Pogradeci mbetet një nga destinacionet më të preferuara të verës në brigjet e liqenit të Ohrit, duke tërhequr një numër të madh turistësh vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Pogradeci, ku sfondi piktoresk i qytetit buzë liqenit shfaqet i mbushur me pushues të shumtë që kanë zgjedhur këtë destinacion për fundjavën e tyre verore.

“Me këtë kartolinë verore nga Pogradeci, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Pogradeci është një atraksion i përhershëm turistik, i njohur për hijeshinë e liqenit, natyrën e pasur, kulturën, historinë dhe kulinarinë e veçantë.

Në çdo stinë të vitit, qyteti tërheq vizitorë vendas e të huaj, ndërsa gjatë verës numri i pushuesve rritet ndjeshëm, duke e kthyer Pogradecin në një nga destinacionet më të frekuentuara të Shqipërisë.