Detaje të ekzekutimit të Ilir
Hidrit nga Vora në Ekuado

Detaje të ekzekutimit të Ilir<br />Hidrit nga Vora në Ekuado
Report Tv zbardh detaje nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Ilir Hidri në Ekuador me datë 1 qershor.

Shqiptari nga Vora i vrarë 4 ditë më parë me 3 plumba pas koke në Ekuador është ekzekutuar nga një tjetër shqiptar.

Hidri i infiltruar i policisë në rrjetin e drogës
Sipas të dhënave paraprake Ilir Hidri dyshohet se është vrarë pasi prej disa kohësh ai ishte inflitruar në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri.

Sipas hetimeve paraprake rezulton se 40-vjeçari kishte shkëmbyer informacion me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do vinte në Europë. 

Hidri qëndronte në Ekuador prej 3 muajsh ndërsa më parë kishte qenë në Europë e Amerikë.

ilir hidri

Burime për Report Tv nga Interpol sqarojnë se Policia e Ekuadorit ka identifikuar autorin nga pamjet e kamerave të sigurisë. 

Hidri ishte me rezidencë ne qytetin e Vorës ndërsa ka qenë i dënuar më parë për trafik droge nga Amerika Latine në Europë. Për zbardhjen e vrasjes së Hidrit janë angazhuar një serë agjencish ligjzbatuese.

Trupi i Hidrit ende s’ka mbërritur në atdhe.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare