Detajet/​Rama: Bashkëqeverisja
me PD vetem deri ne zgjedhje

Detajet/​Rama: Bashkëqeverisja<br />me PD vetem deri ne zgjedhje
TIRANË-“Si e qysh u arrit kjo marrëveshje ishte një libër më vete ku përmbajtja e kapitujve ishte ca më ndryshe nga sa është lexuar këto kohë në media”.

Kështu e nisi Kryeministri Edi Rama komunikimin javor pasditen e së dielës ku sqaroi disa detaje rreth marrëveshjes me Lulzim Bashën.

Për të mbyllur siç tha ai, 'gojët e liga'. Rama sqaroi sot se "ka vetëm një bashkëqeverisje, ajo e zgjedhjeve". Sipas Ramës marrëveshja me Bashën konsiston në një bashkëqeverisje deri më 25 Qershor, ku ministrat do të jenë kujdestarë. 

“Gojët e mëdha s’kanë pushuar një sekondë duke hedhur baltë mbi marrëveshjen si një pazar bashkëqeverisje në kurriz të demokracisë, apo të partive të vogla të cilat vetëm garante të drejtësisë as kanë qenë ndonjëherë as mund të jenë dot për vetë peshën e tyre. Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, për zgjedhje, për të siguruar një “fair play” si asnjë herë më parë. Ministrat teknik do te jene kujdestare qe do të zgjidhen me konsensus. Në 25 qershor do të kemi zgjedhje të lehtësuara. Pas marrëveshjes kanë nisur teoritë e konspiracionit. Por pas datës 25 qershor nuk do të fillojë avazi i vjetër i kontestimeve. Palët duhet të kenë vullnet për dialog konstitucional. Na duhen 71 mandate për ta mbajtur në timonin e reformave”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Kryeministri tha se zërat për pazare në kurriz të partive të vogla janë “llogje”. Duke iu përgjigjur indirekt pretendimeve dhe frikës së LSI-së se marrëveshja Rama-Basha mund të jetë në dëm të saj, kryeministri tha:

Partitë e vogla vetëm garante të demokracisë nuk mund dhe nuk kanë qenë. Kjo për shkak të peshës së tyre. Në këtë marrëveshje ka vetëm një bashkëqeverisjë. Kjo është bashkëqeverisja e zgjedhjeve për të siguruar një garë të ndershme”, vuri në dukje Kryeministri.

“Administrata urdhër për të mos shpenzuar para deri më 18 Qershor”
Rama vendosi sot të mbyllë ‘gojët e këqia’ dhe të atyre që thanë se marrëveshja do të shërbejë për tendera e lumë parash apo punësime të militanëve.

Sidoqoftë si e qysh u arrit kjo marrëveshje ishte një libër më vete ku përmbajtja e kapitujve ishte ca më ndryshe nga sa ishte lexuar .
Ata që e quajnë këtë se marrëveshja ishte për tendera e kanë gabim.
Qeveria me një urdhër administrativ timin ishte angazhuar qe 18 maj, para para marreveshjes me PD,  për të mos shpenzuar asnjë para publike deri më 18 qershor, datë në fillim kur ishin përcaktuar. Ky urdhër është në fuqi dhe ministrat e rinj do të jenë kujdestarë për monitorimin e procesit zgjedhor"
.

"Te huaj jo me shkesi per dialog" 
Kryeministri Rama tha se marrëveshja shkruajti një histori të re për politikën shqiptarë. Të huajt tha ai, nuk të jenë më shkesi për të nxitur dialogun mes palëve, pasi marrëveshja e nënshkruar thekson se palët janë të detyruar të ulen për dialog, pa kaluar më vendin në krizë të thella, si kjo që sapo u la pas.

Sipas Ramës, paketa Mc Allister ishte vetëm receta për të gjetur një zgjidhje më afatgjatë.
Paketa Mc Allister ishte një recetë për të kapërcyer një krizë të radhës kurse marrëveshja është një zgjidhej afatgjatë. Marrëveshja përcakton detyrimin e ndërsjelltë të palëve pa pritur që miqtë e huaj të bëjnë shkesin për muaj të tërë për të na ulur në një tryezë. Përpara se të shihemi sy më sy nuk kemi pse të flasim në anglisht.” tha Rama duke shtuar se, “Kjo është për mua një pikë themelore e marrëveshjes, zbatimi i saj na bën një shtet serioz në sytë e botës dhe në mbrojtje të interesave të mëdha të vendit”.

Marreveshja, angazhim per integrimin e vendit
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se marrëveshja e firmosur me Bashën para pak ditësh do të shërbejë si një angazhim i palëve për rrugën e përbashkët në çeljen e negociata për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kështu tha Rama sot gjatë komunikimi javor ku shpjegoi se Marrëveshja politike PS-PD do të jetë më e gjatë, dhe jo vetëm një marrëveshje për të kapërcyer krizën politike aktuale.

Marrëveshja për ata që kanë sy të shikopjnë e sy të lexojnë shkon përtej këtij fakti. Angazhimi i palëve përmban si angazhim të mëtejshëm për të qenë sëbashku në rrugën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, mosdakortësitë për cështje të ndryshme në rrugën e bashkëjetesës mes qeverisë e opozitës nuk do jenë më arsye për t’u bërë gazi i botës ashtu sikundër marrëveshja detyron dialogun qeveri-opozitë pa pritur të huaj të bëjnë shkesin”.

Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nuk do ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor, por një reformë gjithëpërfshirë e re do të bëhet në shtator.

E kam thënë që kompromis me Kushtetutën unë nuk bëj, zgjedhjet matanë qershorit, kundër ligjit. PS e angazhuar për të bërë shtet nuk mund ta përqafonte atë ide.
Ndërkombëtarët kanë menduar që duhet të gjejnë një zgjidhje e pastaj të shohim, kjo marrëveshje vendos kufi të qartë. Askush nuk mund të kërkojë një çadër në hellin ku politika ka ndjekur më shumë se një herë një popull. Të gjitha partitë kanë qëllimet e tyre, aksesh, që kthehen në shurdhues, prandaj kemi vendosin që të mos e prekim Kodin Zgjedhor, me një reformë të re gjithëpërfshirëse e Kushtetuese në shtator, për rëndësinë në reformimin e kulturës sonë, politike. PS ka treguar se është na duhen 71 mandate për të vazhduar reformat e nisura. Kam më shumë besim se para marrëveshjes se do bëjmë atë që para disa ditësh e quanim të pamundur
”.

“Na duhen 71 mandate për të mbajtur timonin e qeverisë”
Rama edhe sot theksoi se e domosdoshme për PS është që në këto zgjedhje me PD të marrë 71 mandate.
Na duhen të paktën 71 mandate për të vazhduar që ta mbajmë ne timonin e reformave shtetbërëse, me të njëjtën formë që luftuam për Vettingun, të luftojmë për ekonominë”, tha ai.

Rama: PD dhe PS janë dhe do të mbeten kundërshtarë politik
Kryeministri Rama gjatë komunikimit Javor u shpreh se PS dhe PD janë dy alternativa të ndryshme dhe do jenë gjithmonë kundërshtare politike.
 
“PD dhe PS janë kundërshtarë dhe do të jenë politike. Dy alternativa pushteti me dy programe të ndryshme, me dy rrugë të ndryshme. E jona për të bërë shtet, e tyrja pa shtet”, deklaroi Rama.



  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit