Arrestimi i policit Albano Rustemi, burime: Merrte shuma të mëdha parash për dekonspirimin e operacioneve! Organizator i shpërndarjes së kanabisit

TIRANË- Albano Rustemi, efektivi i arrestuar një ditë më parë nga AMP ishte i përfshirë drejtpërdrejtë me grupet kriminale që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike në zonën e jugut. Rustemi, i cili më herët ka qenë efektiv në Gjirokastër, prej disa kohësh ishte një nga organizatorët e shitjes dhe shpërndarjes së kanabisit në këtë qytet, por edhe zona të tjera të këtij qarku.

Jo vetëm kaq, burime bëjnë me dije se  Rustemi i jepte informacione grupeve kriminale ku bënte pjesë duke dekonspiruar operacionet policore. Ai merrte shuma të mëdha parash në këmbim të rolit të tij si anëtar i grupeve kriminale në bazë të shitjes së sasisë së kanabisit.

Madje ka dyshime se ai ishte i përfshirë edhe në aktivitetin e jashtëligjshëm duke ndihmuar emigrantë që të kalojnë ilegalisht kufirin, apo kontrabandën e mallrave. Hetimet vijojnë për identifikimin e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal pasi ka dyshime që kishte bashkëpunëtorë edhe me kolegë të tjerë efektivë policie.

 Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi mbrëmjen e 11 nëntorit, masën arrest me burg për efektivin Albano Rustemi.

Ky i fundit gjatë kohës që ka nisur hetimi ka qenë me detyrë Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, por aktualisht ishte polic në Komisariatin e Policisë Dibër. 

Rustemi akuzohet për dekonspirim të aksioneve të policisë, përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve, dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kontrabandë me mallra të tjera.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ky punonjës policie rezultoi i dyshuar për:

- dekonspirim të aksioneve të policisë;

- përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve;

- dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit;

 kontrabandë me mallra të tjera”, njoftoi dje AMP.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave