Detajet e operacionit/ Kontrolli rastësor në klubet e natës në liqenin Garda, zbuloi ekzistencën e klanit Çela! Nga shitës me doza, te narkos me tonelata

Detajet e operacionit/ Kontrolli rastësor në klubet e natës në liqenin Garda, zbuloi ekzistencën e klanit Çela! Nga shitës me doza, te narkos me tonelata

Moment nga operacioni i policisë italiane

Moment nga operacioni i policisë italiane

Policia e Shtetit në Itali ka dhënë detaje nga superoperacioni i goditjes së organizatës narkos italo-shqiptare dhe klanit të drejtuar nga klani Çela.

Operacioni i DDA-së së Bresshias daton prej muajit Nëntor të vitit 2020 në zanafillën e tij, nga disa ambiente në liqenin Garda dhe që çoi në arrestimin e 12 personave dhe ekzekutimin e 8 masave të tjera në pritje ditën e sotme (21 Janar). Pesë vite më parë evidentoheshin kontigjente të organizatës që punonin me gramë në shitjen e kokainës në veri të vendit, por që aktualisht merrnin përsipër tonelata droge në ngarkesa që vinin nga Amerika e Jugut.

Operacioni u shtri nga Italia deri në Shqipëri. Hetimi filloi në gjysmën e dytë të vitit 2020, kur disa raporte për shpërndarje droge në klubet e natës në anën e Breshias të liqenit Garda i vunë hetuesit në gjurmët e një furnizuesi kokaine. Duke gjurmuar zinxhirin, hetuesit zbuluan një organizatë kriminale italo-shqiptare e aftë të lëvizte kontejnerë të mbushur me drogë nga Amerika e Jugut.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, në krye të grupit kriminal ndodheshin dy vëllezër shqiptarë me banim në Breshia, të lidhur me klanin e fuqishëm Çela të Elbasanit, i njohur si një nga mafiozët kryesorë shqiptarë. Vëllezërit koordinuan një grup personash të besuar në provincat e Italisë Veriore, duke menaxhuar importimin e kokainës nga Amerika e Jugut, informon “La Repubblica”.

Pasi zbarkonte në portet evropiane, kokaina mbërriti në disa qendra në Evropën Qendrore dhe më pas, nëpërmjet kamionëve çohej në Itali dhe shitej atje me pakicë. Të ardhurat e biznesit janë dërguar në Shqipëri falë autobusëve që operojnë në linjën Breshia-Elbasan.

Një sekuestrim në nëntor 2021, kur agjentët kapën 350 kilogramë kokainë të destinuar për qelinë e Brescias, i dha një kthesë vendimtare hetimit.


Lajmi kryesor:

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë