Detaje/Takimi Meta-Idrizi: PS-
LSI-PDIU bashkë në zgjedhje

Detaje/Takimi Meta-Idrizi: PS-<br />LSI-PDIU bashkë në zgjedhje
Zbardhen detaje nga dreka e mesditës së kësaj të hëne mes kryetarit të LSI, Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizit të PDIU.
 
Burime pranë LSI-së bënë të ditur se temë e diskutimit ka qenë dalja në një koalicion të përbashkët për zgjedhjet e 18 qershorit, të tre partive kryesore të mazhorancës, PS-LSI dhe PDIU.

Gjithashtu, i njëjti burim saktëson se është rënë dakord që tre partitë të bashkëpunojnë edhe në komisionet e numërimti të votave, aty ku PDIU nuk ka përfaqësues. 

"Bashkëpunim për zgjedhjet në komisionet e numërimit mes tre forcave politike që përbëjnë mazhorancën", tha për Shqiptarja.com një burim pranë LSI-së.
 
PDIU do japë votat për Presidentin
Temë e diskutimit ka qenë edhe zgjedhja e presidentit të ardhshëm.
 
Sipas burimeve, PDIU ka rënë dakord gjatë këtij takimi që të votojë emrin e propozuar nga mazhoranca për kryetar shteti. 

Procedura për zgjedhjen e Presidentit nis në 18 prill. Kreu i ri i shtetit do zgjidhet brenda kësaj legjislature parlamentare pra përpara zgjedhjeve të 18 qershorit. 

Meta-Idrizi drekë dy orë në një restorant në Tiranë
Pas darkës të zhvilluar një natë më parë me kryeministrin Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta takon aleatin tjetër të koalicionit, Shpëtim Idrizin.
 
Të dy u larguan rreth orës 14:00 së bashku nga kryesia e Kuvendit, ku Idrizi mban postin e nënkryetarit.
 
Ndryshe nga takimi me Edi Ramën ku të pranishëm ishin dhe Erion Veliaj dhe Petrit Vasili, nuk ka pasur persona të tjerë gjatë bisedimeve Idrizi-Meta.
 
Mes dy forcave aleate nuk janë fshehur shpeshherë mospëlqimet.
 
LSI nuk e ka fshehur konsideratën se PDIU ishte një parti që po fuqizohej nga socialistët për të minimizuar rolin e saj në qeverisje.
 
Ndërkohë gjatë javës së kaluar eksponentë të LSI-së deklaruan hapur se PDIU ishte përfshirë në koalicion në mënyrë të njëanshme dhe të pamotivuar nga PS.
 
Takimi Rama-Idrizi u zhvillua në një tjetër restorant peshku pranë Gjykatës së Tiranës.

idrizi meta
(Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi sot duke dalë nga restoranti)

idrizi meta

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve