Dëshmitë e Dumanit në media, SPAK: Do vihen para përgjegjësisë personat që nxorrën dosjen sekrete

Dëshmitë e Dumanit në media, SPAK: Do vihen para përgjegjësisë personat që nxorrën dosjen sekrete

1655405696_Screenshot2.jpg

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka reaguar për informacionet e dala në media mbi dëshmitë e fundit të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Në njoftimin e saj për shtyp SPAK, njofton se urdhri për nxjerrjen e sekretit hetimor përbën vepër penale e cila mund të shkojë deri në arrest me burg. Hetimi i dosjes 'Plumbi i Artë' është ende në proces, interesi i mediave nuk duhet të cenojë në hetim, thuhet në njoftimin e SPAK.

PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR  SHTYP

Nisur  nga  interpretimet e bëra në media, lidhur me urdhërin  e prokurorëve të  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 14.06.2022 ‘’Për ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit  të akteve dhe përmbajtjes  së tyre’’ sqarojmë se ;

Ky urdhër  i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E.Q, kundrejt nënshkrimit  për marrjen dijeni,  pasi gazetari  ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt  caktimin e masave të sigurimit personal ‘’arrest në burg’,  në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 dhe që në përputhje me nenin 295/a/4 të Kodit Penal përbëjnë akte sekrete  të procedimit penal nr.75/2022.

Sqarojmë se  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë urdhër  ia ka adresuar  vetëm një gazetari dhe për arsyen konkrete të sipërcituar.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme  për  të sqaruar rrethanat  në të cilat informacioni  hetimor sekret është  transmetuar  tek personat që më pas e kanë publikuar atë, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të personit/personave që ka/kanë nxjerrë sekretin hetimor.

Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk  mund  dhe nuk duhet të cënojë një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmenduar gjatë hetimit, i  cili  vazhdon.


Lajmi kryesor:

SPAK firmos urdhrin për mediat: Burg deri në 6 vite kush publikon sekretin hetimor të 'Plumbi i Artë', dëshmitë e Dumanit dhe Hoxhajt


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare