Drejtoria e Përgjithshme Detare u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të bëjnë kujdes dhe të marrin masat. Ata duhet të marrin në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare gjatë ditës së sotme, 13 dhjetor 2023.
'Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datës 13.12.2023 duke filluar nga ora 08:30 datë 13.12.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra' thuhet në njoftimin e medias.
Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 14.12.2023