Dëshmia e mjekut, George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit

Dëshmia e mjekut, George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit

George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit gjatë arrestimit të tij, u shpreh kështu një mjek që mori pjesë në gjyqin e ish-policit Derek Chauvin, në Mineapolis  dhe që nxiti një sërë protestash anti-racore në SHBA dhe më gjera.

Deklaratat e tij kundërshtuan argumentet e palës mbrojtëse së Chauvin, se Floyd humbi jetën për shkak të përdorimit të fentanilit, një lloj droge.

Gjatë dëshmisë në gjykata Dr.Tobin tha se edhe “një person i shëndetshëm do të kishte vdekur”.

Një raport i toksikologjisë i lëshuar qershorin e kaluar tha që Floyd përdorte qetësuesin fentanil dhe metamfetaminë. Që atëherë, mbrojtja ka argumentuar se fentanili shkaktoi humbjen e oksigjenit nga Floyd.

Megjithatë Dr Tobin, tha se frymëmarrja e Floyd nuk u ngadalësua aq sa ilaçi të kishte qenë një faktor në humbjen e oksigjenit. Më vonë në seancë, mbrojtja mori në pyetje kirurgun e policisë në Kentaki Dr Bill Smock, i cili punon për policinë e Louisville dhe është një ekspert në mjekësinë e urgjencës ligjore.

Smock tha se Floyd shfaqi “uri ajri”, një term që përdoret kur trupi kërkon në mënyrë të dëshpëruar oksigjen. Ndërsa një mbidozë e fentanilit mund të ngadalësojë frymëmarrjen, ai tha se njerëzit që kanë mbidozë nuk janë të vetëdijshëm se u mungon oksigjeni dhe shpesh duken të përgjumur. Në të kundërt, ai tha se Floyd duket se ishte vigjilent.

I pyetur për pozicionimin e prangave prapa shpinës së Floyd, shoqëruar me presionin në rënie të peshës së Chauvin kundër tij, Dr. Tobin tha se aftësia e Floyd për të zgjeruar gjoksin e tij ishte dëmtuar rëndë. Ai tha se ishte mendimi i tij mjekësor që Floyd vdiq pasi një nivel i ulët i oksigjenit i ndaloi zemrën.

Pamjet e shpërndara në internet, ku Chauvin shihet duke I vënë gjurin në qafë Floyd ndërsa dëgjohet duke thënë se nuk mund të marrë frymë.  Gjyqi është në javën e tij të dytë dhe pritet të zgjasë së paku një muaj dhe mbrojtja pritet të fillojë të argumentojë javën e ardhshme.

Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim., nëse ai shpallet fajtor mund të dënohet deri në 40 vjet burgim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja