Deti, Rama: Ku do të futet Berisha
kur të dalë harta e re?/ Debati

Deti, Rama: Ku do të futet Berisha<br />kur të dalë harta e re?/ Debati<br>
Kryeministri dhe Rama dhe Berisha janë përplasur në Kuvend edhe për marrëveshjen e detit me Greqinë. Rama akuzoi se Berisha dhe Basha e futën detin në govatë dhe firmosën një marrëveshje tradhtie. “Ju bashkë me artistin, mikun tim Lulzim e futët detin në govatë dhe firmosët një marrëveshje tradhtie dhe sot jeni gati që ‘deti’ të na marrë të gjithëve nga gropa që po u hapet. Gropa e ndëshkimit të drejtësisë.

Fshesa e Vettingut ka fillura dhe disa nga të dashtunit e tu në pallatin e drejtësisë po i sheh që po fluturojnë jashtë. Je për t’u admiruar Sali, ke më shumë forcë se këta, por leji bijtë që të luftojnë vetë, se ke plot halle vetë përpara dhe tani keni të qartë...se edhe marrëveshjen e re të detit e di shumë mirë Saliu, sepse kur të dalë harta e re, ku do të shkojë Saliu, aty do të jetë se divorcin me turpin... ” deklaroi Rama.

Por Berisha reagoi duke replikuar “Ne si shqiptarë kemi problemet tona, por kemi intelektin. Nuk ka shqiptar që e beson se Greqia për hir tonë shkelmoi interesat e saj kombëtare. Të nxorën rruar pa qeth me atë marrëveshje. Asnjë pëllëmbë nuk do marrë kush nga ky territor” tha ai. Rama kërkoi fjalën për replikë, por Ruçi nuk pranoi.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie