“Deti i Bardhë II” dhe Letërsia në Tranzit në Tiranë

 / ATSH / - Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë "Deti i Bardhë II"(TILF 2015)  i cili organizohet në Tiranë nga 29 tetor deri 31 Tetor, do të prezantoje  për lexuesin shqiptarë,  21 autorë  nga vende si  Austria, Gjermania, Italia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Zvicra.
Projekti i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Allianz Kulturstiftung, në edicionin e II-të synon që të  kthehet në një auditor të hapur mes të ftuarve dhe publikut shqiptar, i cili organizatoreve në 25 vitet e fundit po përjeton një tranzicion të thellë politik e shoqëror.
Në ambjente artistike si,  teatri "Kujtim Spahivogli",  salla Shekspir e  Teatrit "Metropolitan", do të tregojnë përmes motos së sivjetshme të festivalit "Letërsi në Tranzit" rrugëtimin e tyre letrar dhe do te reflektojnë me njëri-tjetrin mbi letërsinë dhe artin bashkëkohor në tranzicion, si atë politik e shoqëror,  por dhe procesin e tyre letrar përmes gjuhës.
Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë "Deti i Bardhë II",  është paraprirë dhe pasuruar nga disa aktivitete shtesë përveç leximeve dhe diskutimeve me autorët, si "Tirana Lexon", aktivitetiti i konceptuar si maratonë leximi më datën 29 Tetor;
"Geg Poetry", do të jetë gjithashtu një takim shkrimtarësh,  që do të shkruajnë dhe krijojnë në dialektin 'geg'.
Ndërkohë do të mbahen disa takime, si ai për Stefan Zweeig dhe veprën e tij në shqip, apo workshop-i kreativ "Across The Borders" me artistë të rinj nga rajoni

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin