Detaje të reja nga skandali seksual në kampin e Shqipërisë në Dortmund, 18-vjeçarja ishte në kontakt me 26-vjeçarin shqiptar

Detaje të reja nga skandali seksual në kampin e Shqipërisë në Dortmund, 18-vjeçarja ishte në kontakt me 26-vjeçarin shqiptar

Skandali i publikuar nga mediat gjermane sa i përket një dhune seksuale të mundshme nga një prej punonjësve të FSHF-së në kampin e Shqipërisë në Dortmund, vazhdon të diskutohet ende në Gjermani.

Prestigjiozja gjermane, “Bild”, duket se ka nxjerrë disa detaje të reja sa i përket këtij sulmi, ku e reja ka kontaktuar menjëherë policinë dhe ka deklaruar se ishte dhunuar në “Sport Centrum Kaiserau” në Kamen më 23 qershor, ndërsa 18 vjeçarja ka marr lëndime tipike që ndodhin në një sulm seksual.

Por kjo nuk është e gjitha. Rasti nuk ka qenë aq i qartë për policinë, pasi është zbuluar se 18-vjeçarja ishte në kontakt me 26-vjeçarin shqiptar dhe se ai i ka thënë lamtumirë pasi u largua, me shpresën se do ta shikonte sërish.

Pyetja që ka ngritur Prokuroria Publike e Dortmundit është: “A e dinte ai që do të refuzohej nga 18-vjeçarja dhe për këtë arsye e përdhunoi?”, gjë që vazhdon të jetë e paqartë.

“Ne po kontrollojmë nëse mund të marrim deklaratën e të akuzuarit përmes një kërkese për ndihmë juridike”, tha prokurorja publike Sonja Frodermann.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno