Dëshmia e Ylvi Beqajt: Shullazit
ia dhashë në dorë 300 mijë euro

Zbardhet e plotë dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja dhënë në prokurorinë e Krimeve të Rënda, kundër anëtarëve të grupit të Emiljano Shullazit. Bqja ka treguar se Shullazit fillimisht i ka dhënë 300 mijë euro kesh në dorë ndërsa më pas eurot ja ka dhënë duke përdorur çeket bankare.

Biznesmeni tregon se çeket nuk i ka tërhequr Shullazi, pasi refuzonte të priste në rradhën e bankave, por në vend të tij çeqet janë thyer nga Gilmando Dani dhe nipi i Emiljano Shullazit. Në dëshminë dhënë para prokurorëve, Beqja ka rëfyer se në total Shullazit i ka dhënë 541 mijë euro si dhe 30 për qind të superpronës në Durrës, ish-hotel Vollgën.

Këto pasuri Shullazi i ka marrë sipas tij në formën e kërcënimeve dhe vendosjes së pistoletës në bark. Ndërkohë që sqaron se është goditur dhe rrahur para se të firmoste tek noterja në Durrës. Keqtrajtimi sipas tij është bërë para pallatit.

Ngjarja dhe Hotel Vollga
Më datën 4 tetor 2016 prokuroria e krimeve të rëndë ka urdhëruar rregjistrimin e njoftimeve të veprave pebnale për procedimin penal nr.26 të vitit 2016, të emrave të shtetasve Endrit Qyqja dhe Endrit Zela,s I persona të dyshuar për disa vepra penale të rënda, që kanë të bëjnë me ngjarjen e ndodhur në dëm të shtetasit Ylvi Beqja, i cili përfaqëson personin e dëmtuar si rezultat i veprimeve të padrejta dhe në kundërshtim me ligjin, të kryera nga personat nën hetim.

Fakti penal konsiston në shtrëngimin për dhënien e pasurisë që I është bërë biznesmenit Ylvi Beqja në drejtim të përfitimit të një pjesë të pasurisë së quajtur ish-hotel Vollga në Durrës, si dhe në drejtim të përfitimit të shumave monetare prej tij. Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve rezulton se shtetasi Beqja është njohur dhe më pas ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me personin nën hetim Emiljano Shullazi.

Gjatë bisedave të bëra me tyre shtetasi Ylvi Beqja, i ka kërkuar ndihmë personit nën hetim Emiljano Shullazi me qëllim kryerjen e rregjistrimit të pronës së ndodhur në Durrës e quajtur ndryshe ish hotel Vollga. Në këmbim të kësaj ndihme që personi në hetim do ti jepte do të përfitonte 20 për qind të pjesës së pasurisë. Ky vullnet i shprehur në bisedë është bërë dhe e akt-noterial ku nënshkrues janë shtetasi Ylvi Beqja dhe Personi nën hetim Emiljano Shullazi. Më vonë personi nën hetim Shullazi ka ndërruar mendje dhe me kanosje duke përdorur dhunën verbale dhe fizike ka kërkuar që vlera e pasurisë që do i kalonte, nuk do ishte më në vlerën 20 për qind, por do ishte në vlerën prej 30 për qind.

Kundrejt përdorimit të armës dhe më kërcënim biznesmeni Ylvi Beqja është detyruar të nënshkruajë para noterit kontratën e dhurimit të vlerës prej 30 për qind. Në të gjitha rastet e takimit të biznesmeni Beqja me Shullazin, ky i fundit ka qënë I shoqëruar me disa persona të tjerë, të cilët lëviznin me disa automjete. Edhe në momentin e përpilimit të kontratës së dhurimit, Ylvi Beqja ka parë që Emiljano Shullazi të ketë qënë i shoqëruar me shumë persona të cilët i ruanin vendit, prania e të cilëve ka ndikuar në krijimin e një situate të posacme kërcënimi për shtetasin Ylvi Beqja.Në vijimësi Emiljano Shullazi ka kërkuar nga Ylvi Beqja shumë të mëdha parash, duke përdorur dhunën fizike dhe verbale, ku kanë qënë të pranishëm Gilmano Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela si dhe persona të tjerë, të cilët kanë rolin e tyre në kryerjen e veprimeve.

