Dështon në Senatin amerikan përpjekja për komision hetimor mbi sulmin e 6 janarit në Kapitol

Dështon në Senatin amerikan përpjekja për komision hetimor mbi sulmin e 6 janarit në Kapitol

Sulmi në Kongresin amerikan

Republikanët në Senatin amerikan bllokuan të premten propozimin për krijimin e një komisioni hetimor për të zbardhur ngjarjet e 6 janarit kur Kapitoli u sulmua dhunshëm nga një turmë me përkrahës të ish-Presidentit Trump që synonin të pengonin certifikimin e fitores së rivalit demokrat, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Ashtu siç pritej, republikanët përdorën një taktikë proceduriale të njohur si “filibuster” e cila pengoi miratimin e projekt-ligjit për krijimin e komisionit për të hetuar sulmin. Ishte hera e parë që taktika procedurale u përdor me sukses gjatë administratës së Pressidentit Biden për të ndalur avancimin e një akti legjislativ në Senat.

Me 54 vota kundër dhe 35 pro, masa nuk arriti të sigurojë 60 votat e nevojshme për miratim.

Senati me 100 anëtarë është i ndarë barazisht mes demokratëve dhe republikanëve. Demokratëve u duhej mbështetja e 10 republikanëve për të siguruar miratimin e masës. Nuk pritej që senatorë republikanë të votonin pro masës, pasi shumë prej tyre mbeten besnikë ndaj ish-Presidentit Trump dhe ishin gjithashtu nën presionin e udhëheqësit të republikanëve në këtë Dhomë, Mitch McConnell, i cili ishte shprehur kundër ngritjes së komisionit.

Zoti McConnell, i cili ka thënë në të kaluarën se zoti Donald Trumpi ishte përgjegjës për “provokimin” e sulmit, kojët e fundit e cilësoi propozimin për ngritjen e komisionit si asgjë më tepër se sa thjesht “një manovër politike” pasi disa komisione ekzistuese të Senatit po zhvillojnë hetime mbi dështimet në masat e sigurisë të Senatit gjatë sulmit.

Më 6 janar, mijëra përkrahës të zotit Trump të mbledhur në Uashington në një protestë kundër rezultateve të zgjedhjeve që nxorën fitues demkratin Joe Biden, sulmuan me dhunë ndërtesën e Kapitolit duke lënë të vdekur pesë vetë, përfshirë një polic të Kapitolit.

Propozimi për komisionin hetimor pritej të hidhej në votë të enjten, por u shty për më vonë pas shqyrtimit të një tjetër propozimi.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, e miratoi masën me mbështetje nga disa anëtarë republikanë./ VOA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori