Detaje të reja nga Bularati, mbërrin mjeku ligjor grek, pretendohet se ekstremisti u plagos dhe më pas u vra

Detaje të reja nga Bularati, mbërrin mjeku ligjor grek, pretendohet se ekstremisti u plagos dhe më pas u vra

Vendi ku u ekzekutua ushtari ekstremist grek

GJIROKASTËR- Report Tv mëson të dhëna të reja nga Bularati për cështjen e vrasjes së ekstremistit grek, Konstantinos Kacifa. Në vendin ku u vra Kacifa, familjarët kanë vendosur lule dhe disa gurë. Në foto mund të shihen njollat e gjakut. 

Mësohet se në Gjirokastër ka shkuar edhe një mjek ligjor grek, i cili është kërkuar nga familjarët për të marrë pjesë në ekspertizën mjeko-ligjore të trupit të 35-vjecarit që ndodhet në morgun e spitalit Omer Nishani në Gjirokastër.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pala greke pretendon se ushtari ekstremist grek është plagosur dhe më pas është ekzekutuar. Ata pretendojnë se në vendngjarje ka shenja gjaku në hapësirë të gjerë, dhe jo vetëm në një vend.

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë