TIRANË- Dështon për të 5-tën herë radhazi ballafaqimi mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reci dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames.

Në seancë ishte i pranishëm edhe vete dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi. Prokurorja e SPAK,  Elida Kackini kërkoi që dëshmia e tij të online pasi i rrezikohej jeta, pa dhënë më shumë detaje. Kërkesa kundërshtua nga avokatët dhe vetë të pandehurit.

Avokatja e Viktor Ymeraj, i pandehur për 3 vrasjet, e biznesmenit, Vajdin Lame, Klodian Saliu dhe Artan Arsit, u shpreh se kjo formë e dhënies së dëshmisë do të thotë dorëzim i shtetit shqiptar, kur një prokuror i posaçëm nuk mbron dot të penduarin e vetë.

I po të njëjtës linjë logjike ishte edhe avokati Ilia Ilia, që mbron të akuzuarin, Plaurent Dervishaj, i cili thotë se seanca po mbahet gjallë nga një dëshmi e manipuluar. Ai thotë se këtij gjyqi do t’i humbasë edhe më shumë vërtetësia përmes shmangies fizike të dëshmitarit nga seanca gjyqësore.

Detar Hysi, mbrojtësi i Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit u shpreh se çdo shtetas duhet të japë përgjigje përpara togave të zeza, përndryshe gjykata t’i njoftojë avokatët të heqin dorë nga mbrojtja. Edhe i pandehuri  Emiljano Shullazi u shpreh se kjo formë e dhënies së dëshmisë do të thotë se i penduari përmes Skype-s do të mësohet nga OPGJ.

Sikundër edhe, Viktor Ymeraj u shpreh para gjykatës se kjo është e qëllimtë dhe se po luhet me lirinë e tyre. Në fund, avokati i Luftar Reçit po ashtu u shpreh se i mbrojturi prej tij, duhet të jetë në gjykatë fizikisht për të dhënë dëshminë e tij, ndërsa për seancat e tjera, ai kërkoi që të jetë në lidhje virtuale. Ndërkaq, togat e zeza vendosën se nuk ka pasur ndonjë rrethanë të Posaçme për këtë formë të Posaçme të të pyeturit, ndaj rrëzoi kërkesën e SPAK.

Seanca e sotme u shty për në datën 6 mars pasi avokatët e të pandehurit, Endrit Taullai, nuk ishin prezentë.

Kujtojmë se për Reçin ka pasur një plan për eleminimin fizik. Sipas hetimeve të prokurorit Altin Dumani nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës atëherë me 100 mijë euro ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit. Eleminimi i Reçit sipas SPAK do të kryej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë eurosh. Por ky plan disa javor ka dështuar pasi SPAK ka mundur të sigurojë informacion, ndërsa polici që do të përfshihej në këtë skemë, ka rrëfyer detajet e këtij plani duke u bërë bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë.

Pas kësaj situate SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë e jetës së Reçit, duke e veçuar nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ushqimet do t’i kontrollohen para çdo vakti. Po ashtu burgjet kanë ndaluar futjen e çdo sendi në qelinë e Reçit, teksa në vijim do të kontrollohet nga 3 oficerë policie.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi. Mes të pandehurve të cilët implikohen nga dëshmia e Luftar Reçit janë: Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi  dhe vetë Luftar Reçi.