Gent Strazimiri i njohur si deputeti 'rebel' i PD pas dështimit të takimit Rama -Basha në Presidencë ka reaguar përmes një statusi në faqen e tij në Facebook duke u kërkuar qytetarëve që t'i dalin Zot vendit.
 
"Askush nuk investohet në "ndershmërinë" e këtyre zgjedhjeve, nën "garancitë" e këtij Kryeministri!
 
As ata që i konsiderojnë "të ligjshme edhe pa opozitën"... Edhe ata thonë "të shohim si do dalin"!
 
Edhe ata e dinë që ky edhe po s'pati opozitën përballë ... pa vjedhur nuk rri! Në mos aleatët...do vjedhë vetveten...
Vesi del me shpirtin!!!
#çadra_e_lirisë
#dilini_zot_vendit
#shqipëria_që_nuk_dorëzohet
" mbyllet reagimi i tij.


dy.b/shqiptarja.com