Kështu Gilmando Dani është personi që ka kryer bisedimet telefonike me Ylvi Beqjan, ku i nka kërkuar dhënien e sasisë monetare, ku dhe ka marrë një sasi prej tij.Ndërsa Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë qënë të pranishëm në disa momente, kur shtetasi Emiljano Shullazi ka bërë kërkimin e padrejtë të sasive monetare. Personat nën hetim Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë përfituar sasi monetare me çek nga shtetasi Ylvi Beqja, ku Zela në dy raste dhe Qyqja në një rast. Konkretisht në datat 5 dhjetor 2014 dhe në datën 16 dhjetor 2014 ka tërhequr me anë të çekut Endri Zela, në çdo rast nga 20 mijë euro dhe më datën 16 dhjetor 2014 ka tërhequr me anë të çekut, Endrit Qyqja shumën prej 16 mijë euro.

Historia e Vollgës e shitja 671 mijë euro
Lidhur me këtë çështje është marrë në pyetje shtetasi i dëmtuar, biznesmeni Ylvi Beqja me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, ku ai shpjegon si më poshtë:Jam me banim në Tiranë dhe në Durrës dhe punoj si administrator i kompanisë “Saudi Brathers”. Këtë detyrë e mbaj që nga viti 2010, por datën e saktë se mbaj mend. Detyra ime si administrator i kësaj kompanie lidhet me administrimin e ish-hotel Vollgës në Durrës.

Më parë në kohë bëja administrimin e hotelit, pra të pronës së ndodhur në Durrës e quajtur ndryshe ish-hotel Vollga. Hoteli nuk ka qënë funksional por jam marrë me mirëmbajtjen e tij. Ky hotel ishte shkatëruar në vitin 1997 dhe jemi marrë në vazhdimësi me restaurimin e tij. Kjo ka qënë detyra ime dhe më pas duke qënë se na kanë lindur konflikte pasi ka patur pretendime për pronësinë e tij jam marrë për përfaqësimin dhe administrimin e çëhstjes në prokurori dhe gjykatë.

Kam mëse dhjetë vjet që sorollatem në prokurori dhe gjykatë për të realizuar marrjen e pronës. Në lidhje me sa më pyesni kam për të deklaruar se shtetasin Fejzi Kodra e njoh, dhe kam marëdhënie shoqërore me të. Kishim folur më parë në lidhje me faktin që një pjesë të kësaj prone ti kalonte Kodrës me qëllim që paratë që do merja të përdoreshin, për të bërë investimin mbi këtë pronë. Ramë dakord që çmimi i shitjes të ishte 671 mijë euro. Pasi bëmë marrëveshjen bëmë dhe aktet noteriale dhe realizuam kalimin e pronësisë….kam për të thënë se… jam njohur me Emiljano Shullazin në vitin 2014.

Takimi i parë me Shullazin
Unë kam qënë në një proces gjyqësor për shumë vite me rradhë, proces civil për pronën e ndodhur në Durrës e quajtur ish-hotel Vollga…..Pasi unë humba pronën në shkallën e parë… vajta në vendin e caktuar tek pallati me nr.40 në kafen e këtij pallati.

U ula dhe prita. Pas disa minutash erdhi një djalë i ri në moshë, i dobt dhe i gjatë,që mësova se quhej Gilmando Dani. Më pyeti me mirësjellje a je ti… aje Ylviu…… unë i thashë PO. Filluam të bisedonim pak një bisedë shumë të shkurtër se kush je, si je do methënë prezantime të momentit dhe më pas ai më tha se po na pret Mili pas pallatit. Vajta tek vendi që më dërgoi vetë së bashku me Gilmandon dhe pashë që aty ku vajtëm ishte parkuar një benz me ngjyrë të errët dhe më thanë hip mbrapa.

Gilmando, hipi përpara ndërsa mua më tha hip mbrapa. Kur u ula pashë që në makinë ishte Emiljano Shullazi.E njoha si fytyrë pasi e kisha parë në media dhe indentifikohej lehtësisht dhe për shkak të shenjës që ka në fytyrë.Por dhe më tha, unë jam Mili te je Ylviu?. Fillova të flas për problemet që kisha unë dhe për çdo gjë që më kishte ndodhur. Kjo ka qënë mënyra sesi jam njohur me Emiljano Shullazin.

