DURRES- Deti i trazuar me dallgë deri në 6-7 ballë dhe era e fortë që ka fryrë gjatë natës ka shkaktuar vonesa në mbërritjen e trageteve nga porti i Barit drejt portit të Durrësit.

Kapiteneria e portit bëri të ditur sot në mëngjes për redaksinë onlinë të Shqiptarja.com se tragetet janë 3- 4 orë me vonesë.

Nga porti i Barit, tragetet duhej të niseshin në mesnatë, por janë nisur në orën 03:00 të mëngjesit prandaj dhe mbërritja në port duhet të jetë rreth orës 10. 30. Orari zyrtar i mbërritjes së trageteve në portin e Durrësit është ora 08:00 e mëngjesit. Tragetet transportojnë 300 pasagjerë dhe 100 mjete.
(sg/shqiptarja.com)