TIRANE -  Vajza 24-vjeçare e familjes Ibra në Tiranë që mbrëmjen e së dielës u kthye në një tragjedi, ka rrëfyer në polici momentin kur babai i dehur Kujtim Ibra ju sul me thikë motrës së saj 17-vjeçare duke e lënë të vdekur. Esmeralda Ibra, e cila është e fejuar, dëshmoi para oficerëve se ndërhyri për të ndihmuar motrën e saj Elidonën të cilën babai po e dhunonte me armë të ftohtë. Por në këtë moment - rrëfen ajo - babai ju kthye duke e qëlluar edhe atë me thikë.

Fatmirësisht Esmeralda mori dëmtime mjaft të lehtra, ndërsa për fatin e keq të familjes, vajza e vogël u nda nga jeta rrugës për në spital pas plagëve në kraharor dhe bark. 

elidona
(viktima Elidona Ibra)

dhoma ku u vra esmeralda
( Dhoma ku ndodhi krimi )


motra ibraj me logo
(Esmeralda Ibra e rikthyer ne banese pasi mori mjekimin ne Spitalin e Traumes)
 
Esmeralda Ibraj i ka pohuar hetuesve se babai i tyre herë pas here vinte në gjendje të dehur në shtëpi. Madje jo vetëm kaq por sipas tyre ai ishte i vazhdimisht i dhunshëm ndaj tyre. Pavarësisht kësaj - tregon ajo - nuk e kanë denoncuar në asnjë rast për faktin se i vinte keq të çonin babain e tyre në polici. 

Mbrëmjen e së premtes Kujtim Ibra qëlloi me thikë dy vajzat e tij, pak pasi kishte mbërritur në shtëpi në gjendje të dehur. Ngjarja ndodhi në sy të nënës së vajzave, në banesën ne rrugen pas Spitalit te Traumes ku çifti jeton edhe pse ishin të ndarë.  Burime nga policia sqaruan për Shqiptarja.com se Kujtim Ibra kërcënoi se do të vriste me thikë edhe bashkëshorten e tij.

Vëllai i Kujtimit, në një prononcim për Shqiptarja.com thotë se ai konsumonte alkool  prej dy vitesh, por se nuk ka pasur konflikte të mëparshme në familje. 

Sipas hetuesve referuar pjesëtarëve të familjes, Kujtim Ibraj, kishte tentuar të qëllonte edhe –ish- bashkëshorten Ismete Ibraj, por se nuk kishte mundur.