Një javë pasi gjykata e Krimeve të Rënda e la në burg për akuzën e korrupsionit pas videoskandalit seksual,ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili kërkon lirinë. Ai ka depozituar një kërkesë në apelin e Krimeve të Rënda duke pretenduar se gjëndja e tij është e rënduar dhe s'ka kryer asnjë krim për tu mbajtur në qeli dhe për tu trajtuar si një kriminel. Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet brënda 10 ditëve nga Apeli i krimeve të Rënda i cili do të administrojnë jo vetëm pretendimet e Xhelilit por dhe dëshminë e 20 vjeçares me iniciale A.A.