Moment nga operacioni antidrogë në Vlorë

Policia e Vlorës i ka pasur nën vëzhgim dy të arrestuarit e operacionit antidrogë “Vortex” ditën e sotme, Kujtim Metaj dhe Viktor Jaupaj.

Ata dyshoheshin se ishin të përfshirë në aktivitet të paligjshëm, kryesisht shitja e drogës në linjën Fier-Vlorë dhe furnizimi i grupeve më të vogla të shpërndarjes.

Madje një prej tyre ka pasur disa precedentë penalë të mëparshëm. Mësohet se Kujtim Metaj nuk është një emër i panjohur për policinë, ndërsa rezulton me precedentë penalë për heqje të paligjshme të lirisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

Ndërkohë rezulton se është arrestuar edhe për dhunë në familje dhe kanosje, në vitet 2020 dhe 2021.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Po trafikonin 3.5 kg kokainë dhe heroinë me vlerë mbi 800 mijë euro, në pranga 2 fierakët! Detajet si u zbuluan (EMRAT+VIDEO)