MALËSI E MADHE- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë një natë më parë në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe. Policia njofton se dy të rinj, të identifikuar si Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj) kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por u diktuan nga banorët. Kanë qenë tre vëllezërit Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj të cilët kanë evidentuar dy të rinjtë që kishin tentuar të vidhnin në zonë dhe kanë debatuar me dy të rinjtë hajdutë.
Sipas Policisë, autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë shpallur në kërkim.
“Dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshatin Gruemirë por u diktuan nga banorët, gjatë largimit qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia zbardh ngjarjen. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas, të dyshuar si autorë që qëlluan me armë zjarri. Vijon puna intensive për kapjen e tyre
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.
U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër; Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Policia ka sekuestruar 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
SI.E./K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
48.2%
-
Barazim
32.4%
-
Fiton Shqipëria
19.4%
Vota total: 444
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksidenti në Shkodër-Velipojë/ Report TV siguron pamjet e rënda kur 25-vjeçari me motor përplaset me makinën
20 Mars, 15:04
-
Zgjedhjet/ Amuli për Report Tv: Berisha e shiti listën e kandidatëve në Shkodër, Primaret të turpshme, u tall me demokratët! PD-në e përdor për interesa personale
20 Mars, 14:16
-
I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin! I 'forti' i Shkodrës: Përgjime pa lidhje, atë ditë isha në diskotekë dhe restorant peshku
20 Mars, 12:52
-
Dibër/ Apeli e kishte dënuar me formë të prerë për dy krime, arrestohet 57-vjeçari nga Tirana! Hajdutët bastisin marketin gjatë natës në Klos
20 Mars, 11:07
-
Tom Doshi i përgjigjet Berishës: Më 11 maj ndahet burri nga gënjeshtari
19 Mars, 20:16
-
Shkodër/ Xhamia e Plumbit i kthehet besimtarëve në maj, ministri Gonxhja: I rikthejmë vlerat historike dhe arkitekturore
19 Mars, 15:28
-
Rama ndan historinë e emigrantit të kthyer nga Londra në vendlindje: U riktheva në Shkodër për të hapur një Akademi Futbolli të certifikuar nga UEFA
19 Mars, 15:09
-
Ishte në kërkim ndërkombëtar për grabitje, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
19 Mars, 10:21
-
'Kujt ia kanë paguar 700 mijë euro kandidatët e tu në listën e mbyllur'/ Kandidati i Bashës i përgjigjet Berishës: Pse nuk i pyete shkodranët për bashkinë që ia shite Benet Becit?
18 Mars, 23:12
-
Zgjedhjet, Berisha kërkon të marrë Shkodrën me kandidatë të pandehur të SPAK! Fton euroatlantikët të braktisin Bashën: Kthehuni! Në 'luftë' dhe me Tom Doshin
18 Mars, 21:25
-
Aksident në Shkodër-Velipojë/ Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 25-vjeçari (EMRI+VIDEO)
18 Mars, 11:53
-
Tiranë/ Grabiti lokalin dhe tentoi të vidhte dy makinat e parkuara aty pranë, arrestohet 47-vjeçari
18 Mars, 11:40