Dëshmia e Rrapaj: Meta
e Merkaj njiheshin më parë

Dëshmia e Rrapaj: Meta<br />e Merkaj njiheshin më parë
TIRANE- Në seancën e rradhës së 5 dhjetorit në gjyqin ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Lartë, Bujar Shehu prokuror i akuzës, ka pretenduar se një nga dëshmimtarët kryesorë, Agim Rrapaj ("Gimi i 7%-shit"), ka devijuar nga dëshmia që ka bërë gjatë hetimit në prokurori. Bëhet fjalë për momentin kur në seancën kur ai u thirr si dëshmimtar kryesor në Gjykatën e Lartë, pyetjes së prokurorit, a jeni në dijeni nëse e njeh Fatmir Merkaj, Ilir Metën, ai i është përgjigjur: nuk jam në dijeni. Akuza kërkoi të depozitohej nga gjykata kjo deklaratë e dëshmimtarit, si kundërshti me deklarimet për të njëjtën pyetje që ai ka dhënë gjatë fazës së hetimit për të njëjtën çështje. "Shqiptarja. com" disponon të plotë dëshminë e Agim Rrapajt përpara hetuesve. Sot po boton, rrëfimin e tij përpara prokurorëve për këtë çështje.
Dëshmia në prokurori
Prokurori: A jeni në dijeni nëse shtetasi Fatmir Merkaj dhe Ilir Meta, kanë pasur lidhje?
Agim Rrapaj: Unë mbaj mend, që në muajin korrik të vitit 2009, unë së bashku me Fatmir Merkajn, jemi takuar në Dhërmi në plazh, në hotelin e Fatmir Merkajt me Ilir Metën. Ata njiheshin që më parë vetë dhe nuk janë prezantuar prej meje. Nuk i di rrethanat e njohjes së tyre dhe nuk ka rënë ndonjëherë muhabeti për këtë.
Prokurori: A ka qenë në dijeni shtetasi Ilir Meta që kompania e shtetasit Fatmir Merkaj, ishte ortake e shoqërisë "Vëllezërit Tola", për HEC-Egnatia Shushicë?
Agim Rrapaj: Nuk jam në dijeni dhe gjatë kontakteve me Ilir Metën, nuk e kam informuar për ortakët e tjerë të shoqërisë "Vëllezërit Tola, përveç për shoqërinë hungareze "Gans Egypt Company".
Prokurori: A i keni kërkuar ndihmë ju shtetasit Ilir Meta drejtpërdrejt apo nëpërmjet personave të tjerë për këtë koncesion të zhvilluar? Nëse po, kur ja keni kërkuar dhe në çfarë rrethanash?
Agim Rrapaj: Unë vetëm i jam ankuar drejtpërdrejt zotit Meta në prani të ministrit Vasili për shkeljet, gjë që e shpjegova më përpara, por jo ti kem kërkuar ndihmë.
(Shkrimi u botua sot ne Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë