga Lulzim Basha". 



"E garantoj opinionin publik se kjo çështje do të jetë beteja që duhet fituar në emër të shqiptarëve që duan një politike ku akuzat të ngrihen mbi prova dhe se provave për cilindo ështe vetëm drejtësia që duhet tu shkoje deri ne fund.  I bej thirrje Prokurores se Pergjithshme, Prokurorise se Tiranes, Policise se Shtetit te marrin te gjitha pergjegjesite qe ju takojne ne zbardhjen e ketij inskenimi te turpshem. E garantoj Lulzim Bashen, gjobaxhiun e rendomte te sipermarresve, mos guxo te me vendosesh edhe mua gjobe me kusht mosperballjen. Je shume i dobet per mua Lulzim. Mire kryetar partie se nuk di ta besh, duke e degraduar PD ne nje organizate banale babalesh. Mos guxo te besh me as regjizorin apo skenaristin, sepse qenke per turp"

Taulant Balla

Balla shton ndër të tjera se  do të padisë nëser edhe deputetin e PD-së, Edi Palokën për shpifje.

"Neser ketij kallzimi do t'i bashkengjitet si i kallzuar edhe shpifesi profesionist, Edi Paloka. I cili nuk e ka problem te vije ne gjykate dhe te thote se ai thote cfare i thote partia, prandaj eshte i pafajshem, po sidoqofte pa kete shpifes qesharak ne banken e te akuzuarve, kjo komedi e zymte nuk e merr kuptimin e saj te plote"

Taulant Balla