Dëshmitë shock: Ndihma për 
familjen u vonua 

Dëshmitë shock: Ndihma për <br />familjen u vonua 
TIRANË – Tragjedia e ndodhur në famlijen Spahiu, ku humbën jetën Genci, Florinda dhe vajza e tyre 4 vjeçare, mund të ishte evituar nëse ndihma e policisë dhe e zjarrfikësve do të kishte ardhur më shpejt. Dëshmitë rrënqethëse të dy personave që gjendeshin afër vendit ku ndodhi fatkeqësia e dëshmojnë. Tragjedisë arriti t'i mbijetojë Dea, vogëlushja 1 vjeçare e familjes Spahiu. Ndërsa policia e Tiranës deklaroi se  shkak i zjarrit ka qenë një shkëndje elektrike (hapje të çelsit të dritave, celularë) dhe më pas shpërthimi i masës së gazit.

POLICIA ZBARDH TRAGJEDINË DEA E VOGËL JASHTË RREZIKU
Policia e kryeqytetit ka zbardhur sot tragjedinë, e cila mëngjesin e së dielës i mori jetën 3 anëtarëve të familjes Spahiu. Sipas zëdhënëses, Alma Katragjini ngjarja në rrugën “Derhemi” ka ndodhur rreth orës 01. 15 minuta.

Nga kryerja e veprimeve proçeduriale në vendin e ngjarjes rezulton se, në ambjentet e kuzhinës ndodhej një bombul gazi për gatim, e cila gjatë natës ka patur rrjedhje, duke mbushur gjithë banesën me gaz.

Si pasojë e një shkëndje elektrike (hapje të çelsit të dritave, celularë), ka shpërthyer masa e gazit, e cila ka sjell diegjen e banesës si dhe djegin e pjesëshme të viktimave, ku nga çlirimi i gazit dhe tymit janë asfiksuar, ku dhe kanë gjetur vdekjen shtetasit (bashkëshort dhe fëmijë): - Florida Niko Xhaçka, 35 vjec Genc Mehmet Spahiu, 37 vjec, Jona Genc Spahiu, 4 vjec, si dhe ndodhet e shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën vajza e vogel e kësaj familje Dea Spahiu 1 vjeç.
Policia e kategorizon tragjedinë si një ngjarje aksidentale dhe materialet përkatëse, i kanë kaluar prokurorisë.

DËSHMIA E STIV KOLËS: POLICIA NEGLIZHOI
Stiv Kola, i cili gjendej afër vendit ku ndodhi fatkeqësia, ka lajmëruar policinë, e cila ka ardhur ngeshëm në vendngjarje dëshmoi për Respublica.com:
“U dëgjua një shpërthim pranë Qendrës Sociale (Propagando-së) te pallati në Rr. Derhemi, rruga që lidh rrugën Hoxha Tahsin me rrugën Qemal Stafa. Në momentin e shpërthimit u dëgjuan dhe të bërtiturat e fëmijëve dhe të një gruaje në katin e 2-të të këtij pallati që është me pamje nga Qendra Sociale. Unë, Stiven Kola, mora policinë në telefon dhe polici që m’u përgjigj nuk u alarmua, por më bënte edhe pyetje të tipit ‘Ku është rruga Derhemi’ dhe me tha: ‘Mos u alarmo se vetëm ti ke sinjalizuar deri tani. Ngjarja mund të mos jetë e rendë’. Telefonata me atë polic idiot zgjati 6 minuta, deri sa mori përgjigjet e pyetjeve që bënte. Policia erdhi 10 min pas telefonatës (që është shumë në raste të tilla). Në momentin e ardhjes, 2 policët nuk bënë asgjë. Shikonin dhe lajmëronin në radio. 
PEZANA REXHA:VONESA TRAGJIKE DHE NGA ZJARRFIKËSIT
Nderkohë që Pezana Rexha, një nga administratoret e faqes Propagando u fut brenda dhe filloi të lajmëronte familjarët që të dilnin jashtë, madje shkoi edhe te dera ku ndodhi shpërthimi, tentoi ta hapte me goditje, por ishte e pamundur dhe doli jashtë. Më pas policia filloi të bënte të njëjtën gjë që po bënte Pezana, por zjarri filloi të përhapej dhe ishte e pamundur të futeshe sërish në hyrjen e këtij pallati. Zjarrfikësja erdhi 10 min më vone, pas policisë. U deshën 15 min sa të fillonin të ndiznin pompën e ujit. Pastaj filluan t’i nxirrnin 4 personat që banonin atje, por burri me emrin Genci dhe gruaja e tij vdiqën. Njëri prej fëmijëve është në rrezik për jetën, (i cili vdiq më vonë. Re.Pu.), ndërsa fëmija tjetër është jashtë rrezikut për jetën. Ky është informacioni i plotë nga ana ime.” 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal