Dështojnë komisionet hetimore
në Kuvend, do vendosë kreu i ri

Dështojnë komisionet hetimore<br />në Kuvend, do vendosë kreu i ri
TIRANE - Kuvendi gjatë tetë viteve që është drejtuar nga mazhoranca, PD, ka renditur në veprimtarinë e tij një sërë dështimesh të komisioneve hetimore apo dhe komisioneve të posaçme,ku disa prej tyre kanë mbetur pezull me përfundimin e legjislaturës parlamentare. Bëhet fjalë për komisione hetimore të cilët nuk dihet nëse do të vijojnë së egzistuari si të tillë për çështje specifike, pas ardhjes në pushtet të së majtëve. Do të jetë kjo dilema e kreut të ri të parlamentit, për të vendosur lidhur me fatin e këtyre komisioneve, pasi rregullorja e Parlamentit nuk parashikon se çfarë do të bëhet me këta komisione edhe pse nga shumica e tyre janë larguar anëtarët për shkak se nuk do të jenë më deputetë.

Një komision i dështuar është ai “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të masakrës së Tivarit 1945”. I ngritur në korrik të vitit 2010, me urdhër të Kryeministrit Sali Berisha u mblodh vetëm 2 herë në të gjithë ekzistencën e tij. Afati i këtij komisioni ishte 12 mujor, me kryetar demokratin Fatos Beja. Opozita nuk mori pjesë në këtë komision hetimor. I dështuar konsiderohet edhe komisioni për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. Veprimtaria e komisionit të 21 Janarit, me Gent Strazimirin dhe anëtarë Fatbardh Kadilli, Dashnor Sula, Enkelejd Alibeaj, Fatos Hoxha dhe Viktor Gumi, është shtyrë disa herë.

Me vendime të Kuvendit afati i veprimtarisë së komisionit të 21 Janarit u shty disa herë, por që asnjë afat nuk mjaftoi për të gjetur prova rreth thikave më helm dhe çadrave-pistoletë. Në radhët e dështimeve renditet edhe komisioni hetimor që u ngrit nga mazhoranca për hetimin e incidentit që ndodhi në 24 prill në Akademinë Politike në Vjenë mes kreut të opozitës Edi Rama dhe ish-diplomatit Egin Ceka.

Afati i mbylljes së punimeve të këtij komisioni ishte pikërisht data 20 maj, datë kur pritej që të përmbyllej edhe raporti i hartuar nga 5 anëtarët e këtij komisioni. Ndonëse afati ishte përcaktuar që ky komision do të kryente veprmitarinë e tij brenda një muaj, duket se kjo ishte thjesht një shashk parazgjedhore nga ana e demokratëve. Komisione hetimore, për të cilat nuk është bërë më asnjë mbledhje kanë qenë dhe komisioni për hetimin e drejtimit dhe veprimtarisë së organeve drejtuese dhe shërbimeve të kuvendit për periudhën shtator 2005 - dhjetor 2010.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit