Dështon “komisioni i Veshit”, nuk
miratoi asnjë raport deri më 20 maj

Dështon “komisioni i Veshit”, nuk<br />
miratoi asnjë raport deri më 20 maj<br />
TIRANE - Ka dështuar komisioni hetimor që u ngrit nga mazhoranca për hetimin e incidentit që ndodhi në 24 prill në Akademinë Politike në Vjenë mes kreut të opozitës Edi Rama dhe ish-diplomatit Egin Ceka. Afati i mbylljes së punimeve të këtij komisioni ishte pikërisht data 20 maj, datë kur pritej që të përmbyllej edhe raporti i hartuar nga 5 anëtarët e këtij komisioni.

Ndonëse afati ishte përcaktuar që ky komision do të kryente veprmitarinë e tij brenda një muaj, duket se kjo ishte thjesht një shashk parazgjedhore nga ana e demokratëve. 5 anëtarët Fatbardh Kadilli, Luçiano Boçi, Paulina Hoti, Gerd Bogdani dhe Osman Metalla arritën që të mblidheshin vetëm 2 herë, ku në një nga mbledhjet e tij u realizuan dhe seancat dëgjimore me personat dëshmitarë mes tyre dhe personin e përfshirë në këtë incidenti Egin Ceka.

Ndërkohë që në kalendarin e fundit që është miratuar nga Konferenca e Kryetarëve është përcaktuar që Kuvendi i mbyll punimet e tij në datë 23 maj, afati i fundit ky për të bërë të mundur edhe miratimin e raporttit që do të duhej të ishte përgatitur brenda datës 20 maj.

Komisioni gjatë veprimtarisë së tij vetëm sa zyrtarizoi anëtarët e vetë, ku opozita nuk kishte çuar asnjë anëtarë, si dhe përcaktoi rendin e punimeve e realizoi vetëm seancat dëgjimore. I ftuar për të dëshmuar ishte përcaktuar të ishte dhe kreu i PS, Edi Rama, i cili ka refuzuar automatikisht ekzistencën e këtij komisioni si dhe ka ironizuar kërkesën për dëshminë e tij.

PËRPLASJA KADILLI-CEKA

Që në mbledhjen e parë të këtij komisioni, kryetari i tij, Fatbardh Kadilli siguroi opinion publik se ky incident i kishte kapërcyer kufijtë e të qenurit incident diplomatik, ndërkohë që nga ana e grave demokrate Mesila Doda, Jozefina Topalli si dhe Majlinda Bregu u cilësua si një incident që kishte degjeneruar deri në përdorim të dhunës fizike.

Përdorimi i dhunës siç u tha nga të djathtët, faktikisht nuk u pohua nga dëshmia që dha Ceka në komisionin hetimor. “Do bëjmë hetim të plotë të thellë e të paanshëm. Ky incident kapërcen kufijtë e një incidenti, është cënuar dinjiteti i jo vetëm një diplomati, por edhe i Shqipërisë në opinionin ndërkombëtar”, tha Kadilli.

Ndërsa ish-diplomait Ceka ka pretenduar se kreu socialist, Edi Rama, gjatë takimit në Akademinë e Vjenës i ka “shkulur” veshin, por pa përmendur këtu dhunën fizike. “Me një ton arrogant përtej çdo norme komunikimi më urdhëroi të largohem nga salla e Akademisë Diplomatike.

Kur iu përgjigja që s’kisha arsye të largohesha nga një ambient dhe institucion më se familjar për mua, zoti Rama vendosi dorën e tij të djathtë mbi veshin tim të majtë, duke krijuar në vështrim të parë një lloj afiniteti, dhe bëri një tërheqje të dorës me aq sa mund të kapte nga flokët dhe veshi im”, tha ai.

IRONIA E RAMËS

Kreu i PS do të kundërshtonte këtë komision me ironi duke u shprehur se: “Sa i përket veshit, shprehem i kënaqur që mora medaljen e radhës nga PD dhe kryetari i saj, që do të thotë komisionin hetimor të radhës. Megjithëse nga komisioni në komision shfaqet dështimi dhe rrënimi i qeverisjes, rrënimi i përgjithshëm i PD që sot është një parti familjare.

Kam parë se ka pasur një mbështetje të madhe publike propozimi i Fate Velaj: ditë kombëtare të shkuljes së veshit. Do ishte një ditë e bukur ku secili t’ia shkulte veshin vetes, apo tjetrit për çfarë do nevojë për të reflektuar për të përmirësuar veten dhe një tjetrin”, ka thënë ai.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN