Report Tv ka mësuar detaje të reja nga sasia e drogës në Portin e Durrësit, ku mësohet se nga peshimi që është bërë deri më tani kanë rezultuar mbi 50 kg, teksa vijon peshimi pas orës 10:00. Nga sa mësohet droga ishte futur në 2 çanta, e hedhur në mes të qymyrit. Vinçieri teksa mbushte kovën me qymyr ka konstatuar mallin dhe ka ndërprerë punën. Anija Unistream, e cila ka kapiten një rus, transportonte 6500 ton qymyr, megjithatë nuk është ndaluar asnjë deri më tani. Policia kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, teksa mësohet se do të kontrollohet gjithë sasia e qymyrit.
Lajmi kryesor:
Trafikantët 'braktisin' bananet, drogë me anije qymyri! Kapen mbi 60 kg kokainë (53 pako) në portin e Durrësit, vinte nga Kolumbia! Policia shqiptare u njoftua nga partnerët