I tregova Emiljanos që kisha një pasuri që quhej ish-hotel Vollga në Durrës dhe që për shkak të vjedhjes që më ka bërë Zamir Hasa, kjo pronë i kishte kaluar atij…unë jam administrator i kësaj kompanie Saudi Brathers dhe problemet e mia kanë lindur në raport me pronën e ndodhur në Durrës. Kjo pronë ka qënë në pronësi të Saudi Brathers dhe me prokurorë të posaçme nga pronari Abdulaziz Al Novajser më është  më ësht dhënë e drejta për të ndjekur çdo problematikë që lidhej me këtë pronë.Historia gjyqësore e kësaj prone ka filluar rreth viteve 2007-2008.

Sqaroj se kjo pronë  deri në vitin 2010 ka qënë në administrimin tonë. Kjo pronë pretendohej dhe më pas me vendim iu dha në vitin 2013 shtetasit Zamir Hasa….siç e thashë më lart,takimi i parë ndodhi atë ditë…pasi i shpjegova me detaje telashet e mia me pronën dhe personat që isha përfshirë….Mili më tha që këtë punë e zgjidh unë, ti ske për tu marrë fare me këtë punë dhe në këmbim të kësaj unë dua të më japësh 20 për qind të pronës.Mua mu duk përqindje e lartë por nuk kisha zgjidhje tjetër pasi me ndërhyrjen e personave të fusqishëm dhe më para, ata po arrinin të mernin pronën në mënyrë të padrejtë.

Marëveshja 20 për qind tek noterja
Pas takimit të parë me Shullazin e lashë për tu takuar për një javë dhe e takova në të njëjtin vend.Në çdo takim që kemi bërë ka qënë i pranishëm dhe Gilmando Dani.Në takimin e dytë I thashë Shullazit që unë jam dakord me këtë përqindjen që ti kërkon por kjo marëveshje do bëhet tek noteri. Patjetër më tha dhe më datën 18 gusht të vitit 2014 kemi vajtur tek noterja, ku kemi përpiluar një kontratë porosie me kusht zgjidhës,unë me cilësinë e përfaqësuesit të Saudi Brathers dhe Emiljano Shullazi.

Kjo kontratë kishte si qëllim që Emiljano Shullazi merte përsipër të zgjidhte çdo situatë për të bërë rregjistrimin e pronës dhe gëzimin e qetë të sendit….për këtë përfshirje ai do të përfitonte 20 për qind të pronës, por pasi të ishte bërë rregjistrimi i saj dhe të kishte mbyllur të gjitha proceset gjyqësore. Sipas kontratës 10 përqindëshin e parë Emiljano Shullazi e merte pasi të bëhej rregjistrimi i pronës dhe 10-shen tjetër me mbarimin e të gjitha gjyqeve.Pasi nënshkrova kontratën fillova të interesohem përsëri për rregjistrimin e pronës.

Përplasja e parë në shtëpinë e Shullazit
Dhe pas disa ditësh arrita të rregjistroj pronën në hipotekën e Durrësit. Pasi kisha rregjistruar pronën më mer në telefon Gilmando Dani dhe u takova me Gilmandon. Ky i fundit më dërgoi brenda në shtëpinë e Shullazit e ndodhur tek parku i autobuzëve, përballë pallatit nr.40 një shtëpi tre katëshe, në katën e parë e takova.

Hyra brenda dhe më tha ta rregjistruam pronën, unë i thashë prona është rregjistruar nga person tjetër dhe jo nga ty.Më vjen keq më tha,duke mu drejtuar:… ore s;do të ma dish as për nder një gjë të tillë, do më japësh 10 për qind e asaj çfarë të kam rregjistruar pasi kemi bërë kontratën. Në kontratë i thashë unë e kemi përcaktuar, që tit ë mbyllësh të gjithë punën, pasi unë nuk mund të të jap  pronë pa mbaruar gjyqet.Ai u inatos dhe filloi të kërcënonte. Si përfundim më tha nësi ti po më luan kështu në llaf, unë do të luaj gjë tjetër.

