Foto: Albin Kurti
Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të votimit në Kuvend të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Kurti shprehet se ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës.
"Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot", shkroi Kurti në Facebook.
Lajmi kryesor:
Dështon seanca konstituive në Kosovë, nuk betohen deputetët! S’u miratua raporti për verifikimin e mandateve! Kurti: Sulm institucional kundër Republikës
