George Stathakis u shpreh optimist për një marrëveshje së shpejti mes dy vendeve, pasi sipas tij diskutimet janë në rrugën e duhur për konsensusin final. Ai gjithashtu shtoi se Greqia do të fillojë eksplorimin e zonave për kërkimin e hidrokarbureve në detin Jon dhe se çështja e vetme që sjell shqetësim është kufiri me Shqipërinë, me të cilën është duke u diskutuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Në Shqipëri Presidenti ende nuk i ka dhënë autorizimin ministrit të Jashtëm për të nisur negociatat me Greqinë për një marrëveshje për kufirin detar. Meta i ka kërkuar dy herë sqarime Bushatit për metogologjinë dhe grupin e punës, ndërsa pritet nëse në përfundim do i japë autorizimin për të nisur bisedimet.
d.b/shqiptarja.com
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)