Duke folur në këtë formë bëri dhe dorën në formë pistolete. U largova nga banesa e tij dhe dola jashtë dhe hipa në makinë. Isha shumë i mërzitur dhe shumë i frikësuar dhe po mendoja sesi të dilja nga kjo situatë…Duke marrë për bazë debatin me Shullazin mendova që mundet të kishte gisht ai dhe unë i rashë në telefon Gilmandos në numrin e tij të telefonit.

“E koptova që donte pronën”
I kërkova ta takoj Shullazin. Ai më tha që ti i bërë vetë gjërat rëmujë kështu…pasi ndodhi rregjistrimi për së dyti më mer në telefon Gilmandoja dhe më thotë….hajde se do me taku një çikë ai Shoku….Aty tek gjimnazi “Partizani” shkova dhe pashë që në sheshin sa kalon gjimnazin ishin tre makina.

Ndërsa jashtë tyre ishin rreth dhjetë çuna. Ishte ora rreth 20:30 e darkës. Unë isha vetëm. Mbërita aty dhe më thanë që është atje në fund duke më treguar me gisht, në errësirë, dallova që ishte Shullazi pasi kishte një ndriçim të varfër që me jepte mundësinë për ta identifikuar. U përshëndetëm dhe më tha “e more vesh ta regjistrova pronën prapë, ta hoqa pezullimin”-unë me shaka i thashë duke qeshur “detyrën tate po bën, po plotëson kontratën”, me shumë egërsi më tha “…për atë punë të kam thirrur…”.

Mbeta pak i hutuar, për çfarë i thashë unë se ne kemi bërë kontratën, aty filloi të shante dhe të kërcënonte. Me tha çfarë kontrate legene kemi firmosur, si qenka kjo 10 % tani dhe 10 % më vonë...ti i ke shitur pronën mikut tënd dhe ti s’ma kalon pronën emrin tim. E kuptova që donte pronën. Duke filluar që nesër më tha, ne të dy bashkë do shkojmë tek e njëjta notere që i ke kaluar pronën atij tjetrit dhe aty do të ma kalosh pronën dhe mua. Mbeta i befasuar dhe unë i thash që ne e kemi një kontratë dhe kur të mbarosh punën tënde, kur të mbaroj gjyqet....mundet të mbarojmë punë bashkë.

Fyerjet dhe sharjet kërcënimi me armë
Në këtë moment më shau dhe fyeu me fjalë nga më të ndyrat. Nxori diçka nga brezi dhe në sekondë pashë që në bark më kishte vënë një pistoletë. Dëgjo këtu ti k..., “unë i nxjerr zorrët në shesh më të mirit dhe jo ty që s’ma ndien fare”. U tremba dhe më iku gjaku. Më dha urdhër që kalimi i pronës në favor të tij do të bëhej tek e njëjta notere që kisha bërë kalimin e pronës për Fejzi Kodrën.

Unë u largova nga aty i trembur. Mbërrita në shtëpi dhe të nesërmen në mëngjes u nisa në Durrës dhe vajta tek noterja...më tha se mundet të bëjmë diçka tjetër që edhe kontratën e dhurimit ta bëjmë me kusht. Unë i thash se duhet ta dhuroj se ashtu i kam kushtet, duhet ta jap patjetër se nuk kam ku shkoj. Më mori në telefon Gilmando dhe më tha se në çfarë ore të vijmë tek noteri. Noterja më tha hajdeni rreth orës 20:00 të darkës. Erdhën të dy së bashku dhe i futën tek noterja. Ndërsa jashtë zyrës së noterisë mund të ishin 6 apo 7 persona me 3 ose 4 makina. U ulëm tek noterja dhe filluam të shkruanim kontratën.

