ELBASAN-Një 48-vjeçar ka denoncuar në drejtorinë e policisë së Elbasanit se në mesnatë në momentin që ishte duke udhëtuar me djalin e tij i kanë bërë atentat me armë zjarri. Denoncimin e bëri Petrit Çarçiu. Ai deklaroi në polici se ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 në fshatin Byshek dhe se në rrethana të paqarta u qëllua me armë zjarri në drejtim të makinës nga persona të panjohur.
Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të makinës ku po udhëtonin babë e bir. Pasi ka marrë deponimin e Petrit Çarçiut dhe djalit të tij, policia njofton se po vijon punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Petrit Çarçiu nuk është i panjohur për policinë e Elbasanit, por edhe komunitetin ku jeton, pasi njihet si problematik.
48-vjecari ka një lokal në piken turistike të Byshekut ku mësohet se 3 herë ia kanë djegur. Petrit Çarçiu është divorcuar 2 herë, madje në qershor të 2016 ish-gruaja e akuzoi për dhunë. Ngjarja e mbrëmshme është e paqartë nëse ka lidhje me divorcet apo konflikte të tjera.
Dy vëllezër të Petrit Çarçiut ndodhen në burg jashtë vendit duke vuajtur dënimet për shkak të problemeve me drogën.
-
Ose policia është e paaftë (nuk do të gjej autorët), ose miku po bëhet gati për azil politik...
Përgjigju-
un jm djali qe qe ne mjet dhe per info zona su komtrollua fare
-
azil shoku...ska tjeter...ai qe del per te vra ...te vret..nuk demton makinen..
-











Komente
Komento