'Më ngacmuan të dashurën'/I riu që plagosi me thikë 4 studentë sqaron çfarë ndodhi dje para Presidencës

'Më ngacmuan të dashurën'/I riu që plagosi me thikë 4 studentë sqaron çfarë ndodhi dje para Presidencës

Vendi i ngjarjes, ku u konfliktuan 4 të rinj ditën e djeshme

Pas një konflikti të ndodhur ditën e djeshme mes studentëve të Politeknikut, pranë Presidencës në Tiranë, nga zbardhja e ngjarjes dolën detaje nga plagosja, ku i arrestuari, Henri Karaj tha se nuk kishte pasur qëllim të qëllonte të rinjtë, por sipas tij ata e kishin ofenduar.

I arrestuari Henri Karaj ka thënë se ka vepruar në inat e sipër, pasi të rinjtë i ngacmonin të dashurën.

Nuk shkova për ti plagosur. Ne u takuam dhe një ditë më parë dhe u thashë që ajo është e dashura ime dhe të mos e ngacmojnë. Kur ata pasdite e kishin ngacmuar sërish. Kur i pashë këtë gjë u thashë, por ata më ofenduan dhe tentuan të më godisnin dhe unë qëllova me bicakun që kisha me vete.

I arrestuari, Henri Karaj

Të rinjtë që u plagosën nga Karaj janë: Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku, të cilët  ndodhen në  spital. Policia ka shpallur në kërkim dhe një 19- vjeçar F.S, i cili është shok me Henri Karajn, pasi mësohet se ka qenë i pranishëm në sherr dje dhe  është larguar nga vendngjarja.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë