Dështon parashikimi i PD-së
Berisha “gropos” Lulzim Bashën

Dështon parashikimi i PD-së<br />Berisha “gropos” Lulzim Bashën
TIRANE- Selia e PD dje paradite kishte rënë në heshtje të plotë. Asnjë deklaratë apo qëndrim zyrtar ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës së majtë, madje as akuza për qëndrim jotransparent ndaj armëve kimike siriane nuk është artikuluar nga ana e lidershipit të PD.

Ndërsa gjithë lidershipi i kësaj partie, duke filluar nga kryetari i PD Lulzim Basha, ish kreu i kësaj partie Berisha dhe drejtues të tjerë demokratë kanë qënë të shokuar pas deklaratës së një nate më parë të ambasadorit amerikan Alexandër Arvizu se PD e kishte kaluar vijën e kuqe. Madje ka qënë më shokuese deklarata e Arvizu në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha, sipas të cilës ai e kishte dhënë “Ok” e tij për asgjësimin e armëve kimike siriane në Shqipëri dhe se akuzat ndaj Ramës do të ishin vetëm në aspektin e transparencës për këtë vendim.

Madje Arvizu kishte hedhur dhe dilemën dyshuese për kreun e PD, teksa ka parë në bulevard pikërisht bashkë me Berishën, liderin Basha i cili kishte premtuar mbështetje në aksionin ndërkombëtar të asgjësimit të materialeve kimike siriane, duke hedhur pyetjen dyshuese dhe shkatërruese nëse është Basha kreu i PD. Pikërisht një akuzë e tillë e ambasadorit të SHBA në Tiranë që bën përgjegjëse PD dhe Bashën se ka kaluar “vijën e kuqe” dhe se për gjithçka është njoftuar Uashingtoni ka shkaktuar tronditje në PD, e është përkthyer në mungesën e artikulimit të deklaratave ditën e djeshme deri në vendimin e kryeministrit Edi Rama fiks në orën 17.00, që refuzoi përfshirjen e Shqipërisë në asgjësimin e arsenalit kimik sirian. Vetëm ish-kreu i qeverisë dhe i PD Sali Berisha ka vijuar qëndrimet e tij në facebook, pa pasur ndonjë lidhje me realitetin që po përjetohej në selinë e PD te ish-SHQUP.

Burimet brenda grupit parlamentar të PD bëjnë me dije se Basha ka udhëzuar që të mos ketë deklarata publike as ndaj Ramës dhe as ndaj qeverisë, deri në momentin kur të jepej vendimi nga ana e kreut të qeverisë, i bindur se vendimi do të ishte pro asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri. Madje për këtë ishte përgatitur skenari dhe përmes disa mediave, që në afrim të orës së deklaratës së kryeministrit Rama për vendimin për armët kimike, të publikohej sikurse u publikua lajmi flash, sipas të cilit RENEA, policia dhe Garda kishin kaluar në gatishmëri numër një, për të përgatitur turmën përballë kryeministrisë për vendimin pro që do jepte Rama. Gjithçka doli jashtë parashikimit të PD, ndërkohë që zëra brenda grupit saktësojnë se ndryshimi i qëndrimit nga Basha e antiamerikanizmi i tij kishin ardhur për shkak të presionit të Berishës mbi të.
 
 Shkrimi u publikua sot (16.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit