TIRANE - Mungesa e këshilltarëve të djathtë në njësinë bashkiake numër 10 në kryeqytet ka bërë që mbledhja ku do të diskutohej buxheti i vitit që vjen për këtë njësi, të dështojë.
Në mbledhje janë paraqitur vetëm tre këshilltarë të djathtë dhe në këto kushte mbledhja është shtyrë.
Sipas përfaqësuesve të majtë në këshill, prania e medias ka bërë që të djathtët t’i tremben transparencës dhe të bojkotojnë mbledhjen.
“Dy-tre këshilltarë të Partisë Demokratike dhe partive të tjera kundërshtare erdhën dhe u larguan, domethënë bojkotuan mbledhjen e radhës”, shprehen këshilltarët e majtë.
“Natyrisht që nuk ka asnjë kopsht dhe çerdhe të shtuar, natyrisht që rrugët e njësisë bashkiake numër 10 janë gropa dhe baltë. Është zemra e Tiranës këtu. Këtu ka e para e punës, një qeveria që është ajo që është për të gjithë Shqipërinë dhe kësaj i shtohet dhe paaftësia totale e menaxhimit nga kryetari i bashkisë”, tha Ledi Shamku.
Në këtë mbledhje do të miratohej edhe ndihma ekonomike për familjet në nevojë, por mungesa e të djathtëve e ka bërë të pamundur këtë vendim.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com