Dalja e shumës prej 671 mijë euro
Në një moment noterja më thotë Fejziu të ka kaluar në numrin e llogarisë time shumën prej 671 mijë eurosh. Sapo tha këtë llaf noterja, ra një heshtje dhe në moment Shullazi u ngrit në këmbë dhe i tha noteres, si ishte puna e llogarisë dhe e parave...që në atë moment Shullazi më kapi nga qafa dhe duke më tërhequr më nxori nga pas pallatit pasi u tha djemve që kishte jashtë të hapnin qepenin. Më tha sa lekë e kemi lënë ne me ato letrat, 20 %?

Më kishte kapur nga qafa dhe nuk më lëshonte. Po i thash aq e kemi lënë në kontratë, epo mirë më tha, do bëhet 30 % dhe të gjitha ato para që ke po s’mi solle mua, do të shkrij brenda muajit. Si ore i thash unë janë lekët e kompanisë, janë lekët e fëmijëve, çfarë pune ke me to? Më shau dhe më fyeu, s’më la gjë pa thënë dhe ndërkohë nuk më lëshonte, por me mbante për qafe. Në këtë moment nxori pistoletën dhe me vuri në bark. Unë i thash që nuk i prek dot e nuk kam të drejtë t’i prek se janë paratë e shoqërisë.

Morën dhe çertifikatën e pronës
Në këtë moment s’më duhet gjë fare,brenda dy muajve i dua të gjitha paratë.I thashë të shohim çfarë po bëjmë, po ju them dhe arabëve që më duhen këto lekë për punë… e mirë tha kështu po…

Më pas hymë brenda përsëri dhe i thashë noteres se do ta bësh përqindjen jo 20% por 30%... Më pa një herë noterja dhe më pas më tha që epo mirë ju të dy e dini, jeni marrë vesh bashkë ndaj e shkruajmë si të doni. Përpiluam kontratën dhe e firmosa unë dhe Shullazi. Pas disa ditësh u bë rregjistrimi i pronës në emër të Emiljano Sullazit,30% që i takonte sipas kontratës. Pasi u bë rregjistrimi pas reth dy ditësh më thotë noterja se më kanë ardhur në orën 9 të darkës dhe kanë marrë çertifikatën.

Epo mirë i thashë unë ç’të them… ç’të bëj unë… të nesërmen më thërret Gilmando Dani përsëri tek kafja ishte edhe Shullazi, më thotë çfarë bërë për lekët ti ore… mu drejtua me shumë fjalë fyese dhe urdhëruese… iu thashë që kam nevojë për pak kohë se për ti vënë në lëvizje duhet dhe miratimi i atyre të tjerëve. Më tha epo mirë por na i sill sa më parë.

Pas rreth një jave më kërkuan prapë duke më kërkuar paratë. Iu dhashë një sasi parash kesh në dorë, të cilat i tërhoqa tek Banka… shuma ishte rreth 50.000 pesëdhjetë mijë euro. Ia kam dorëzuar paratë vetë në dorë Emiljano Shullazit dhe më tha duke më vënë dorën në qafë “…kështu je njësh ti…”, unë iu thashë që kompania më ka vënë një kusht që nuk mundet tu jap para në dorë si Kesh por do ju jap me cek se ndryshe nuk ju jap dot fare.

I pagova 541 mijë euro kesh në dorë
Kjo ndodhi pasi unë iu kisha dhënë para kesh në dorë reth 300.000 euro. Këto para ia kam dhënë si shkak i kërcënimeve. Më kërkoi sqarim si është çeku, çfarë të bëj unë të shkoj në bankë të rri në radhë unë si bëhet, i thashë jo unë firmos çekun dhe vë emrin e përfituesit të çekut, mirë tha do të të lajmëroj unë për këtë. Pas disa ditësh më merr përsëri Gilmando në telefon duke më thënë që po të jap disa emra që ti shënosh… për të kaluar lekët pra. Pastaj më kanë thënë ti kaloj disa lekë duke më dhënë emrat me datë 04.12.2014 kam lëshuar një çek Gilmando Danit dhe një shumë prej 25.000 eurosh me datë 05.12.2015 i kam dhënë Endrit Zelës një shumë prej 25.000 me datë 15.12.2014 i kam firmosur Endrit Zelës çekun 25.000.

