Deti, Rama: Ia dhamë sqarimet
Metës, besoj që do bëjë detyrën

Deti, Rama: Ia dhamë sqarimet<br />Metës, besoj që do bëjë detyrën<br /><br>
Kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se negociatat me Greqinë do të konkretizohen shumë shpejt me një marrëveshje dypalëshe për problemet e vjetra, përfshirë kufirin detar që është një nga pikat që ka hapur shumë debat në të dyja shtetet. Pak ditë më parë, Meta refuzoi që të japë autorizimin për plotfuqinë për nisjen e negociatave për detin me Greqinë nëse nuk plotësohen disa pika, por Rama u shpreh sot se sqarimet që kërkoi Presidenti i janë dhënë dhe se pret që të jetë konstruktiv.

Presidenti nuk e ka refuzuar dhënien e autorizimit, por ka kërkuar me të drejtën që i jep kushtetuta disa sqarime të shkruara lidhur me kërkesën e dërguar. Sqarimet janë dhënë, janë në tryezën e Presidentit. Kam besim se Presidenti do të bëjë detyrën dhe ne do të kemi kohën e nevojshme për të zgjidhur problemet me Greqinë, të nënshkrimit të një marrëveshje të re.

Nëse më pyesni a do të zgjidhet me sukses ky proces? Unë them po, do të zgjidhet. Do të jetë një tjetër arsye e fortë që BE të vlerësojë Shqipërinë si shtet serioz” deklaroi ai. Ndërkohë që në konferencën e sotme, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker kërkoi që problemet me Greqinë të zgjidhen sa më shpejt.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri