Deti, Bushati asnjë info Metës
mbi takimet e Kretës e Korçës

Deti, Bushati asnjë info Metës<br />mbi takimet e Kretës e Korçës<br /><br>
Report TV ka mësuar të tjera detaje nga komunikimi i Presidentit Meta me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati mbi negociatat për kufirin detar me Greqinë.

Një burim i besuar i tha Report TV se gjatë dy letrave që Bushati i ka dërguar kreut të shtetit, nuk ka dërguar në asnjërën prej tyre informacione mbi dy takimet e fundit dhe më të rëndësishmet Bushati-Kotzias, ajo e Kretës, dhe ajo e Korçës.

Në dosjet dërguar Metës, shefi i diplomacisë shqiptare jep të dhëna për takime të mëparshme dypalëshe Shqipëri-Greqi, por jo mbi dy takimet fundit që kanë qenë thelbësore për marrëdhëniet dy paleshe. Në letrën e tij të dytë, presidenti insiston të marrë informacion për këto takime.

Report TV ka mësuar gjithashtu se Bushati i ka vendosur në dispozicion Metës një raport studimor të një agjencie amerikane se si mund të zgjidhet konflikti detar me Greqinë, bërë për llogari të Ministrisë sonë të jashtme, në kohën kur këtë dikaster e drejtonte Edmond Haxhinasto, mes viteve 2010-2012.

Bushati i thotë Presidentit se e ka lexuar studimin, por formula për kufirin detar nuk do të jetë ajo që sugjeron ky raport i amerikanëve.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)