Por me të njëjtën datë kam bërë një çek për Gilmando Danin me shumë prej 40.000 eurosh. Më datë 16 dhjetor i kam kaluar me çek shtetasit Endrit Qyqja shumë prej 16.000 euro. Këto para ua kam kaluar në formë të shkruar me çek, por duke qenë nën presionin e tyre iu kam kaluar para dhe duke iu dhënë kesh në dorë në mënyrë të përsëritur. Gjithsej iu kam dhënë 541.000 euro. Kam qenë shumë i frikësuar dhe i kërcënuar sa nuk di të them me saktësi nëse u kam dhënë më shumë, por di të them që iu kam kaluar shumë para nën ndikimin e kërcënimit të tyre. Emiljano Shullazi dhe grupi i tij vinin dhe rrinin shumë shpesh poshtë banesës time tek rrugica ku hyj tek shtëpia shtëpia ime.

Vinin aty me shumë makina dhe i shoqëruar me rreth 7-8 persona. Ma ka sharë dhe ofenduar sa herë ka dashur të kërkojë diçka dhe unë nuk ja kam plotësuar apo ja kam refuzuar…unë me dhunë kam pranuar të nënshkruaj kontratën për kalimin e 30 për qind të pronës s ëish-hotel Vollga në emër të tij. Pasi disa kohësh marr në telefon një numër të tyrin që kisha dhe i përkiste Endrit Qyqes…I thashë Endritit ore thuaj atyre miqve të më japin lekët se më falimentuan. Endriti më tha apo mirë do ju them unë atyre….Pas dy-tre javëve më ka marë në telefon Gilmando Dani me numrin 06929XXXX dhe i them më ktheni ndonjë lekë. Ndërsa Gilmando ma ktheu:Ku kemi lekë ne… dhe ma mbylli telefonin.

Kur kapen Shullazin thashë “Paska Zot”
U nisa në Arabi, dhe kam qënë atje kur Emiljano Shullazi është arrestuar dhe në fakt u lehtësova dhe kam marrë familjen time në telefon duke i thënë ,,,paska Zot,,,,. Kam marrë djalin në telefon dhe i kam thënë …Zoti po na ndihmonte përsëri….Endri Zela dhe Endrit Qyqen i njoh si fytyra pasi rrinë gjithmonë me Shullazin dhe unë i kam parë. Nuk kam bërë ndonjë bisedë me ta pasi ata ishin në dispozicion të Emiljanos.

U kam dhënë para duke iu plotësuar çeqet në emër të tyre pasi më ka thënë Shullazi. Kam për të thënë që para disa ditësh kam thirur në telefon shtetasin Endrit Qyqja duke e telefonuar në numrin 06933XXXX dhe i kam kërkuar ta takoj. Ku je ti më tha se pot ë vij unë. I thashë se isha në shtëpi, për pesë minuta dil tek rruga më tha. Dola në rrugë dhe ata hynë në rrugicë me një benz të mirë dhe bllokuan rrugicën. Së bashku me Endri Qyqen ishte dhe Endrit Zela nipi i Emiljano Shullazit. Iu thashe fol me Milin dhe thui që prokuroria më ka bllokuar pronën ndaj thuaj ti japi 700 mijë euro dhe të heqë dorë nga prona. Më thanë jo ore po atë pronë do ta gëzojë vetëm Mili,ta kam thënë dhe vetë.

Nese ke ndonjë problem tjetër më tha,e zgjidhim se ne hedhim në tokë dhe më të mirim.Nga tërësia e provave dhe akteve rezulton se ndaj shtetasit Ylvi Beqja është ushtruar dhunë nga një grup personash në disa raste, ku si pasojë e këtij kërcënimi, atij i janë marrë në disa raste vlera monetare pa të drejtë, pa pasur marëveshje të mëparshme për këtë vlera.

Ndër personat që kanë përfshirë në këtë veprimtari janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani,Endrit Zela, Endrit Qyqja. Në këto kushte gjykata vlerëson se ka dyshime të arsyeshme se këta persona kanë konsumuar veprën penale ”Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.Në këtë episode personi nën hetim Endrit Zela ka rolin e ndihmësit pasi është personi që ka tërhequr me anë të çekut, dy vlera monetare në mënrë të padrejtë nga Ylvi Beqja.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave