Detajet e krimit në Durrës/ Babai vdiq në duart e djalit 10-vjeçar...Si shpëtoi mrekullisht fëmija nga fqinji vrasës

Martin Ndreca u vra në sy të djalit të tij 10-vjeçar. Fqinji i tij Ndue Zefi nuk ka pyetur që fqinji i tij në makinë kishte edhe të birin. Nuk është kursyer, dhe e ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur në vend. Ka shtënë me 5 plumba...Fatmirësisht vogëlushi 10-vjeçar ka shpëtuar, por nuk është e lehtë trauma që ai ka përjetuar, të shohë babain e tij teksa ndërron jetë. Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Martin Ndreca dhe Ndue Zefi, fqinj me njëri-tjetrin ndodheshin të dy në një lokal të lagjes, kur kanë nisur një debat mes tyre, që çoi më tej edhe në rrëmbimin momental të autorit, duke e ndjekur Martin Ndrecën deri tek makina, teksa ai ikte për në banesë, ku edhe e vrau.

Vëllai i të ndjerit, Arben Ndreca, thotë në një rrëfim për Shqiptarja.com, se vëllai i tij nuk u vra për çështje nderi, siç u përfol në disa media. SIpas tij konflikti mes vëllait të tij dhe Ndue Zefit ka ndodhur për një sherr krejtësisht banal: "Pse më shikon"

"Ne e kemi pasur të njohur Ndue Zefin, por nuk është se kemi patur ndonjë afrimitet me të. Kemi qenë afër me shtëpi në Adriatik të Kurbinit. Banesat kishin një distancë prej 100 metrash me njëra-tjerën" thotë Ndreca .

Sipas tij, vëllai dhe Ndue Zefi nuk kanë qenë në të njëjtën tavolinë, në lokalin e lagjes.

"Vëllai im atë natë ka qenë në të njëjtin lokal me viktimën në Durrës, por jo në të njëjtën tavolinë siç është thënë në media. Martini ka qenë bashkë me djalin e tij 10 vjeçar dhe me ca persona të tjerë. Në një moment autori i ka thënë Martinin pse më shikon dhe e ka ofenduar. Sipas dëshmitareve aty kanë debatuar me njëri tjetrin dhe më pas autori është larguar. Martini ka qëndruar dhe 20 minuta në lokal dhe më pas ka marrë makinën dhe është larguar bashkë me djalin për të shkuar në shtëpi. Pak metra pa arritur tek banesa autori i ka dalë para dhe i ka bllokuar rrugën me automjetin e tij. Martini ka zbritur dhe sipas djalit që ka qenë me të janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Pas konfliktit vëllai është nisur për të ikur, ndërsa autori ka shkuar tek makina dhe ka marrë armen. Ka qëlluar me 5 plumba në drejtim të makinës dhe dy prej tyre i kanë prekur organet jetësore, duke i shkaktuar vdekjen.

Djali ka qenë në sedilejn e përparme të makinës së bashku me të atin. Kur është qëlluar ai ka ulur kokën dhe fatmirësisht ka shpëtuar për mrekulli. Sipas asaj çfarë ka thënë djali pasi ka qëlluar autori është afruar tek makina dhe pasi e ka parë që Martini kishte vdekur është larguar me shpejtësi. Në ato momente djali ka njoftuar nënën e tij dhe më pas policinë

Arben Ndreca

 

Viktima Martin Ndreca

Familjaret kërkojnë që autori të marrë ndëshkimin e duhur për këtë krim të kryer. 

"Nuk është aspak e vërtetë që krimi të ketë ndodhur për çështje nderi. Vëllai ka jetuar jashtë shtetit prej shumë vitesh dhe në Shqipëri vinte vetëm për pushime. Ai nuk ka patur fare afrimitet me Ndue Zefin dhe pretendimet e atij se e ka kryer krimin për çështje nderi nuk ekzistojnë dhe atë e ka thënë  vetëm për të mbrojtur veten dhe për të patur lehtësira. Ngjarja na ka tronditur shumë si familje dhe kërkoi që ai të marrë dënimin që i takon" shprehet Arben Ndreca

Martin Ndreca me origjinë nga Mirdita u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Durrës, ndërsa autori Ndue Zefi u dorëzua në polici 2 ditë pas ngjarjes duke pranuar krimin.

VIDEO nga vendi ku ndodhi ngjarja me 24 shkurt

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 01/03/2019 10:11

    Denim me vdekje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare