Detaje të reja nga ekzekutimi në Durrës! Vëllezërit ishin ulur para në makinë, celularët e pathyer nga plumbat

Nga ekzekutimi i dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhiaj, pasditen e së hënës në Durrës, janë nxjerrë detaje të reja nga gazetari i Report TV Arsen Rusta. I ftuar në emisionin "Repolitix", Rusta tha se dy vëllezërit ishin ulur para në makinë dhe se plumbat kanë ardhur nga ana e drejtuesit të makinës, i cili ka marrë dhe numrin më të madh të plumbave në trup , ndërsa vëllai tjetër ka marrë më pak plumba.

Rusta tha se celularët e viktimave ishin të pathyer dhe të paprekur nga plumbat, gjë që do të lehtësojë shumë punë  e policisë. Gjithashtu gazetari i Report TV u shpreh se në vendin e ngjarjes janë gjetur 54 plumba dhe 55 gëzhoja, ndërsa kërkimet për autorët janë fokusuar në zonën e Nishtullës, përmes rrugës dytësore, e cila të çon në bregdet ose universitet dhe jo në Fushë Krujë.

"Ky është një antenat mafioz i mirëmenduar, që mund të ketë marrë ditë e  netë duke parë lëvizjet. Një kryqëzim që nuk është fiksuar nga kamerat, ashtu si edhe momenti pritës së vëllezërve Haxhia. Nuk duhet a ka pasur një konflikt verbal por ka pasur komunikim, ata nuk kanë pasur mundësi të dilnin nga makina. 54 plumba janë gjetur në automjet, si gëzhoja janë sekuestruar 55 gëzhoja. Durrësi është nga të paktat qytete pa djegie të  provave të përdorura në krim. Ky nuk është rasti i parë që nuk digjet mjeti. Grupi hetimor është në drejtim të Nishtullës, përmes rrugës dytësore, e cila të con në bregdet ose universitet dhe jo në Fushë Krujë", tha Rusta.     

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!